< Kantiku i Kantikëve 6 >

1 Ku shkoi i dashuri yt, o më e bukura midis grave? Ku shkoi i dashuri yt, që të mund ta kërkojmë bashkë me ty?
你這女子中極美麗的, 你的良人往何處去了? 你的良人轉向何處去了, 我們好與你同去尋找他。
2 I dashuri im zbriti në kopshtin e tij, në lehet e balsamit për të kullotur kopenë në kopshtet dhe për të mbledhur zambakë.
我的良人下入自己園中, 到香花畦, 在園內牧放群羊, 採百合花。
3 Unë jam e të dashurit tim dhe i dashuri im është imi; ai e kullot kopenë midis zambakëve.
我屬我的良人, 我的良人也屬我; 他在百合花中牧放群羊。
4 Mikja ime, ti je e bukur si Tirtsahu, i hijshëm si Jeruzalemi, e tmerrshme si një ushtri me flamuj të shpalosur.
我的佳偶啊,你美麗如得撒, 秀美如耶路撒冷, 威武如展開旌旗的軍隊。
5 Largo nga unë sytë e tu, sepse më turbullojnë. Flokët e tu janë si një kope dhish, që kullosin mbi malin e Galaadit.
求你掉轉眼目不看我, 因你的眼目使我驚亂。 你的頭髮如同山羊群臥在基列山旁。
6 Dhëmbët e tua janë si një kope dhensh, që kthehen nga vendi ku lahen; të gjitha kanë binjakë dhe asnjëra prej tyre nuk është shterpe.
你的牙齒如一群母羊 洗淨上來,個個都有雙生, 沒有一隻喪掉子的。
7 Tëmthat e tu prapa velit tënd janë si një rriskë shege.
你的兩太陽在帕子內, 如同一塊石榴。
8 Aty ka gjashtëdhjetë mbretëresha dhe tetëdhjetë konkubina, si dhe vajza pa numërim.
有六十王后八十妃嬪, 並有無數的童女。
9 Por pëllumbesha ime, e përkryera ime, është e vetme; nëna e ka të vetme, e përzgjedhura e saj që e ka pjellë. Vajzat e kanë parë dhe e kanë shpallur të lume, po, edhe mbretëreshat dhe konkubinat, e kanë lavdëruar.
我的鴿子,我的完全人, 只有這一個是她母親獨生的, 是生養她者所寶愛的。 眾女子見了就稱她有福; 王后妃嬪見了也讚美她。
10 Kush është ajo që shfaqet si agimi, e bukur si hëna, e pastër si dielli, e tmerrshme si një ushtri me flamuj të shpalosur?
那向外觀看、如晨光發現、 美麗如月亮、皎潔如日頭、 威武如展開旌旗軍隊的是誰呢?
11 Unë zbrita në kopshtin e arrave për të parë bimët e blerta të luginës, për të parë në se hardhitë ishin në lulëzim dhe shegët kishin bulëzuar.
我下入核桃園, 要看谷中青綠的植物, 要看葡萄發芽沒有, 石榴開花沒有。
12 Nuk e di si, por dëshira ime më vuri mbi qerret e popullit tim fisnik.
不知不覺, 我的心將我安置在我尊長的車中。
13 Kthehu, kthehu, o Shulamite, kthehu, kthehu, që të mund të të admirojmë. Çfarë shikoni te Shulamitja? Si një valle me dy grupe?
回來,回來,書拉密女; 你回來,你回來,使我們得觀看你。 〔新娘〕 你們為何要觀看書拉密女, 像觀看瑪哈念跳舞的呢?

< Kantiku i Kantikëve 6 >