< Zbulesa 4 >

1 Pas këtyre gjërave, pashë dhe ja, një derë u hap në qiell dhe zëri i parë që kisha dëgjuar të fliste me mua si bori, tha: “Ngjitu këtu dhe do të të tregoj gjërat që duhet të ndodhin pas këtyre gjërave”.
此後,我觀看,見天上有門開了。我初次聽見好像吹號的聲音,對我說:「你上到這裏來,我要將以後必成的事指示你。」
2 Dhe menjëherë erdha në frymë; dhe ja, një fron ishte në qiell dhe mbi fron rrinte një i ulur.
我立刻被聖靈感動,見有一個寶座安置在天上,又有一位坐在寶座上。
3 Dhe ai që ishte ulur nga pamja i ngjante një guri diaspri dhe sardi; dhe rreth fronit ishte një ylber që i ngjante smeraldit.
看那坐着的,好像碧玉和紅寶石;又有虹圍着寶座,好像綠寶石。
4 Dhe rreth e qark fronit ishin njëzet e katër frone, dhe mbi frone pashë ndenjur njëzet e katër pleq të veshur me petka të bardha; dhe mbi kryet e tyre kishin kurora:
寶座的周圍又有二十四個座位;其上坐着二十四位長老,身穿白衣,頭上戴着金冠冕。
5 dhe nga froni shpërthenin vetëtima, bubullima dhe zëra; dhe përpara fronit ishin shtatë llamba të ndezura, që janë të shtatë Frymërat e Perëndisë.
有閃電、聲音、雷轟從寶座中發出;又有七盞火燈在寶座前點着;這七燈就是上帝的七靈。
6 Dhe përpara fronit ishte si një det i qelqtë që i ngjante kristalit, dhe në mes të fronit dhe përreth fronit katër kafshë, që ishin plot me sy përpara dhe prapa.
寶座前好像一個玻璃海,如同水晶。 寶座中和寶座周圍有四個活物,前後遍體都滿了眼睛。
7 Qenia e parë e gjallë ishte e ngjashme me një luan, edhe qenia e dytë e gjallë e ngjashme me një viç, edhe qenia e tretë e gjallë kishte fytyrë si të njeriut, edhe e katërta ishte e ngjashme me një shqiponjë në fluturim.
第一個活物像獅子,第二個像牛犢,第三個臉面像人,第四個像飛鷹。
8 Edhe të katër qeniet e gjalla kishin secila nga gjashtë krahë përqark, edhe përbrenda ishin plot me sy; dhe nuk pushojnë kurrë, as ditë as natë, duke thënë: “I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Plotfuqishmi, që ishte, që është dhe që do të vijë!”.
四活物各有六個翅膀,遍體內外都滿了眼睛。他們晝夜不住地說: 聖哉!聖哉!聖哉! 主上帝是昔在、今在、 以後永在的全能者。
9 Sa herë që qeniet e gjalla i japin lavdi, nder e të falenderim atij që rri ulur mbi fron, atij që rron në shekuj të shekujve, (aiōn g165)
每逢四活物將榮耀、尊貴、感謝歸給那坐在寶座上、活到永永遠遠者的時候, (aiōn g165)
10 të njëzet e katër pleq bien përmbys përpara atij që rri mbi fron dhe adhurojnë atë që jeton në shekuj të shekujve dhe i hedhin kurorat e tyre përpara fronit, duke thënë: (aiōn g165)
那二十四位長老就俯伏在坐寶座的面前敬拜那活到永永遠遠的,又把他們的冠冕放在寶座前,說: (aiōn g165)
11 “Ti je i denjë, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti i krijove të gjitha gjëra, dhe nëpërmjet vullnetit tënd ekzistojnë dhe u krijuan”.
我們的主,我們的上帝, 你是配得榮耀、尊貴、權柄的; 因為你創造了萬物, 並且萬物是因你的旨意被創造而有的。

< Zbulesa 4 >