< Romakëve 13 >

1 Çdo njeri le t’i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.
每个人都应该服从当权者,因为除非上帝许可,否则没有人拥有统治的权力,这些权力均由上帝赋予。
2 Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin.
抗拒这权力即对抗上帝的安排,抗拒者自会遭受相应的审判。
3 Sepse eprorët s’ke pse t’i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai,
因为统治者不会威慑正义之人,而是威慑错误之人。只有正义行事,你就不会害怕这权力,才会得到他们的认可。
4 sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen.
当权者即上帝的仆人,他们当权也是为了你好。如果你犯错就应该感到害怕。毫无疑问,当权者自有权力予以惩罚!他们是上帝用于惩罚罪人的仆人。
5 Prandaj është e nevojshme t’i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.
因此,遵从劝诫至关重要,不只是因为犯错可能会遭受惩罚,这也是为了遵循你的良心。
6 Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi.
所以你也必须纳税,因为当权者是上帝负责处理这种事情的仆人。
7 I jepni, pra, secilit atë që i takon: tatimin atij që i përket, druajtje atij që është për t’u druajtur, nderimin atij që është për nderim.
欠人钱就一定要还;该缴的税款一定要交;该付的费用一定要支付;尊重值得尊重之人,敬畏值得敬畏之人。
8 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.
不要亏欠任何人,除非是出于对彼此的爱——因为爱其邻里之人即成就了律法。
9 Sepse urdhërimet: “Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo”, dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!”.
“不可奸淫、不可杀人、不可偷盗、不可贪婪”——这些诫命的核心都在“爱人如己”这句话之中。
10 Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit.
爱不会伤害任何人,所以爱成就律法。
11 Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam.
你必须这样做,因为你应该意识到现在时间多么紧迫,现在应该从睡梦中醒来。因为相比我们最初信任上帝之时,现在的我们距离拯救更近。
12 Nata u thye dhe dita u afrua; le të flakim, pra, veprat e errësirës dhe të veshim armët e dritës.
夜已深,白昼即将来临!让我们摆脱黑暗的行为,披上光明的盔甲。
13 Le të ecim me ndershmëri, si ditën, jo në orgji dhe në dehje, jo në imoralitet dhe sensualizëm, jo në grindje e në smirë.
让我们以得体的举止表明,我们生活在光明之中。我们不应该将时间用来设宴买醉,或追求不道德的放荡纵欲、纷争嫉妒。
14 Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes për mishin, që t’ia kënaqni lakmitë.
我们应该紧随主耶稣基督,而非屈从于个人罪恶的欲望。

< Romakëve 13 >