< Zakaria 2 >

1 I ngrita mandej sytë dhe shikova dhe ja, një burrë që mbante në dorë një litar për matje.
И возведох очи мои и видех, и се, муж, и в руце его уже землемерно.
2 E pyeta: “Ku po shkon?”. Ai m’u përgjigj: “Po shkoj të mas Jeruzalemin, për të parë sa është gjerësia e tij dhe sa është gjatësia e tij”.
И рех к нему: камо грядеши ты? И рече ко мне: размерити Иерусалима, еже видети, колика широта его есть и колика долгота.
3 Dhe ja, engjëlli që fliste me mua doli përpara dhe një engjëll tjetër i doli përballë,
И се, Ангел глаголяй во мне стояше, и ин Ангел исхождаше во сретение ему
4 dhe i tha: “Rend, foli atij të riu dhe i thuaj: Jeruzalemi do të jetë i banuar si një qytet pa mure, për shkak të morisë së njerëzve dhe të kafshëve që do të jenë në të.
и рече к нему глаголя: тецы и рцы к юноши оному глаголя: плодовито населится Иерусалим от множества человеков и скотов, иже посреде его:
5 Sepse unë”, thotë Zoti, “do të jem për të një mur zjarri rreth e qark dhe do të jem lavdia e tij në mes të tij”.
и Аз буду ему, глаголет Господь, стена огнена окрест и в славу буду посреде его.
6 Oh, oh! “Ikni nga vendi i veriut”, thotë Zoti, “sepse ju kam shpërndarë si katër erërat e qiellit”, thotë Zoti.
О, о, бежите от земли северныя, глаголет Господь, зане от четырех ветров небесных соберу вы, глаголет Господь:
7 Oh, Sion, siguro shpëtimin, ti që banon bashkë me bijën e Babilonisë!
в Сион спасайтеся, живущии во дщери Вавилонстей.
8 Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: “Lavdia e tij më ka dërguar te kombet që ju kanë plaçkitur, sepse ai që ju prek prek beben e syrit të tij.
Зане сице глаголет Господь Вседержитель: вслед славы посла Мя на языки пленившыя вас, зане касаяйся вас яко касаяйся в зеницу ока Его:
9 Ja, unë do ta tund dorën time kundër tyre dhe ata do të bëhen pre e atyre që u ishin nënshtruar atyre; atëherë do të pranoni që më ka dërguar Zoti i ushtrive.
зане, се, Аз наношу руку Мою на ня, и будут корысть работающым им, и уразумеете, яко Господь Вседержитель посла Мя.
10 Lësho klithma gëzimi, gëzohu, o bijë e Sionit, sepse ja, unë do të vij, të banoj midis teje”, thotë Zoti.
Красуйся и веселися, дщи Сионя, зане, се, Аз гряду и вселюся посреде тебе, глаголет Господь.
11 “Atë ditë shumë kombe do të bashkohen me Zotin dhe do të bëhen populli im, dhe unë do të banoj midis teje; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ti.
И прибегнут языцы мнози ко Господу в той день и будут Ему в люди и вселятся посреде тебе, и уразумееши, яко Господь Вседержитель посла Мя к тебе.
12 Dhe Zoti do të marrë në zotërim Judën si trashëgimi të tij në tokën e shenjtë dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin.
И наследит Господь Иуду, участие Свое на земли святей, и изберет еще Иерусалима.
13 Çdo mish le të heshtë përpara Zotit, sepse ai është zgjuar nga selia e tij e shenjtë”.
Да благоговеет всяка плоть от лица Господня, яко воста из облак святых Своих.

< Zakaria 2 >