< Zbulesa 9 >

1 Dhe i pesti engjëll i ra borisë, dhe unë pashë një yll që ra nga qielli përmbi tokë; dhe atij iu dha çelësi i pusit të humnerës. (Abyssos g12)
第五位天使一吹號角,我看見有一顆星從天上落到地上;並給了他深淵洞穴的鑰匙。 (Abyssos g12)
2 Dhe ai hapi pusin e humnerës dhe nga pusi u ngrit një tym si nga një oxhak i madh; dhe dielli dhe ajri u errën nga tymi i pusit. (Abyssos g12)
他一開了深淵的洞穴,就有煙從洞穴裏冒上來,像大火窯裏的煙,太陽和天空都因那洞穴裏的煙昏暗了, (Abyssos g12)
3 Edhe nga ky tym dolën mbi dhe karkaleca, dhe atyre iu dha një pushtet, i ngjashëm me atë të akrepave të tokës.
遂有蝗蟲從煙裏,來到地上;又賦給了牠們,好似地上的蠍子具有的權柄,
4 Dhe atyre iu tha të mos dëmtojnë barin e dheut, asnjë gjelbërim e asnjë dru, por vetëm ata njerëzit të cilët nuk kanë vulën e Perëndisë mbi ballë.
且吩咐牠們不可傷害地上的草:凡青物,凡樹木都不可傷害,只可傷害那些在額上沒有天主印號的人;
5 Dhe atyre iu dha fuqia të mos i vrasin ata, por t’i mundojnë pesë muaj; dhe mundimi i tyre si mundimi i akrepit, kur pickon.
並且吩咐蝗蟲不可殺死他們,但要使他們受痛苦五個月,他們所受的痛苦,就如人被蠍子螫著時所受的痛苦。
6 Dhe në ato ditë njerëzit do të kërkojnë vdekjen, por nuk do ta gjejnë atë, edhe do të dëshirojnë të vdesin, por vdekja do të largohet prej tyre.
在那日期內,人求死而不得;渴望死,死卻避開他們。
7 Dhe pamja e karkalecave u përngjante kuajve të gatitur për luftë; dhe mbi kokat e tyre kishin si kurora prej ari dhe fytyrat e tyre ishin si fytyra njerëzish.
蝗蟲的形狀彷彿準備上陣的戰馬,牠們的頭上好似有像黃金的榮冠,面貌有如人的面貌;
8 Dhe kishin flokë si flokë grash; dhe dhëmbët e tyre ishin si dhëmbë luanësh.
牠們的頭髮好似女人的頭髮,牙好似獅子的牙;
9 Dhe kishin parzmore si parzmore hekuri, dhe ushtima e krahëve të tyre ishte si ushtima i shumë qerrëve dhe kuajve që rendin në luftim.
牠們的胸甲有如鐵甲,牠們翅膀的響聲,有如許多馬車奔馳上陣的響聲;
10 Dhe kishin bishtra që u ngjanin akrepave dhe me thumb në bishtrat e tyre: në të cilat qëndronte fuqia të dëmtonin njerëzit për pesë muaj.
牠們有好似蠍子的尾和刺;牠們的尾能傷害世人,五個月之久。
11 Dhe për mbret përmbi ta kishin engjëllin e humnerës, emri e tij në hebraisht është Abadon dhe në greqisht emrin e ka Apolion. (Abyssos g12)
牠們以深淵的使者為牠們的王子,他的名字,希伯來文叫「阿巴冬,」希臘文叫「阿頗隆。」 (Abyssos g12)
12 Mjerimi i parë kaloi; ja, po vijnë edhe dy mjerime paskëtaj.
第一種災禍過去了,看,還有兩種災禍隨後而來。
13 Dhe i gjashti engjëll i ra borisë, dhe dëgjova një zë nga të katër brirët e altarit të artë që është përpara Perëndisë,
第六位天使一吹了號角,我聽見有一種聲音,由天主前的金祭壇四角發出,
14 që i thoshte engjëllit të gjashtë që kishte borinë: “Zgjidh të katër engjëjt që janë të lidhur në Lumin e madh, Eufratin”.
向那持有號角的第六位天使說:「放開那在幼發拉的大河所捆著的四位天使罷!」
15 Atëherë të katër engjëjt, që ishin përgatitur për atë orë, ditë, muaj dhe vit, u zgjidhën që të vrasin të tretën pjesë të njerëzve.
於是那四位天使被放開了;他們已準備於某年、某月、某日、某時,把世人殺死三分之一。
16 Dhe numri i ushtarëve të kalorësisë ishte dyqind milion: dhe unë e dëgjova numrin e tyre.
那馬隊的數目共有兩萬萬;我也聽見了他們的這個數目。
17 Dhe kështu unë pashë në vegim kuajt dhe ata që i kalëronin; ata kishin parzmore ngjyrë zjarri, hiacinti dhe squfuri; dhe kokat e kuajve ishin si koka luanësh dhe nga gojët e tyre dilte zjarr, tym dhe squfur.
我在異像中看見的馬和騎馬的是這樣:他們穿著火紅、紫青和硫磺色的鎧甲;馬頭像獅子頭,從牠們的口中射出火、煙和硫磺。
18 Nga këto të tri plagë u vra e treta e njerëzve, nga zjarri e nga tymi e nga squfuri, që dilnin nga gojët e tyre.
由於從牠們口中所射出的火、煙和硫磺這三種災害,世人被殺死了三分之一。
19 Sepse pushteti i tyre në fakt ishte në gojën e tyre dhe në bishtrat e tyre; sepse bishtrat e tyre ishin të ngjashëm me gjarpërinj, që kanë koka dhe me anë të tyre dëmtonin.
馬的能力就在牠們的口和牠們的尾上;牠們的尾相似蛇,並且有害人的頭。
20 Dhe njerëzit e tjerë, ata që nuk u vranë nga këto plagë, nuk u penduan nga veprat e duarve të tyre që të mos nderojnë demonët dhe idhujt prej ari, argjendi, bronzi, guri dhe druri, që nuk mund të shohin, as të dëgjojnë, as të ecin;
可是,其餘沒有被災害殺死的人,仍然沒有悔改,離開他們手所作的,仍舊去崇拜邪魔和那看不見,聽不見,走不動的金、銀、銅、石、木神像;
21 dhe ata nuk u penduan nga vrasjet e tyre, as nga magjia e tyre, as nga kurvërimi i tyre dhe as nga vjedhjet e tyre.
他們也沒有悔改,放棄各種兇殺、邪術、姦淫和偷竊。

< Zbulesa 9 >