< Zbulesa 17 >

1 Dhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, dhe foli me mua dhe më tha: “Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur në ujëra të shumta,
拿着七个碗的七位天使中,有一位来跟我说:“来这儿,我要把那坐在众水旁边恶名淫妇要受的审判告诉你。
2 më të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj”.
地上的众王都曾与她行淫,住在地上的人也因喝她淫乱的酒而醉。”
3 Dhe më çoi në Frymë në një shkretëtirë, dhe pashë një grua që rrinte mbi një bishë të kuqe, plot me emra blasfemie dhe që kishte shtatë krerë dhe dhjetë brirë.
我在灵被天使带到荒野,看见一个妇人骑着鲜红色野兽,这野兽身上覆盖着亵渎的名字,有七头十角。
4 Edhe gruaja ishte veshur me purpur dhe me të kuq të ndezur, e stolisur me ar, gurë të çmuar dhe me margaritarë; kishte në dorë një kupë ari plot me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj.
那妇人身穿紫色和朱红色衣服,佩戴金子、宝石和珍珠的珠宝,手里拿着金杯,盛满可憎的物品和她淫乱的污秽。
5 Dhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: “Misteri, Babilona e madhe, nëna e lavirave dhe e neverive të dheut”.
她额上写着一个名号:“奥秘,大巴比伦,地上淫妇和可憎物之母。”
6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe, kur e pashë, u çudita me çudi të madhe.
我又看见那妇人喝圣徒的血,还喝下耶稣见证人的血,喝醉了。看到她,我感到彻头彻尾的惊奇。
7 Dhe engjëlli më tha: “Përse çuditesh? Unë do të të tregoj misterin e gruas dhe të bishës që e mban atë, e cila ka shtatë krerë dhe dhjetë brirë.
天使问我:“你为什么感到震惊?我要把这妇人的奥秘,以及她所骑七头十角兽的奥秘,都告诉你。
8 Bisha, që pe, ishte, edhe nuk është, dhe do të ngjitet nga humnera dhe do të vejë në përhumbje; dhe banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës që nga krijimi i botës, do të çuditen kur të shohin bishën që ishte, dhe nuk është, ndonëse është. (Abyssos g12)
你看见的那个野兽,过去曾是从深渊上来,现在不是如此,但未来还将如此,然后就会走向灭亡。住在世上的人,凡是其名字在创世以来没有记在生命册上,在看见过去曾出现、现今不再出现、但将来还要出现的野兽,都会感到惊奇。 (Abyssos g12)
9 Këtu është mendja që ka dituri: të shtatë krerët janë shtatë male, ku ulet gruaja,
这里需要一个有理解力的头脑。七头就是那妇人所坐的七座小山,
10 dhe mbretër janë shtatë; pesë kanë rënë, një është dhe tjetri nuk ka ardhur ende; dhe, kur të vijë, pak kohë do të mbetet.
也就是那七位王:五位已经倒下,一位还在,另一位还没有来到——这位即将到来的,统治也会很短。
11 Dhe bisha që ishte, dhe nuk është më, është edhe ajo i teti mbret, dhe është nga të shtatët dhe shkon në përhumbje.
那曾经在、但如今不在的野兽,就是第八位王,是那七位中的一位,也会被彻底摧毁。
12 Të dhjetë brirët, që pe, janë dhjetë mbretër, të cilët nuk kanë marrë ende mbretërinë, por do të marrin pushtet si mbretër, një orë, bashkë me bishën.
你看见的那十角就是十个尚未开始统治的王。他们会获得与兽一起作为王统治的权力,持续一小时。
13 Këta kanë një qëllim, dhe do t’ia japin fuqinë dhe pushtetin e tyre bishës.
他们有着共同的目标:把自己的力量和权力交给那野兽。
14 Ata do të luftojnë kundër Qengjit dhe Qengji do t’i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë”.
他们要跟羊羔作战,羊羔一定会战胜他们,因为他是万主之主,万王之王。已呼叫和选择了他的追随者,他们相信他”
15 Pastaj më tha: “Ujërat që ke parë, ku ulet lavirja, janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.
天使对我解释:“你所看见那淫妇坐着的水源,就是各种民族、人群、国家和方言的人。
16 Dhe të dhjetë brirët që ke parë mbi bishën, këta do të urrejnë laviren, do ta bëjnë të shkretë dhe lakuriq, dhe do të hanë mishrat e saj dhe do ta djegin në zjarr.
你看见那十角和野兽会恨这淫妇,会对夺走她的一切,让她赤裸,又要吃她的肉,用火把她烧掉。
17 Sepse Perëndia u dha në zemër atyre të kryejnë mendjen e tij, të bëhen në një mendje, edhe t’i japin bishës mbretërinë e tyre, gjersa të plotësohen fjalët e Perëndisë.
因为上帝把他想要做的事放在他们的脑海里,有一个商定的目的:那就是把自己的国家献给野兽,让上帝的话变成现实。
18 Dhe gruaja që pe është qyteti i madh, që mbretëron mbi mbretëritë e dheut”.
你看见的那妇人,就是统治地上众王的那座伟大城市。”

< Zbulesa 17 >