< Zakaria 4 >

1 Pastaj engjëlli që fliste me mua u kthye dhe më zgjoi ashtu si zgjojnë dikë nga gjumi.
Потом врати се анђео који ми говораше, и пробуди ме као човека који се буди ода сна.
2 Dhe më pyeti: “Çfarë po shikon?”. U përgjigja: “Ja, po shikoj një shandan krejt prej ari dhe që ka në majë një enë, mbi të cilën janë shtatë llampa me shtatë tuba për shtatë llampat që janë në majë.
И рече ми: Шта видиш? А ја рекох: Видим, ето, свећњак сав од злата, и горе на њему чаша, и седам жижака његових на њему, и седам левака за седам жижака што су горе на њему,
3 Afër tyre janë dy ullinj, një në të djathtën e enës dhe tjetri në të majtën e saj”.
И две маслине уза њ, једна с десне стране чаши а једна с леве.
4 Kështu nisa t’i them engjëllit që fliste me mua: “Imzot, ç’kuptim kanë këto gjëra?”.
И проговорих анђелу који говораше са мном, и рекох: Шта је то, господару мој?
5 Engjëlli që fliste me mua u përgjigj dhe më tha: “Nuk e kupton se ç’duan të thonë këto gjëra?”. Unë i thashë: “Jo, imzot”.
А анђео који говораше са мном одговори и рече ми: Зар не знаш шта је то? И рекох: Не, господару мој.
6 Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: “Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time”, thotë Zoti i ushtrive.
А он одговори и рече ми говорећи: То је реч Господња Зоровавељу: не силом ни крепошћу него Духом мојим, вели Господ над војскама.
7 “Kush je ti, o mali i madh? Përpara Zorobabelit ti do të bëhesh fushë. Dhe ai do ta bëjë gurin e majës së malit të shkojë përpara midis britmave: “Mëshirë, mëshirë për të!””.
Шта си ти, горо велика, пред Зоровавељем? Равница; и он ће изнети највиши камен, с усклицима: Милост, милост њему.
8 Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:
И дође ми реч Господња говорећи:
9 “Duart e Zorobabelit kanë hedhur themelet e këtij tempulli dhe duart e tij do ta përfundojnë; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ju.
Руке Зоровавељеве основаше овај дом, руке ће његове и довршити, и познаћеш да ме је Господ над војскама послао к вама.
10 Kush ka mundur të përçmojë ditën e gjërave të vogla? Por ata të shtatë gëzohen kur shohin plumbçen në duart e Zorobabelit. Ata të shtatë janë sytë e Zotit që e përshkojnë gjithë dheun”.
Јер ко је презрео дан малих ствари? Јер ће се радовати кад види камен мерачки у руци Зоровавељу, оних седам очију Господњих који прелазе сву земљу.
11 Unë u përgjigja dhe i thashë: “Këta dy ullinj në të djathtën dhe në të majtën e shandanit çfarë janë?”.
Тада одговарајући рекох му: Шта су оне две маслине с десне стране свећњаку и с леве?
12 Për herë të dytë nisa t’i them: “Çfarë janë këto dy degë ulliri që janë përbri dy prurësve prej ari nga rrjedh vaji i praruar?”.
И опет проговорих и рекох му: Шта су оне две гранчице маслинове, што су међу два левка златна, који точе злато?
13 Ai m’u përgjigj dhe tha: “Nuk e kupton çfarë janë këto?”. Unë u përgjigja: “Jo, imzot”.
И рече ми говорећи: Зар не знаш шта је то? А ја рекох: Не, господару мој.
14 Atëherë ai më tha: “Këta janë dy të vajosurit që rrijnë afër Zotit të gjithë dheut”.
Тада рече: То су две маслине које стоје код Господа све земље.

< Zakaria 4 >