< Kantiku i Kantikëve 2 >

1 Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave.
我是沙崙的玫瑰花, 是谷中的百合花。
2 Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave.
我的佳偶在女子中, 好像百合花在荊棘內。
3 Si një mollë midis pemëve të pyllit kështu është i dashuri im midis të rinjve. Kam dëshëruar shumë të rri në hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ëmbël në gojën time.
我的良人在男子中, 如同蘋果樹在樹林中。 我歡歡喜喜坐在他的蔭下, 嘗他果子的滋味,覺得甘甜。
4 Më çoi në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria.
他帶我入筵宴所, 以愛為旗在我以上。
5 Më mbani me pite rrushi, më përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria.
求你們給我葡萄乾增補我力, 給我蘋果暢快我心, 因我思愛成病。
6 Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë më përqafon.
他的左手在我頭下; 他的右手將我抱住。
7 Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t’i pëlqejë
耶路撒冷的眾女子啊, 我指着羚羊或田野的母鹿囑咐你們: 不要驚動、不要叫醒我所親愛的, 等他自己情願。
8 Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat.
聽啊!是我良人的聲音; 看哪!他躥山越嶺而來。
9 I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre.
我的良人好像羚羊,或像小鹿。 他站在我們牆壁後, 從窗戶往裏觀看, 從窗欞往裏窺探。
10 I dashuri im më ka folur dhe më ka thënë: “Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja!
我良人對我說: 〔新郎〕 我的佳偶,我的美人, 起來,與我同去!
11 Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku.
因為冬天已往, 雨水止住過去了。
12 Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës.
地上百花開放, 百鳥鳴叫的時候已經來到; 斑鳩的聲音在我們境內也聽見了。
13 Fiku nxjerr fiqtë e tij të papjekur, vreshtat në lulëzim përhapin një aromë të këndshme. Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja.
無花果樹的果子漸漸成熟; 葡萄樹開花放香。 我的佳偶,我的美人, 起來,與我同去!
14 O pëllumbesha ime, që rri në të çarat e shkëmbinjve, në strukat e rrëmoreve, ma trego fytyrën tënde, më bëj ta dëgjoj zërin tënd, sepse zëri yt është i këndshëm dhe fytyra jote është e hijshme”.
我的鴿子啊,你在磐石穴中, 在陡巖的隱密處。 求你容我得見你的面貌, 得聽你的聲音; 因為你的聲音柔和, 你的面貌秀美。
15 I zini dhelprat, dhelprat e vogla që dëmtojnë vreshtat, sepse vreshtat tona janë në lulëzim.
要給我們擒拿狐狸, 就是毀壞葡萄園的小狐狸, 因為我們的葡萄正在開花。
16 I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij; ai e kullot kopenë midis zambakëve.
良人屬我,我也屬他; 他在百合花中牧放群羊。
17 Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si një gazelë o një drenushë mbi malet që na ndajnë.
我的良人哪, 求你等到天起涼風、 日影飛去的時候, 你要轉回,好像羚羊, 或像小鹿在比特山上。

< Kantiku i Kantikëve 2 >