< Zakaria 3 >

1 Pastaj më bëri të shoh kryepriftin Jozue, që qëndronte drejt përpara engjëllit të Zotit, dhe Satanai që rrinte në të djathtën e tij për ta akuzuar.
天使又指给我看:大祭司约书亚站在耶和华的使者面前;撒但也站在约书亚的右边,与他作对。
2 Zoti i tha Satanait: “Të qortoftë ashpër Zoti, o Satana! Po, Zoti që ka zgjedhur Jeruzalemin, të qortoftë ashpër! A nuk është vallë ky një urë zjarri e shkëputur nga zjarri?”.
耶和华向撒但说:“撒但哪,耶和华责备你!就是拣选耶路撒冷的耶和华责备你!这不是从火中抽出来的一根柴吗?”
3 Jozueu ishte veshur me rroba të papastra dhe qëndronte drejt përpara engjëllit,
约书亚穿着污秽的衣服站在使者面前。
4 i cili nisi t’u thotë atyre që ishin përpara tij: “Ia hiqni nga trupi ato rroba të papastra!”. Pastaj i tha atij: “Shiko, kam zhdukur prej teje paudhësinë tënde dhe do të të bëj të veshësh rroba të shkëlqyera”.
使者吩咐站在面前的说:“你们要脱去他污秽的衣服”;又对约书亚说:“我使你脱离罪孽,要给你穿上华美的衣服。”
5 Unë, pra, thashë: “Le të vënë mbi kokën e tij një çallmë të pastër”. Kështu ata i vunë mbi kokë një çallmë të pastër dhe e vunë të veshë rroba, ndërsa Engjëlli i Zotit ishte i pranishëm aty.
我说:“要将洁净的冠冕戴在他头上。”他们就把洁净的冠冕戴在他头上,给他穿上华美的衣服,耶和华的使者在旁边站立。
6 Dhe Engjëlli i Zotit e paralajmëroi solemnisht Jozueun duke thënë:
耶和华的使者告诫约书亚说:
7 “Kështu thotë Zoti i ushtrive: Në qoftë se do të ecësh në rrugët e mia dhe do të respektosh ligjin tim, edhe ti do të kesh drejtimin e shtëpisë sime dhe do të ruash oborret e mia, dhe unë do të të lejoj të hysh lirisht midis këtyre që rrijnë këtu.
“万军之耶和华如此说:你若遵行我的道,谨守我的命令,你就可以管理我的家,看守我的院宇;我也要使你在这些站立的人中间来往。
8 Dëgjo, pra, o Jozue, kryeprift, ti dhe shokët e tu që ulen përpara teje, sepse ata janë njerëz që japin paralajmërime. Ja, unë po të sjell këtu shërbëtorin tim, Filizin.
大祭司约书亚啊,你和坐在你面前的同伴都当听。(他们是作预兆的。)我必使我仆人 大卫的苗裔发出。
9 Ja guri që kam vënë përpara Jozueut: mbi këtë gur të vetëm ka shtatë sy; ja, unë do të gdhend mbishkrimin e tij”, thotë Zoti i ushtrive, “dhe do ta heq paudhësinë e këtij vendi në një ditë të vetme.
看哪,我在约书亚面前所立的石头,在一块石头上有七眼。万军之耶和华说:我要亲自雕刻这石头,并要在一日之间除掉这地的罪孽。
10 Në atë ditë”, thotë Zoti i ushtrive, “secili nga ju do të ftojë fqinjin e vet nën hardhinë e tij dhe nën fikun e tij”.
当那日,你们各人要请邻舍坐在葡萄树和无花果树下。这是万军之耶和华说的。”

< Zakaria 3 >