< 創世記 37 >

1 雅各伯定居在他父親作客的客納罕地方。
Por Jakobi banoi në vendin ku i ati kishte qëndruar, në vendin e Kanaanëve.
2 以下是雅各伯的小史。若瑟十七歲時,與哥哥們一同放羊。他尚年幼,常與自己的父親的妻子彼耳哈和齊耳帕的兒子們在一起。他不斷將他們作的惡事報告給父親。
Këta janë pasardhësit e Jakobit. Jozefi, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, kulloste kopenë bashkë me vëllezërit e tij; i riu rrinte me bijën e Bilhahës dhe me bijtë e Zilpahës, që ishin gratë e babait të tij. Por Jozefi i tregoi të atit për namin e keq që përhapej mbi sjelljen e tyre.
3 以色列愛若瑟超過其他的兒子,因為是他年老生的,並給他做了一件彩色長衫。
Por Izraeli e donte Jozefin më tepër se tërë bijtë e tij, sepse ishte biri i pleqërisë së tij; dhe i bëri një rrobe të gjatë deri te këmbët.
4 他的哥哥們見父親愛他勝過其餘的兒子,就忌恨他,不能與他和氣交談。
Por vëllezërit e tij, duke parë që i ati i tyre e donte më tepër nga të gjithë vëllezërit e tjerë, filluan ta urrejnë dhe nuk mund t’i flisnin në mënyrë miqësore.
5 若瑟作了一夢,講給哥哥們聽,因此他們越發惱恨他。
Por Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve të tij; dhe këta e urryen edhe më tepër.
6 他對他們說:「請聽我作的夢:
Ai u tha atyre: “Dëgjoni, ju lutem, ëndrrën që pashë.
7 我夢見我們同在田間捆麥子,忽然我的麥捆站起來,你們的麥捆圍住我的麥捆下拜。」
Ne ishim duke lidhur duaj në mes të arës, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qëndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhën dhe u përkulën përpara duajve të mi”.
8 他哥哥們對他說:「難道你要作我們的君王﹖或者統治我們﹖」他們為了這夢和這番話,越發惱恨他。
Atëherë vëllezërit e tij i thanë: “A duhet të mbretërosh ti mbi ne, ose do të na sundosh me të vërtetë?”. Dhe e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave të tij dhe të fjalëve të tij.
9 他又作了一夢,也告訴他哥哥們說:「我又作了一夢:夢見太陽和月亮並一顆星辰向我下拜。」
Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: “Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje”.
10 當他給父親和哥哥們講說這夢時,他父親就責斥他說:「你作的是什麼夢﹖難道我和你母親以及你的兄弟,都要來向你叩首至地﹖」
Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: “Ç’kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?”.
11 他兄弟們都忌恨他;他父親卻將這事存在心裏。
Dhe vëllezërit e tij e kishin zili, por i ati e mbante përbrenda këtë gjë.
12 若瑟的哥哥們去了舍根,放他們父親的羊。
Ndërkaq vëllezërit e Jozefit kishin vajtur për të kullotur kopenë e atit të tyre në Sikem.
13 以色列對若瑟說:「你哥哥們不是在舍根放羊麼﹖來,我打發你去看看他們。」他回答說:「我在這裏。」
Dhe Izraeli i tha Jozefit: “Vëllezërit e tu a nuk janë ndofta duke kullotur kopenë në Sikem? Eja, do të dërgoj tek ata”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
14 以色列對他說:「你去看看你哥哥們是否平安,羊群怎樣;然後回來告訴我。」以色列便打發他由赫貝龍山谷前去;他到了舍根。
Izraeli i tha: “Shko të shikosh në se vëllezërit e tu janë mirë dhe në se kopeja shkon mirë, dhe kthehu të më japësh përgjigje”. Kështu e nisi në luginën e Hebronit dhe ai arriti në Sikem.
15 有一個人見他在田間遊蕩,那人就問他說:「你尋找什麼﹖」
Ndërsa ai endej në fushë, një burrë e gjeti dhe e pyeti: “Çfarë kërkon?”.
16 他答說:「我尋找我的哥哥;請告訴我:他們在那裏放羊﹖」
Ai u përgjegj: “Jam duke kërkuar vëllezërit e mi; të lutem më trego se ku ndodhen duke kullotur bagëtinë”.
17 那人答說:「他們已離開了這裏;我聽見他們說:我們到多堂去。」於是若瑟便去追尋他的哥哥,在多堂找到了。
Ai burrë i tha: “Ata kanë ikur së këtejmi, sepse i dëgjova që thonin: “Të shkojmë në Dothan””. Atëherë Jozefi shkoi të kërkojë vëllezërit e tij dhe i gjeti në Dothan.
18 他們老遠就看見了他;在他尚未近以前,就已決定要謀殺他。
Ata e panë së largu, dhe para se t’u afrohej, komplotuan kundër tij për ta vrarë.
19 他們彼此說:「看,那作夢的人來了!
Dhe i thanë njëri tjetrit: “Ja ku po vjen ëndërruesi!
20 我們殺掉他,將他拋在一口井裏,說是猛獸吃了。看他的夢還有什麼用﹖」
Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim në një pus; do të themi pastaj që një kafshë e egër e hëngri; kështu do të shohim se ç’përfundim do të kenë ëndërrat e tij”.
21 勒烏本聽了,就設法由他們手中救他,遂說:「我們不要害他! 」
Rubeni i dëgjoi këto dhe vendosi ta shpëtojë nga duart e tyre, dhe tha: “Nuk do ta vrasim”.
22 勒烏本又對他們說:「你們不要流血;只將他丟在這曠野的井裏,不可下手害他。」他的意思是想由他們手中救出他來,還給父親。
Pastaj Rubeni shtoi: “Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj”. Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t’ia shpënë të atit.
23 若瑟一來到他哥哥們那裏,他們就脫去了他穿的那件彩色長衣,抓住他,把他丟在井裏;
Kur Jozefi arriti pranë vëllezërve të tij, këta e zhveshën nga veshja e tij, nga rrobja e gjatë që i arrinte deri te këmbët;
24 那井是空的,裏面沒有水。
pastaj e kapën dhe e hodhën në pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujë brenda.
25 他們坐下吃飯時,舉目看見一隊由基肋阿得來的依市瑪耳人;他們的駱駝滿載樹膠、香液和香料,要下到埃及去。
Pastaj u ulën për të ngrënë; por, duke ngritur sytë, ata panë një karvan Ismaelitësh që vinte nga Galaadi me devetë e tyre të ngarkuara me erëza, balsame dhe mirrë, dhe udhëtonte për t’i çuar në Egjipt.
26 猶大遂對兄弟們說:「殺害我們的弟弟,隱瞞他的血,究竟有什麼益處﹖
Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: “Ç’dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij?
27 不如將他賣給依市瑪耳人,免得對他下毒手,因為他究竟是我們的兄弟,是我們的骨肉。」兄弟們聽從了他的意見。
Ejani, t’ia shesim Ismaelitëve dhe të mos e godasë dora jonë, sepse është vëllai ynë, mishi ynë”. Dhe vëllezërit e tij e dëgjuan.
28 米淂楊的商人經過那裏時,他們便從井中拉出若瑟來,以二十塊銀錢賣給了依市瑪耳人;他們便將若瑟帶到埃及去了。
Ndërsa po kalonin ata tregtarë Madianitë, ata e ngritën dhe e nxorën Jozefin jashtë pusit dhe ia shitën Ismaelitëve për njëzet monedha argjendi. Dhe këta e shpunë Jozefin në Egjipt.
29 勒烏本回到井邊,不見若瑟在井內,遂撕裂了自己的衣服,
Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte më në pus. Atëherë ai i çorri rrobat e tij.
30 回到兄弟們那裏喊說:「孩子不見了! 我可往那裏去呢﹖」
Pastaj u kthye te vëllezërit e tij dhe tha: “Djali nuk është më; po unë, ku do të shkoj unë?”.
31 他們於是拿了若瑟的長衣,殺了一隻公山羊,將長衣浸在血裏;
Kështu ata muarën rrobën e gjatë të Jozefit, therën një cjap dhe e futën rrobën në gjak.
32 然後派人將那件彩色的長衣送給他們的父親說:「這是我們尋得的,請你仔細看看,是不是你兒子的長衣﹖」
Pastaj e çuan rrobën te babai dhe i thanë: “Kemi gjetur këtë; shiko pak nëse është rrobja e birit tënd”.
33 雅各伯仔細一看,就喊說:「是我兒子的長衣;猛獸將他吃了。若瑟被撕裂了,被撕裂了! 」
Dhe ai e njohu dhe tha: “Éshtë rrobja e tim biri, e ka ngrënë ndonjë kafshë e egër; me siguri Jozefin e kanë bërë copë e çikë”.
34 雅各伯遂撕裂了自己的衣服,腰間圍上麻衣,為自己的兒子悲哀了多日。
Atëherë Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi një grathore dhe mbajti zi për birin e tij shumë ditë.
35 雖然他的兒女都來安慰他,他卻不肯接受他們的安慰,說:「我只有悲哀地下到陰間,往我兒那裏去! 」他的父親竟這樣哀悼他。 (Sheol h7585)
Dhe të gjithë bijtë dhe të gjitha bijat e tij erdhën për ta ngushëlluar, por ai nuk pranoi të ngushëllohet dhe tha: “Unë do të zbres në Sheol pranë birit tim për të mbajtur zi”. Kështu e qau i ati. (Sheol h7585)
36 米德楊人後在在埃及將若瑟賣給了法郎的內臣,衛隊長普提法爾。
Ndërkaq Madianitët e shitën Jozefin në Egjipt dhe ia shitën Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.

< 創世記 37 >