< Ruthi 1 >

1 Në kohën kur qeverisnin gjyqtarët, vendin e pllakosi zia, dhe një njeri nga Betlemi i Judës shkoi të banojë në vendin e Moabit me gjithë gruan dhe dy bijtë e tij.
當士師秉政的時候,國中遭遇饑荒。在猶大的伯利恆,有一個人帶着妻子和兩個兒子往摩押地去寄居。
2 Emri i burrit ishte Elimelek, emri i gruas së tij Naomi dhe emri i dy bijve të tij Mahlon dhe Kilion, Efratej nga Betlemi i Judës. Ata shkuan në vendin e Moabit dhe u vendosën aty.
這人名叫以利米勒,他的妻名叫拿俄米;他兩個兒子,一個名叫瑪倫,一個名叫基連,都是猶大伯利恆的以法他人。他們到了摩押地,就住在那裏。
3 Pastaj Elimeku, burri i Naomit, vdiq dhe ajo mbeti me dy bijtë e saj.
後來拿俄米的丈夫以利米勒死了,剩下婦人和她兩個兒子。
4 Këta u martuan me gra moabite, nga të cilat njëra quhej Orpah dhe tjetra Ruth; dhe banuan aty rreth dhjetë vjet.
這兩個兒子娶了摩押女子為妻,一個名叫俄珥巴,一個名叫路得,在那裏住了約有十年。
5 Pastaj edhe Mahloni dhe Kilioni vdiqën që të dy, dhe kështu ajo grua mbeti pa dy djemtë e saj dhe pa burrin.
瑪倫和基連二人也死了,剩下拿俄米,沒有丈夫,也沒有兒子。
6 Atëherë u ngrit me gjithë nuset e saj për t’u kthyer nga vendi Moabit, sepse kishte dëgjuar të thuhej që Zoti e kishte vizituar popullin e vet dhe i kishte dhënë bukë.
她就與兩個兒婦起身,要從摩押地歸回;因為她在摩押地聽見耶和華眷顧自己的百姓,賜糧食與他們。
7 Ajo u nis, pra, me të dy nuset e saj nga vendi në të cilin rrinte, dhe filloi të ecë për t’u kthyer në vendin e Judës.
於是她和兩個兒婦起行離開所住的地方,要回猶大地去。
8 Por Naomi u tha dy nuseve të saj: “Shkoni, kthehuni çdo njëra në shtëpinë e nënes së saj; Zoti qoftë i mirë me ju, ashtu si ju keni qenë të mira me ata që kanë vdekur dhe me mua!
拿俄米對兩個兒婦說:「你們各人回娘家去吧。願耶和華恩待你們,像你們恩待已死的人與我一樣!
9 Zoti ju bëftë të gjeni qetësi çdo njëra në shtëpinë e burrit të sajë!”. Pastaj ajo i puthi dhe ato filluan të qajnë me zë të lartë,
願耶和華使你們各在新夫家中得平安!」於是拿俄米與她們親嘴。她們就放聲而哭,
10 dhe i thanë: “Jo, ne do të kthehemi me ty pranë popullit tënd”.
說:「不然,我們必與你一同回你本國去。」
11 Por Naomi u përgjegj: “Kthehuni bijat e mija! Pse të vini me mua? Mos kam në barkun tim fëmijë që mund të bëhen bashkëshortët tuaj?
拿俄米說:「我女兒們哪,回去吧!為何要跟我去呢?我還能生子作你們的丈夫嗎?
12 Kthehuni mbrapa, bijat e mija, shkoni, sepse unë jam shumë e vjetër për t’u martuar prapë; edhe sikur të thoja: “Kam akoma shpresë”; edhe sikur të martohesha sonte dhe të lindja djem,
我女兒們哪,回去吧!我年紀老邁,不能再有丈夫;即或說,我還有指望,今夜有丈夫可以生子,
13 a do të prisnit ju sa të rriteshin? A do të hiqnit dorë nga martesa për këtë shkak? Jo, bijat e mija, sepse kushtet në të cilat ndodhem janë më të hidhura nga tuajat, sepse dora e Zotit është shtrirë kundër meje”.
你們豈能等着他們長大呢?你們豈能等着他們不嫁別人呢?我女兒們哪,不要這樣。我為你們的緣故甚是愁苦,因為耶和華伸手攻擊我。」
14 Atëherë ato e ngritën zërin dhe qanë përsëri; pastaj Orpahu puthi vjehrrën, por Ruthi nuk i ndahej asaj.
兩個兒婦又放聲而哭,俄珥巴與婆婆親嘴而別,只是路得捨不得拿俄米。
15 Atëherë Naomi i tha Ruthit: “Ja, kunata jote u kthye te populli i vet dhe te perënditë e saj; ktheu mbrapa edhe ti, ashtu si kunata jote!”.
拿俄米說:「看哪,你嫂子已經回她本國和她所拜的神那裏去了,你也跟着你嫂子回去吧!」
16 Por Ruthi u përgjegj: “Mos ngul këmbë me mua që unë të të braktis dhe të mos të të ndjek më, sepse kudo që të shkosh ti do të shkoj edhe unë, dhe kudo që të rrish ti do të rri edhe unë; populli yt do të jetë populli im, Perëndia yt do të jetë edhe Perëndia im;
路得說:「不要催我回去不跟隨你。你往哪裏去,我也往那裏去;你在哪裏住宿,我也在那裏住宿;你的國就是我的國,你的上帝就是我的上帝。
17 aty ku të vdesësh ti do të vdes edhe unë, dhe atje do të më varrosin. Kështu të veprojë me mua Zoti, bile edhe më keq, në rast se veç vdekjes ndonjë gjë tjetër do të më ndajë prej teje!”.
你在哪裏死,我也在那裏死,也葬在那裏。除非死能使你我相離!不然,願耶和華重重地降罰與我。」
18 Kur Naomi e kuptoi që Ruthi ishte e vendosur ta ndiqte, nuk i foli më.
拿俄米見路得定意要跟隨自己去,就不再勸她了。
19 Kështu e bënë rrugën bashkë deri sa arritën në Betlem. Kur arritën në Betlem, tërë qyteti ziente për shkak të tyre. Gratë thonin: “Kjo është Naomi?”.
於是二人同行,來到伯利恆。她們到了伯利恆,合城的人就都驚訝。婦女們說:「這是拿俄米嗎?」
20 Ajo iu përgjegj atyre: “Mos më quani Naomi; thirrmëni Mara, sepse i Plotfuqishmi më ka mbushur me hidhërim.
拿俄米對她們說:「不要叫我拿俄米,要叫我瑪拉,因為全能者使我受了大苦。
21 Unë u nisa në bollëk dhe Zoti më ktheu në shtëpi të zhveshur nga çdo gjë. Pse të më quani Naomi, kur Zoti ka dëshmuar kundër meje dhe i Plotfuqishmi më ka bërë fatkeqe?”.
我滿滿地出去,耶和華使我空空地回來。耶和華降禍與我;全能者使我受苦。既是這樣,你們為何還叫我拿俄米呢?」
22 Kështu Naomi u kthye bashkë me Ruthin, nusen e saj, që kishte ardhur nga vendi i Moabit. Ato arritën në Betlem kur kishte filluar korrja e elbit.
拿俄米和她兒婦摩押女子路得,從摩押地回來到伯利恆,正是動手割大麥的時候。

< Ruthi 1 >