< Romakëve 15 >

1 Edhe ne, që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët dhe jo t’i pëlqejmë vetes.
我等強き者は弱き人々の虚弱を擔ふべくして、己を喜ばすべからず、
2 Secili nga ne le t’i pëlqejë të afërmit për të mirë, për ndërtim,
汝等各近き人の徳を立つべく、善事を以て之を喜ばすべし。
3 sepse edhe Krishti nuk i pëlqeu vetes së tij, por sikurse është shkruar: “Sharjet e atyre që të shanin ty, ranë mbi mua”.
蓋キリストは己を喜ばし給はず、却て録して、「汝[主]を罵れる人々の侮辱我に落ちかかれり」、とあるが如くに為し給へり。
4 Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë.
蓋凡て曩に録されたる事は我等に教訓となり、我等をして聖書に依る忍耐と慰籍とを以て、希望を保たしめん為に録されたるなり。
5 Dhe Perëndia i durimit dhe i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni po ato mendime njeri me tjetrin, sipas Jezu Krishtit,
願はくは忍耐と慰籍とを賜ふ神、汝等をしてイエズス、キリストに從ひて心を同じうせしめ、
6 që me një mendje të vetme dhe një gojë të vetme ta përlëvdoni Perëndinë, Atin e Perëndisë tonë Jezu Krisht.
一の心、一の口を以て我主イエズス、キリストの神にして父にて在すものを崇め奉るを得しめ給はん事を。
7 Prandaj pranoni njëri-tjetrin, sikurse edhe Krishti na pranoi për lavdinë e Perëndisë.
然ればキリストが神の光榮の為に汝等を承容れ給ひし如く、汝等も互に承容れよ。
8 Tani unë po ju them se Jezu Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për të vërtetën e Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e dhëna etërve,
我は言はん、キリスト、イエズスが割禮[の人々]の役者となり給ひしは、神の眞實を顕し、祖先の[蒙りし]約束を固め、
9 dhe i pranoi johebrenjtë për mëshirë të vet, që ta lëvdojnë Perëndinë sikurse është shkruar: “Për këtë do të të përlëvdoj ndër kombe, dhe do t’i këndoj lavdërime emrit tënd!”.
又異邦人をして神を其憫によりて崇めしめ給はん為なり。録して「然れば主よ、我異邦人の中に汝を宣言し、且御名を讃謳はん」とあるが如し。
10 Dhe përsëri ai thotë: “Gëzohuni, o njerëz, me popullin e tij”.
又曰く、「異邦人等よ、主の民と共に喜べ」、
11 Dhe përsëri: “Lavdëroni Zotin, të gjithë njerëzit; dhe le ta lëvdojnë të gjithë popujt”.
又「諸の國、主を讃美せよ、諸の民之を崇め奉れ」とあり。
12 Dhe përsëri Isaia thotë: “Do të mbijë një filiz nga rrënja e Jeseut dhe ai që ngrihet për të sunduar njerëzit; kombet do të shpresojnë në të!”.
又イザヤ曰く、「イエッセの根は芽して異邦人を治むべきもの起らん、異邦人之を希望せん」と。
13 Dhe Perëndia i shpresës le t’ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!
願はくは希望の神、信仰によりて起る一切の喜と平安とを汝等に満たしめ、聖霊の力を以て汝等の希望に豊ならしめ給はん事を。
14 Dhe, sa për ju, o vëllezër, më është mbushur mendja për ju, se edhe ju jeni plot mirësi, plot me çdo njohuri, të zotë të këshilloni njëri-tjetrin.
第一款 弁解及び願望 第二項 パウロ自身に関する事故 我兄弟等よ、我も汝等が自ら慈愛に満ち、且凡ての智識に満ちて、能く互に訓戒し得る者なる事を確信す。
15 Por unë ju shkrova në një farë shkalle më me guxim që t’ju kujtoj për hirin që m’u dha prej Perëndisë,
然れど兄弟等よ、我が動もすれば餘りに憚りなく汝等に書贈りしこと、恰も汝等をして思出さしめんとせる如くなるは、是神より我に賜はりたる恩寵に由れり。
16 që të jem shërbëtor i Jezu Krishtit pranë johebrenjve, duke punuar në shërbesën e shenjtëruar të ungjillit të Perëndisë, që oferta e johebrenjve të jetë e pëlqyer, dhe e shenjtëruar nga Fryma e Shenjtë.
此恩寵あるは、我異邦人の為に、キリスト、イエズスの役者となりて、神の福音の祭務を執行し、異邦人が聖霊に由りて聖とせられ、御意に適へる献物とならん為なり。
17 Kam, pra, me se të mburrem në Jezu Krishtin për punët që kanë të bëjnë me Perëndinë.
然れば神に関して、キリスト、イエズスに於て我が誇るべき所あり。
18 Sepse nuk do të guxoja të flas për ndonjë nga ato gjëra të cilat Krishti nuk i bëri nëpërmjet meje, për t’i sjell në dëgjes johebrenjtë me fjalë dhe me vepër,
蓋キリストが異邦人を從はしめん為に我を用ひ、言と行とを以て、
19 me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit,
徴と奇蹟との勢力及び聖霊に由る能力に由りて為し給へる事に非ざれば、我敢て之を語らず。即ちエルザレムよりイルリコ[州]に至る迄の地方を巡りて、キリストの福音を満たせり。
20 duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetërit.
但福音を宣べしは、キリストの御名の既に稱へられたる處に非ず、是は他人の置きたる基礎の上に築かざらん為なり。
21 Por, sikurse është shkruar: “Ata, ndër të cilët nuk u qe shpallur, do të shohin, dhe ata që nuk kishin dëgjuar për të, do të kuptojnë”.
録して、「未だ告げられざりし人々は之を見ん、聞かざりし人々は悟らん」、とあるが如し。
22 Edhe për këtë arsye u pengova shumë herë të vij tek ju.
我が汝等に至る事之が為に妨げられて、我今まで留められたりしが、
23 Por tani, duke mos pasur më fushë veprimi për të ungjillizuar në këto vise, dhe duke pasur prej shumë vjetësh mall të vij tek ju,
今は早此地方に為すべき事なく、汝等に至らん事は、年來の切なる願なれば、
24 kur të shkoj në Spanjë, do të vij ndër ju; sepse shpresoj, pra, t’ju shoh dhe të më përcillni deri atje, pasi të kënaqem, sado pak, me ju.
イスパニアへ往かん時に、立寄りて汝等を見ん事、又汝等を以て幾分の満足を得たる後、汝等より彼處へ送られん事、是我希望なり。
25 Por tani unë po shkoj në Jeruzalem, për t’u shërbyer shenjtorëve,
然れば今はエルザレムに至り、聖徒等に事へんとす。
26 sepse atyre nga Maqedonia dhe Akaia u pëlqeu të japin një ndihmesë për të varfërit që janë ndër shenjtorët e Jeruzalemit.
蓋マケドニア及びアカヤ[州](の人々)はエルザレムに居る聖徒の貧者の為に、幾何か醵金するを以て善しとせり。
27 Kjo u pëlqeu atyre me të vërtetë, sepse u janë debitorë; sepse, në qoftë se johebrenjtë, pra, janë bërë pjestarë bashkë me ta për të mirat frymërore, kanë detyrë t’u shërbejnë atyre edhe me të mira materiale.
彼人々は之を善しとせしが、而も彼等に負債ある者なり。蓋異邦人は、彼等の霊的事物の分配を受けたれば、肉的事物を以て彼等に供すべきなり。
28 Si ta kem kryer këtë punë dhe t’ua kem dorëzuar këtë fryt, do të shkoj në Spanjë, duke kaluar nga ju.
然れば我此用事を終へ、其果を彼等に頒與へて後、汝等を経てイスパニアへ往かん。
29 Dhe unë e di se, duke ardhur tek ju, do të vij në tërësinë e bekimeve të ungjillit të Krishtit.
我汝等に至らば、キリスト(の福音)の豊なる祝福を以て至るべきは、我が知る所なり。
30 Dhe ju bëj thirrje, o vëllezër, për Zotin tonë Jezu Krisht dhe për dashurinë e Frymës, të luftoni bashkë me mua në lutje te Perëndia për mua,
故に兄弟等よ、我主イエズス、キリストに由り、又聖霊の寵に由りて、我汝等に希ふ。我為に神に為す祈を以て我と共に戰へ。
31 që unë të shpëtoj nga të pabesët në Jude, dhe që shërbesa ime që po bëj për Jeruzalemin t’u pëlqejë shenjtorëve,
是ユデアに在る不信者より我が救はれん為、且持行く贈物がエルザレムの聖徒等の意に適はん為、
32 që unë të vij tek ju, në dashtë Perëndia, dhe të freskohem bashkë me ju.
我が神の御旨に從ひ喜びて汝等に至り、汝等と共に安んずる事を得ん為なり。
33 Edhe Perëndia e paqes qoftë me ju të gjithë. Amen.
願はくは平和の神汝等一同と共に在さん事を、アメン。

< Romakëve 15 >