< Zakaria 1 >

1 Në muajin e tetë të vitit të dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë:
大流士王第二年八月,耶和華的話臨到易多的孫子、比利家的兒子先知撒迦利亞,說:
2 “Zoti ishte zemëruar shumë me etërit tuaj.
「耶和華曾向你們列祖大大發怒。
3 Prandaj u thuaj: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kthehuni tek unë, thotë Zoti i ushtrive, dhe unë do të kthehem te ju”, thotë Zoti i ushtrive.
所以你要對以色列人說,萬軍之耶和華如此說:你們要轉向我,我就轉向你們。這是萬軍之耶和華說的。
4 “Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e së kualuarës u kanë shpallur, duke thënë: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: Konvertohuni nga rrugët tuaja të këqija dhe nga veprat tuaja të këqija”. Por ata nuk dëgjuan dhe nuk më kushtuan vemendje”, thotë Zoti.
不要效法你們列祖。從前的先知呼叫他們說,萬軍之耶和華如此說:『你們要回頭離開你們的惡道惡行。』他們卻不聽,也不順從我。這是耶和華說的。
5 “Etërit tuaj ku janë? Po profetët a rrojnë vallë përjetë?
你們的列祖在哪裏呢?那些先知能永遠存活嗎?
6 Vallë fjalët e mia dhe statutet e mia që ua kisha besuar shërbëtorëve të mi, profetëve, nuk arritën te etërit tuaj? Kështu ata u konvertuan dhe thanë: “Ashtu si kishte vendosur të vepronte me ne Zoti i ushtrive, në bazë të rrugëve tona dhe të veprave tona, kështu veproi me ne””.
只是我的言語和律例,就是所吩咐我僕人眾先知的,豈不臨到你們列祖嗎?他們就回頭,說:『萬軍之耶和華定意按我們的行動作為向我們怎樣行,他已照樣行了。』」
7 Më njëzet e katër të muajit të njëmbëdhjetë, që është muaji i Shebatit, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë:
大流士第二年十一月,就是細罷特月二十四日,耶和華的話臨到易多的孫子、比利家的兒子先知撒迦利亞,說:
8 Natën pata një vegim; dhe ja, një burrë, që i kishte hipur një kali të kuq, rrinte midis shkurreve të mërsinave në një gropë të thellë dhe prapa tij kishte kuaj të kuq, të kuqërremë dhe të bardhë.
「我夜間觀看,見一人騎着紅馬,站在窪地番石榴樹中間。在他身後又有紅馬、黃馬,和白馬。」
9 Unë pyeta: “Imzot, çfarë kuptimi kanë këto gjëra?”. Engjëlli që fliste me mua m’u përgjigj: “Unë do të të bëj të shohësh çfarë kuptimi kanë ato”.
我對與我說話的天使說:「主啊,這是甚麼意思?」他說:「我要指示你這是甚麼意思。」
10 Atëherë burri që rrinte midis shkurreve të mërsinave nisi të thotë: “Këta janë ata që i ka dërguar Zoti për të përshkuar dheun”.
那站在番石榴樹中間的人說:「這是奉耶和華差遣在遍地走來走去的。」
11 Kështu iu përgjigjën ata engjëllit të Zotit i cili rrinte midis shkurreve të mërsinave: “Kemi përshkuar dheun dhe ja, gjithë dheu është në pushim dhe i qetë”.
那些騎馬的對站在番石榴樹中間耶和華的使者說:「我們已在遍地走來走去,見全地都安息平靜。」
12 Atëherë engjëlli i Zotit nisi të thotë: “O Zoti i ushtrive, deri kur do të vazhdosh të mos kesh mëshirë për Jeruzalemin dhe për qytetet e Judës kundër të cilave ke qënë i zemëruar gjatë këtyre shtatëdhjetë vjetëve?”.
於是,耶和華的使者說:「萬軍之耶和華啊,你惱恨耶路撒冷和猶大的城邑已經七十年,你不施憐憫要到幾時呢?」
13 Pastaj Zoti i tha disa fjalë të mira, fjalë inkurajimi, engjëllit që fliste me mua.
耶和華就用美善的安慰話回答那與我說話的天使。
14 Kështu engjëlli që fliste me mua më tha: “Bërtit dhe thuaj: Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Unë jam shumë xheloz për Jeruzalemin dhe për Sionin;
與我說話的天使對我說:「你要宣告說,萬軍之耶和華如此說:我為耶路撒冷為錫安,心裏極其火熱。
15 por jam zemëruar shumë me kombet që jetojnë në mirëqenie, sepse, kur isha zemëruar pak, ata luajtën rol për ta shtuar të keqen”.
我甚惱怒那安逸的列國,因我從前稍微惱怒我民,他們就加害過分。
16 Prandaj kështu thotë Zoti: “Unë po i drejtohem përsëri Jeruzalemit me mëshirë; tempulli im do të rindërtohet aty, thotë Zoti i ushtrive, dhe litari do të nderet mbi Jeruzalem”.
所以耶和華如此說:現今我回到耶路撒冷,仍施憐憫,我的殿必重建在其中,準繩必拉在耶路撒冷之上。這是萬軍之耶和華說的。
17 Bërtit akoma dhe thuaj: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: Qytetet e mia do të jenë plot e përplot me pasuri; Zoti do të ngushëllojë akoma Sionin dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin””.
你要再宣告說,萬軍之耶和華如此說:我的城邑必再豐盛發達。耶和華必再安慰錫安,揀選耶路撒冷。」
18 Pastaj i çova sytë, shikova dhe ja, katër brirë.
我舉目觀看,見有四角。
19 Unë e pyeta engjëllin që fliste me mua: “Çfarë janë këta?”. Ai m’u përgjigj: “Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, Izraelin dhe Jeruzalemin”.
我就問與我說話的天使說:「這是甚麼意思?」他回答說:「這是打散猶大、以色列,和耶路撒冷的角。」
20 Pastaj Zoti më bëri të shoh katër kovaçë.
耶和華又指四個匠人給我看。
21 Unë pyeta: “Pse kanë ardhur këta, çfarë do të bëjnë?”. Ai u përgjigj dhe tha: “Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, kështu që askush nuk mund të çonte kokën lart, por këta kovaçë vijnë për t’i trembur, për të rrëzuar brirët e kombeve që e kanë ngritur bririn e tyre kundër vendit të Judës për ta shpërndarë”.
我說:「他們來做甚麼呢?」他說:「這是打散猶大的角,使人不敢抬頭;但這些匠人來威嚇列國,打掉他們的角,就是舉起打散猶大地的角。」

< Zakaria 1 >