< Zbulesa 5 >

1 Pastaj pashë në dorën e djathtë të atij që rrinte ulur mbi fron, një libër të shkruar përbrenda dhe përjashta, të vulosur me shtatë vula.
我看见坐在宝座上那位,右手拿着书卷,书卷两面都写满了字,有七个封印。
2 Dhe pashë një engjëll të fuqishëm, që proklamoi me zë të madh: “Kush është i denjë të hapë librin dhe të zgjidhë vulat e tij?”.
我又看见一位力量强大的天使,大声喊道:“谁配展开这书卷并拆开它的封印?”
3 Po kurrkush, as në qiell, as mbi dhe, as nën dhe, nuk mund të hapte librin e ta shihte atë.
在天上、地上和地底,没有人能够展开书卷阅读。
4 Edhe unë qaja shumë, sepse s’qe gjetur asnjë i denjë të hapë dhe të lexojë librin, dhe as ta shohë.
找不到配展开并阅读书卷的人,我为之大哭。
5 Atëherë një nga pleqtë më tha: “Mos qaj; ja, Luani i fisit të Judës, Rrënja e Davidit, fitoi të hapë librin dhe të zgjidhë të shtatë vulat e tij”.
一位长老对我说:“不要哭!看,犹大部落的狮子、大卫的后裔,他已经赢得这场战斗,能够展开书卷,拆开它的七印。”
6 Dhe pashë, në mes të fronit dhe të katër gjenieve të gjalla dhe në mes të pleqve, një Qengj si i therur, i cili kishte shtatë brirë dhe shtatë sy, që janë të shtatë Frymërat e Perëndisë, të dërguar në gjithë dheun.
我看见在宝座和四个活物中间,在众长老之中,有一个羊羔,好像被杀掉了,有七个羊角和七个眼睛,那是上帝的七灵,被派到世界各地。
7 Ai erdhi dhe mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte mbi fron.
羊羔走过去,从宝座上那位的右手拿了书卷。
8 Dhe, mbasi e mori librin, të katër qeniet e gjalla dhe të njëzet e katër pleqtë ranë përmbys përpara Qengjit, duke pasur secili një qeste dhe disa kupa ari plot me erë të këndshme, të cilat janë lutjet e shenjtorëve.
拿到书卷后,四个活物和二十四位长老俯伏在羊羔前,各拿着琴和盛满了香的金炉,这香是众信徒的祈祷。
9 Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: “Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb,
他们唱着一首新歌:“你配拿到书卷并拆开封印,因你曾被杀,用你的血从所有部落、语言、民族和国家处赎回上帝的人。
10 dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe”.
你让他们成为我们上帝的国和祭司,他们要在人间执掌王权。”
11 Pastaj pashë, dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve përqark fronit, qenieve të gjalla dhe pleqve; dhe numri i tyre ishte dhjetë mijëra dhjetë mijërash dhe mijëra mijërash,
我继续看着,听见千万天使的声音,他们都围在宝座、活物和长老的周围,
12 që thoshnin me zë të madh: “I denjë është Qengji që u ther, të marrë fuqinë, dhe pasurinë, dhe diturinë, dhe forcën, dhe nderin, dhe lavdinë, dhe bekimin”.
大声说:“被杀的羊羔配得上获得权能、财富、智慧、力量、尊贵、荣耀和祝福!”
13 Edhe dëgjova çdo krijesë që është në qiell, mbi dhe, nën dhe dhe ato që janë në det dhe gjitha gjërat sa janë në to, që thoshnin: “Atij që rri ulur mbi fron dhe Qengjit i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe forca në shekuj të shekujve”. (aiōn g165)
我又听见在天上、地上、地底和海中的一切造物,以及天地间的万物都说:“愿祝福、尊贵、荣耀和权利,都归于坐在宝座上的那一位和羊羔,直到永远!” (aiōn g165)
14 Dhe të katër qeniet e gjalla thoshnin: “Amen!”. Dhe të njëzet e katër pleq ranë përmbys dhe adhuruan atë që rron në shekuj të shekujve.
四个活物说:“阿门!”众长老也俯伏敬拜。

< Zbulesa 5 >