< Ruthi 2 >

1 Naomi kishte një fis të burrit të saj, një njeri të fuqishëm dhe të pasur, nga familja e Elimelekut, që quhej Boaz.
拿俄米的丈夫以利米勒的亲族中,有一个人名叫波阿斯,是个大财主。
2 Ruthi, Moabitja, i tha Naomit: “Lermë të shkoj nëpër ara e të mbledh kallinj prapa atij në sytë e të cilit do të gjej hir”. Ajo iu përgjegj: “Shko, bija ime”.
摩押女子路得对拿俄米说:“容我往田间去,我蒙谁的恩,就在谁的身后拾取麦穗。”拿俄米说:“女儿啊,你只管去。”
3 Kështu Ruthi shkoi dhe nisi të mbledhë kallinjtë prapa korrësve; dhe i rastisi të ndodhej në pjesën e arës që ishte pronë e Boazit, i cili i përkiste familjes së Elimelekut.
路得就去了,来到田间,在收割的人身后拾取麦穗。她恰巧到了以利米勒本族的人波阿斯那块田里。
4 Por ja, që Boazi erdhi në Betlehem dhe u tha korrësve: “Zoti qoftë me ju!”. Ata iu përgjigjën: “Zoti të bekoftë!”.
波阿斯正从伯利恒来,对收割的人说:“愿耶和华与你们同在!”他们回答说:“愿耶和华赐福与你!”
5 Pastaj Boazi i tha shërbëtorit të tij të caktuar të mbikqyrë korrësit: “E kujt është kjo vajzë?”.
波阿斯问监管收割的仆人说:“那是谁家的女子?”
6 Shërbëtori i caktuar të mbikqyrë korrësit u përgjigj: “Éshtë një vajzë moabite, që është kthyer me Naomin nga vendi i Moabit.
监管收割的仆人回答说:“是那摩押女子,跟随拿俄米从摩押地回来的。
7 Ajo na tha: “Ju lutem, më lini të mbledh kallinjtë midis demeteve prapa korrësve”. Kështu ajo erdhi dhe qëndroi nga mëngjesi deri tani; pushoi vetëm një çast në shtëpi”.
她说:‘请你容我跟着收割的人拾取打捆剩下的麦穗。’她从早晨直到如今,除了在屋子里坐一会儿,常在这里。”
8 Atëherë Bozai i tha Ruthit: “Dëgjo, bija ime, mos shko në ndonjë arë tjetër për të mbledhur kallinjtë që kanë mbetur, mos u largo që këtej, por rri me shërbëtoret e mia.
波阿斯对路得说:“女儿啊,听我说,不要往别人田里拾取麦穗,也不要离开这里,要常与我使女们在一处。
9 Mbaj sytë në arën që po korrin dhe shko prapa korrësve. A nuk i kam urdhëruar shërbyesit e mi të mos të të bezdisin? Kur ke etje, shko atje ku janë shtambat, për të pirë ujin që kanë nxjerrë shërbëtorët”.
我的仆人在那块田收割,你就跟着他们去。我已经吩咐仆人不可欺负你;你若渴了,就可以到器皿那里喝仆人打来的水。”
10 Atëherë Ruthi u shtri përdhe, duke rënë përmbys me fytyrën për tokë dhe i tha: “Për çfarë arësye kam gjetur kaq hir në sytë e tu, sa ti të kujdesesh për mua që jam një e huaj?”.
路得就俯伏在地叩拜,对他说:“我既是外邦人,怎么蒙你的恩,这样顾恤我呢?”
11 Boazi iu përgjegj duke thënë: “Më kanë treguar të gjitha ato që ti ke bërë për vjehrrën tënde mbas vdekjes së burrit tënd, dhe si ke lënë atin tënd, nënën tënde dhe vendlindjen tënde, për të jetuar me një popull që nuk e njihje më parë.
波阿斯回答说:“自从你丈夫死后,凡你向婆婆所行的,并你离开父母和本地,到素不认识的民中,这些事人全都告诉我了。
12 Zoti të shpërbleftë për ato që ke bërë dhe shpërblimi yt të jetë i plotë nga ana e Zotit, Perënedisë së Izraelit, nën krahët e të cilit erdhe të strehohesh!”.
愿耶和华照你所行的赏赐你。你来投靠耶和华—以色列 神的翅膀下,愿你满得他的赏赐。”
13 Ajo i tha: “Le të arrij të më shikosh me sy të mirë, o imzot, sepse ti më ke ngushëlluar dhe i ke folur zemrës së shërbëtores sate, megjithëse unë nuk jam as sa një nga shërbëtoret e tua”.
路得说:“我主啊,愿在你眼前蒙恩。我虽然不及你的一个使女,你还用慈爱的话安慰我的心。”
14 Në kohën e drekës Boazi i tha: “Eja këtu, ha bukë dhe ngjyeje kafshatën tënde në uthull”. Kështu ajo u ul midis korrësve. Boazi i ofroi grurë të pjekur, dhe ajo hëngri sa u ngop dhe vuri mënjanë tepricat.
到了吃饭的时候,波阿斯对路得说:“你到这里来吃饼,将饼蘸在醋里。”路得就在收割的人旁边坐下;他们把烘了的穗子递给她。她吃饱了,还有余剩的。
15 Pastaj u ngrit për të vazhduar mbledhjen e kallinjve që kishin mbetur, dhe Boazi u dha këtë urdhër shërbëtorëve të tij duke thënë: “Lëreni të vazhdojë të mbledhë kallinjtë edhe midis duajve dhe mos e qortoni;
她起来又拾取麦穗,波阿斯吩咐仆人说:“她就是在捆中拾取麦穗,也可以容她,不可羞辱她;
16 përveç kësaj lini që të bien për të kallinj nga dorëza dhe mos i merrni, me qëllim që t’i mbledhë ajo, dhe mos i bërtisni”.
并要从捆里抽出些来,留在地下任她拾取,不可叱吓她。”
17 Pastaj ajo vazhdoi të mbledhë kallinj në arë deri në mbrëmje, pastaj shiu atë që kishte mbledhur dhe siguroi pothuaj një efë elbi.
这样,路得在田间拾取麦穗,直到晚上,将所拾取的打了,约有一伊法大麦。
18 E ngarkoi në kurriz, hyri në qytet dhe e vjehrra pa atë që kishte mbledhur. Pastaj Ruthi nxori atë që kishte tepruar nga ushqimi pasi ajo ishte ngopur dhe ia dha.
她就把所拾取的带进城去给婆婆看,又把她吃饱了所剩的给了婆婆。
19 E vjehrra e pyeti: “Ku i ke mbledhur kallinjtë sot? Ku ke punuar? Bekuar qoftë ai që tregoi kujdes për ty!”. Kështu Ruthi i tregoi së vjehrrës pranë kujt kishte punuar dhe shtoi: “Njeriu pranë të cilit punova sot quhet Boaz”.
婆婆问她说:“你今日在哪里拾取麦穗,在哪里做工呢?愿那顾恤你的得福。”路得就告诉婆婆说:“我今日在一个名叫波阿斯的人那里做工。”
20 Naomi i tha nuses: “Qoftë i bekuar nga Zoti ai që nuk e ka hequr mirësinë e tij nga të gjallët dhe të vdekurit”. Dhe shtoi: “Ky njeri është një i afërti ynë i ngushtë, një njeri që ka të drejtë të na shpengojë”.
拿俄米对儿妇说:“愿那人蒙耶和华赐福,因为他不断地恩待活人死人。”拿俄米又说:“那是我们本族的人,是一个至近的亲属。”
21 Atëherë Ruthi, Moabitja, tha: “Më tha edhe: “Rri me shërbëtorët e mi, deri sa të kenë mbaruar korrjen time””.
摩押女子路得说:“他对我说:‘你要紧随我的仆人拾取麦穗,直等他们收完了我的庄稼。’”
22 Naomi i tha Ruthit, nuses së saj: “E mira është që ti të shkosh, bija ime, me shërbëtoret e tij dhe mos të të gjejnë në një arë tjetër”.
拿俄米对儿妇路得说:“女儿啊,你跟着他的使女出去,不叫人遇见你在别人田间,这才为好。”
23 Kështu ajo mbeti duke mbledhur kallinj me shërbëtoret e Boazit deri në fund të korrjes së elbit dhe të grurit. Dhe banonte bashkë me të vjehrrën.
于是路得与波阿斯的使女常在一处拾取麦穗,直到收完了大麦和小麦。路得仍与婆婆同住。

< Ruthi 2 >