< Titi 3 >

1 U kujto atyre që t’u nënshtrohen pushtetarëve dhe autoriteteve, të jenë të bindur, gati për çdo vepër të mirë,
你要提醒眾人,叫他們順服作官的、掌權的,遵他的命,預備行各樣的善事。
2 të mos flasin keq për asnjeri, të jenë paqësorë dhe të butë, duke treguar mirësjellje të madhe kundrejt të gjithë njerëzve.
不要毀謗,不要爭競,總要和平,向眾人大顯溫柔。
3 Sepse edhe ne dikur ishim të pamendë, rebelë, endacakë, robër të lakmive të ndryshme dhe të qejfeve, duke jetuar në ligësi dhe në smirë, të urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin.
我們從前也是無知、悖逆、受迷惑、服事各樣私慾,和宴樂,常存惡毒嫉妒的心,是可恨的,又是彼此相恨。
4 Po kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit,
但到了上帝-我們救主的恩慈和他向人所施的慈愛顯明的時候,
5 ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë,
他便救了我們;並不是因我們自己所行的義,乃是照他的憐憫,藉着重生的洗和聖靈的更新。
6 të cilën e derdhi me mbushëlli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, shpëtimtarit tonë,
聖靈就是上帝藉着耶穌基督-我們救主厚厚澆灌在我們身上的,
7 që ne, të shfajësuar me anë të hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë të jetës së përjetshme, sipas shpresës që kemi. (aiōnios g166)
好叫我們因他的恩得稱為義,可以憑着永生的盼望成為後嗣。 (aiōnios g166)
8 Kjo fjalë është e sigurt, dhe dua që ti të pohosh me forcë këto gjëra, që ata që kanë besuar në Perëndinë të kujdesen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit.
這話是可信的。 我也願你把這些事切切實實地講明,使那些已信上帝的人留心做正經事業。這都是美事,並且與人有益。
9 Por ti shmangu nga diskutimet e ma-rra, nga gjenealogjitë, nga grindjet dhe debatet rreth ligjit, sepse janë të padobishme dhe të kota.
要遠避無知的辯論和家譜的空談,以及紛爭,並因律法而起的爭競,因為這都是虛妄無益的。
10 Shmangu nga njeriu sektar, mbasi ta kesh qortuar një herë e dy herë,
分門結黨的人,警戒過一兩次,就要棄絕他。
11 duke ditur se një i tillë është çoroditur dhe mëkaton, duke dënuar vetveten.
因為知道這等人已經背道,犯了罪,自己明知不是,還是去做。
12 Kur të dërgoj Arteman ose Tikikun, bëj çmos për të ardhur tek unë në Nikopoli, sepse vendosa ta kaloj dimrin aty.
我打發亞提馬或是推基古到你那裏去的時候,你要趕緊往尼哥坡里去見我,因為我已經定意在那裏過冬。
13 Përcilli me kujdes për udhëtim Zenën, juristin e ligjit, dhe Apolonin, që të mos u mungojë gjë.
你要趕緊給律師西納和亞波羅送行,叫他們沒有缺乏。
14 Edhe le të mësojnë edhe tanët t’u kushtohen veprave të mira për nevojat e ngutshme, që të mos jenë të pafrytshëm.
並且我們的人要學習正經事業,預備所需用的,免得不結果子。
15 Të gjithë ata që janë me mua të bejnë të fala. Përshëndeti ata që na duan në besim. Hiri qoftë me ju të gjithë. Amen.
同我在一處的人都問你安。請代問那些因有信心愛我們的人安。願恩惠常與你們眾人同在!

< Titi 3 >