< Zakaria 13 >

1 “Atë ditë do të hapet një burim për shtëpinë e Davidit dhe për banorët e Jeruzalemit, për mëkatin dhe për papastërtinë.
「那日,必給大衛家和耶路撒冷的居民開一個泉源,洗除罪惡與污穢。」
2 Atë ditë do të ndodhë”, thotë Zoti i ushtrive, “që unë do të shfaros nga vendi emrat e idhujve, që nuk do të kujtohen më; do të zhduk gjithashtu profetët nga vendi dhe frymën e papastër.
萬軍之耶和華說:「那日,我必從地上除滅偶像的名,不再被人記念;也必使這地不再有假先知與污穢的靈。
3 Dhe do të ndodhë që, në se dikush do të profetizojë akoma, i ati dhe e ëma që e kanë lindur do t’i thonë: “Ti s’ke për të jetuar, sepse shqipton gënjeshtra në emër të Zotit”. Kështu i ati dhe e ëma që e kanë lindur do ta therin, sepse ai profetizon.
若再有人說預言,生他的父母必對他說:『你不得存活,因為你託耶和華的名說假預言。』生他的父母在他說預言的時候,要將他刺透。
4 Atë ditë do të ndodhë që secili profet do të ndiejë turp për vegimin e vet, kur të profetizojë dhe nuk do të veshë më qyrkun për të mashtruar.
那日,凡作先知說預言的必因他所論的異象羞愧,不再穿毛衣哄騙人。
5 Po secili do të thotë: “Unë nuk jam profet, jam bujk; dikush më ka mësuar të rris bagëtinë që në rininë time”.
他必說:『我不是先知,我是耕地的;我從幼年作人的奴僕。』
6 Pastaj në qoftë se dikush do t’i thotë: “Çfarë janë këto plagë që ke në duart e tua?”, ai do të përgjigjet: “Janë ato me të cilat jam plagosur në shtëpinë e miqve të mi””.
必有人問他說:『你兩臂中間是甚麼傷呢?』他必回答說:『這是我在親友家中所受的傷。』」
7 “Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim dhe kundër njeriut që është shoku im”, thotë Zoti i ushtrive. “Godite bariun dhe delet le të shpërndahen; pastaj do ta drejtoj dorën time kundër të vegjëlve.
萬軍之耶和華說: 刀劍哪,應當興起, 攻擊我的牧人和我的同伴。 擊打牧人,羊就分散; 我必反手加在微小者的身上。
8 Dhe në gjithë vendin do të ndodhë”, thotë Zoti, “që dy të tretat do të shfarosen dhe do të vdesin, por një e treta do të mbetet.
耶和華說:這全地的人, 三分之二必剪除而死, 三分之一仍必存留。
9 Këtë të tretë do ta bëj të kalojë nëpër zjarr, do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vë në provë ashtu si provohet ari. Ata do të thërresin emrin tim dhe unë do t’i kënaq. Unë do të them: Ky është populli im, dhe ai do të thotë: Zoti është Perëndia im”.
我要使這三分之一經火, 熬煉他們,如熬煉銀子; 試煉他們,如試煉金子。 他們必求告我的名, 我必應允他們。 我要說:這是我的子民。 他們也要說:耶和華是我們的上帝。

< Zakaria 13 >