< Zakaria 11 >

1 Hapi dyert e tua, Liban, me qëllim që zjarri të djegë kedrat e tu.
レバノンよ汝の門を啓き火をして汝の香柏を焚しめよ
2 Vajto, selvi, sepse kedri ka rënë, sepse drurët madhështorë janë shkatërruar. Këlthisni, lisa të Bashanit, sepse pylli i padepërtueshëm është rrëzuar.
松よ叫べ香柏は倒れ威嚴樹はそこなはれたりバシヤンの橡よ叫べ高らかなる林は倒れたり
3 Dëgjohet vajtimi i barinjve, sepse shkëlqimi i tyre u shkretua; dëgjohet vrumbullima e luanëve të vegjël, sepse madhështia e Jordanit u shkretua.
牧者の叫ぶ聲あり其榮そこなはれたればなり猛き獅子の吼る聲ありヨルダンの叢そこなはれたればなり
4 Kështu thotë Zoti, Perëndia im: “Kulloti delet që janë caktuar për thertore,
我神ヱホバかく言たまふ宰らるべき羔を牧へ
5 blerësit e të cilave vrasin dhe nuk konsiderohen fajtorë dhe shitësit e të cilave thonë: “Qoftë bekuar Zoti, sepse unë po pasurohem” dhe barinjtë e të cilave nuk kanë kurrfarë mëshire.
之を買ふ者は之を宰るとも罪なし之を賣る者は言ふ我富を得ればヱホバを祝すべしと其牧者もこれを惜まざるなり
6 Nuk do të kem më mëshirë për banorët e vendit”, thotë Zoti, “madje do të bëj që secili prej tyre të bjerë në dorë të të afërmit të vet dhe në dorë të mbretit të vet. Ata do ta shkretojnë vendin dhe nuk do të çliroj asnjë nga duart e tyre”.
ヱホバ言たまふ我かさねて地の居民を惜まじ視よ我人を各々その隣人の手に付しその王の手に付さん彼ら地を荒すべし我これを彼らの手より救ひ出さじ
7 Atëherë nisa t’i kullos delet që ishin caktuar për thertore, pikërisht më të mjerat e kopesë. Mora pastaj për vete dy shkopinj: njërin e quajta “Hir” dhe tjetrin “Bashkim”, dhe nisa ta kullos kopenë.
我すなはち其宰らるべき羊を牧り是は最も憫然なる羊なり我みづから二本の杖を取り一を恩と名け一を結と名けてその羊を牧り
8 Brenda një muaj eliminova tre barinj. Unë isha i paduruar me ta, edhe ata gjithashtu më urrenin.
我一月に牧者三人を絶り我心に彼らを厭ひしが彼等も心に我を惡めり
9 Atëherë thashë: “Nuk do t’i kullos më; kush është duke vdekur, le të vdesë dhe kush është për të humbur, le të humbasë; pastaj ato që do të mbeten le të hanë njëra tjetrën”.
我いへり我は汝らを飼はじ死る者は死に絶るる者は絶れ遺る者は互にその肉を食ひあふべし
10 Mora pastaj shkopin tim “Hir” dhe e theva, për të shfuqizuar besëlidhjen që kisha lidhur me gjithë popujt.
我恩といふ杖を取て之を折れり是諸の民に立し我契約を廢せんとてなりき
11 Po atë ditë ai u shfuqizua. Kështu delet më të mjera të kopesë që po më shikonin, e kuptuan se ajo ishte fjala e Zotit.
是は其日に廢せられたり是に於てかの我に聽したがひし憫然なる羊は之をヱホバの言なりしと知れり
12 Atëherë u thashë atyre: “Po t’ju duket e drejtë, më jepni pagën time; në se jo, lëreni”. Kështu ata e peshuan pagën time: tridhjetë sikla argjendi.
我彼らに向ひて汝等もし善と視なば我價を我に授けよ若しからずば止めよと言ければ彼等すなはち銀三十を權りて我價とせり
13 Por Zoti më tha: “Hidhja poçarit çmimin madhështor me të cilin ata më vlerësuan”. Atëherë i mora tridhjetë siklat prej argjendi dhe i hodha në shtëpinë e Zotit për poçarin.
ヱホバ我に言たまひけるは彼等に我が估價せられしその善價を陶人に投あたへよと我すなはち銀三十を取てヱホバの室に投いれて陶人に歸せしむ
14 Pastaj theva shkopin tjetër “Bashkimi”, për të thyer vëllazërinë ndërmjet Judës dhe Izraelit.
我また結といふ杖を折れり是ユダとイスラエルの間の和好を絶んとてなりき
15 Atëherë Zoti më tha: “Merri edhe veglat e një bariu të pamend.
ヱホバ我に言たまはく汝また愚なる牧者の器を取れ
16 Sepse ja, unë do të nxjerr në vend një bari që nuk do të kujdeset për delet që humbasin, nuk do t’i kërkojë ato që janë të reja, nuk do të shërojë të plagosurat, nuk do të ushqejë ato që rrijnë në këmbë, por do të hajë mishin e të majmeve dhe do t’u shkulë edhe thonjtë”.
視よ我地に一人の牧者を興さん彼は亡ぶる者を顧みず迷へる者を尋ねず傷つける者を醫さず健剛なる者を飼はず肥たる者の肉を食ひ且その蹄を裂ん
17 Mjerë bariu i pavlerë që e braktis kopenë! Një shpatë do të jetë kundër krahut të tij dhe kundër syrit të tij të djathtë. Krahu i tij do të thahet krejt dhe syri i tij do të verbohet fare.
其羊の群を棄る惡き牧者は禍なるかな劍その腕に臨みその右の目に臨まん其腕は全く枯えその右の目は全く盲れん

< Zakaria 11 >