< Zbulesa 22 +

1 Dhe më tregoi lumin e pastër të ujit të jetës, te kthjellët si kristali, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit.
又指示給我一條生命之水的河流,光亮有如水晶,從天主和羔羊的寶座那裏湧出,
2 Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr frutin e saj në çdo muaj; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve.
流在城的街道中央;沿河兩岸,有生命樹,一年結十二次果子,每月結果一次,樹的葉子可治好萬民。
3 Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit, dhe shërbëtorët e tij do t’i shërbejnë;
一切詛咒不再存在了。天主和羔羊的寶座必在其中,他的眾僕要欽崇他,
4 ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij do të jetë mbi ballin e tyre.
瞻望他的容貌;他們的額上常帶著他的名字。
5 Dhe atje natë nuk do të ketë; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve. (aiōn g165)
也不在有黑夜了,他們不需要燈光,也不需要日光,因為上主天主要光照他們;他們必要為王,至於無窮之世。 (aiōn g165)
6 Dhe më tha: “Këto fjalë janë besnike dhe të vërteta; dhe Zoti, Perëndi i profetëve të shenjtë, dërgoi engjëllin e tij, për t’u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti.
天使又給我說:「這些話都是可信而真實的,因為是賜先知神恩的上主天主,派遣了自己的使者,把那些必須快要發生的事指示給自己的僕人們。」「
7 Ja, unë vij shpejt; lum ai që i ruan fjalët e profecisë së këtij libri”.
記住!我快要來。凡遵守本書預言的,是有福的。」
8 Dhe unë, Gjoni, jam ai që kam parë dhe dëgjuar këto gjëra; dhe kur dëgjova dhe pashë, rashë për ta adhuruar përpara këmbëve të engjëllit që m’i tregonte këto gjëra.
我若望聽見了,也看見了這一切;我聽完看完以後,便俯伏在指示我這些事的那天使腳前,要朝拜他;
9 Dhe ai më tha: “Ruaju se e bën! Sepse unë jam bashkëshërbëtori yt dhe i vëllezërve të tu, profetë, dhe të atyre që i ruajnë fjalët e këtij libri. Adhuro Perëndinë!”.
他卻對我說:「萬不可這樣作!我只是你和你的弟兄諸先知,以及那些遵守本書預言的同僕,你只該朝拜天主。」
10 Pastaj më tha: “Mos i vulos fjalët e profecisë së këtij libri, sepse koha është afër.
耶穌對我說:「你不可密封本書的預言,因為時期已臨近了。
11 Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet.
讓不義的,仍行不義罷!讓污穢的,仍舊污穢罷!讓行義的,仍舊行義罷!讓聖潔的,仍舊聖潔罷!
12 Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.
記住!我快要來。我隨身帶著報酬,要按照各人的行為還報各人。
13 Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit”.
我是「阿耳法」和「敖默加,」最初的和最末的,元始和終末。
14 Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.
那些洗淨自己衣服的,是有福的!他們有吃生命樹果的權利,並得由門進入聖城。
15 Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën.
凡為狗的,行邪術的,姦淫的,殺人的,拜偶像的,以及一切喜愛撒謊並實在撒謊的人,都留在城外。
16 “Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t’ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit”.
我耶穌派遣了我的使者,給你們證明了有關教會的這些事。我是出於達味家族的後裔,我是那顆明亮的晨星。」
17 Dhe Fryma dhe nusja thonë: “Eja!”. Dhe ai që dëgjon le të thotë: “Eja!”. Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.
聖神和新娘都說:「你來罷!」凡聽見的也要說:「你來罷!」凡口渴的,請來罷!凡願意的,可白白領取生命的水,
18 Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t’i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.
我向一切聽本書預言的人警告說:誰若在這些預言上加添什麼,天主必要把載於本書上的災禍,加在他身上;
19 Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t’i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.
誰若從這書上的預言刪除什麼,天主必要從本書所載的生命樹和聖城中,刪除他的名分。
20 Ai që dëshmon për këto gjëra, thotë: “Po, unë vij shpejt. Amen”. Po, eja, Zoti Jezus.
為這些事而作證的那位說:「的確,我快要來。」「阿們。主耶穌,你來罷!」
21 Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.
願主耶穌的恩寵與眾聖徒同在!阿們。

< Zbulesa 22 +