< Zbulesa 16 >

1 Pastaj dëgjova një zë të madh nga tempulli që u thoshte të shtatë engjëjve: “Shkoni dhe derdhni mbi dhe kupat e zemërimit të Perëndisë”.
我听见圣殿中传来巨大的声音,对七位天使说:“去吧,把上帝审判的七个碗倒在地上!”
2 I pari shkoi dhe e derdhi kupën e vet mbi tokë, dhe një ulçerë e ligë dhe e dhimbshme goditi njerëzit që kishin damkën e bishës dhe ata që adhuronin figurën e saj.
第一位天使去了,把碗倒在地上,于是在那些有兽记号和膜拜兽像的人身上,生出了可怕的恶性毒疮。
3 Pastaj engjëlli i dytë e derdhi kupën e tij në det; dhe u bë gjak si i një të vdekuri dhe çdo qenie e gjallë në det vdiq.
第二位天使把碗倒在海里,海水就变成好像死人的血,海中的所有生物都死了。
4 Edhe engjëlli i tretë e derdhi kupën e tij në lumenj dhe në burimet e ujërave; dhe u bë gjak.
第三位天使把碗倒在江河和众水的泉源里,水就变成了血。
5 Dhe dëgjova engjëllin e ujërave duke thënë: “Ti je i drejtë, o Zot, që je që ishe dhe që do të vish, i Shenjti që gjykoi këto gjëra.
我听见掌管众水的天使说:“正如这审判所表明的那样,那过去和现在的胜者,真如审判所显示,你是真正的正确。
6 Ata kanë derdhur gjakun e shenjtorëve dhe të profetëve, dhe ti u dhe atyre të pijnë gjak, sepse është shpërblimi që ata meritojnë”.
这些人曾流过信徒的血,现在你给他们血喝,这是他们该受的。”
7 Dhe dëgjova një tjetër që thoshte nga altari: “Po, o Zot, Perëndi i plotfuqishëm, gjykimet e tua janë të vërteta dhe të drejta”.
我又听见祭坛中有声音说:“是的,主啊!全能的上帝,你的审判是正义而公正的!”
8 Dhe engjëlli i katërt e derdhi kupën e tij mbi dielli; dhe iu dha atij të djegë njerëzit me zjarr.
第四位天使把碗倒在太阳上,太阳就得到了能力,可以用火烤人。
9 Dhe njerëzit u dogjën nga një nxehtësi e madhe dhe ata blasfemuan emrin e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë, dhe nuk u penduan që t’i japin lavdi atij.
人被高热烧烤,亵渎那有权力掌管这些灾难的上帝之名,但他们并不悔改,不肯将荣耀归给他。
10 Dhe engjëlli i pestë e derdhi kupën e tij mbi fronin e bishës; dhe mbretëria e tij u mbulua me terr; dhe njerëzit kafshonin gjuhët e tyre nga dhembja,
第五位天使把碗倒在野兽的王座上,野兽的王国就黑暗,人因为痛苦就咬自己的舌头。
11 dhe blasfemuan Perëndinë e qiellit për shkak të dhembjeve të tyre dhe ulçerët e tyre, por nuk u penduan për veprat e tyre.
他们因为所受的痛苦和所生的疮,亵渎天上的上帝,却并不为自己所作的悔改。
12 Pastaj engjëlli i gjashtë e derdhi kupën e tij në lumin e madh Eufrat dhe uji i tij u tha për të bërë gati udhën e mbretërve që vijnë nga lindja e diellit.
第六位天使把碗倒在幼发拉底大河上,河水干涸,为了要给那些从东方来的王预备道路。
13 Dhe pashë të dilte nga goja e dragoit, nga goja e bishës dhe nga goja e profetit të rremë, tri frymë të ndyra, që u ngjanin bretkosave.
我看见三个邪灵,好像青蛙从龙口、兽口和假先知的口中出来。
14 Sepse në fakt janë fryma të demonëve që bëjnë mrekulli, që shkojnë te mbretërit e dheut dhe të gjithë botës, që t’i mbledhin për luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm.
他们是魔鬼的灵,做出神奇之事,他们汇聚了普天下的众王,叫他们在全能上帝的伟大审判日中聚集作战。
15 “Ja, unë po vij si vjedhës; lum ai që rri zgjuar dhe ruan rrobat e veta që të mos ecë i zhveshur dhe të duket turpi i tij”.
(注意了!我会像贼一样到来!祝福那些保持警惕、衣服做好准备的人,让他们不至于赤身行走并感到耻辱。)
16 Dhe i mblodhën në një vend që hebraisht quhet “Armagedon”.
邪灵就把众王聚集在一个地方,希伯来话叫哈米吉多顿。
17 Pastaj engjëlli i shtatë e derdhi kupën e tij në erë; dhe doli një zë i madh nga tempulli i qiellit, nga froni, duke thënë: “U bë”.
第七位天使把碗倒在空中,此时从圣殿的宝座处传来很大的声音:“结束了!”
18 Atëherë shkrepën zëra bubullima dhe vetëtima, dhe u bë një tërmet i madh, që i tillë nuk ishte bërë qëkurse u bënë njerëzit mbi tokë, një tërmet kaq fort i madh.
于是出现闪电、雷轰和大地震,自从地面有人生活以来,从未发生过这么大的地震,
19 Dhe qyteti i madh u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve ranë, Babilona e madhe u kujtua përpara Perëndisë, që t’i japë kupën e verës së zemërimit të tij të tërbuar.
那大城裂为三段,列国的城也都倒塌了。上帝想起巴比伦大城,好让她得到装满他敌意之酒的杯子。
20 Dhe çdo ishull iku, edhe malet nuk u gjetën më.
各海岛都消失了,众山不见。
21 Dhe një breshër i madh, me peshë prej një talenti, ra nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzit blasfemuan Perëndinë për plagën e breshërit; sepse plaga e tij ishte me të vërtetë e madhe.
大冰雹从天而落,每块重约五十公斤,砸在人身上。由于这冰雹的灾,人们便诅咒上帝,因为这灾太严重了。

< Zbulesa 16 >