< Zbulesa 15 >

1 Pastaj pashë në qiell një shenjë tjetër të madhe dhe të mrekullishme: shtatë engjëj që kishin shtatë plagët e fundit, sepse me to u krye zemërimi i Perëndisë.
І бачив я інше знаме́но на небі, велике та дивне, — сім анголі́в, що сім кар вони мали, бо ними кінча́вся гнів Божий.
2 Dhe pashë një si det të qelqtë, të përzier me zjarr dhe në këmbë mbi detin e qelqtë, ata që kishin mundur bishën, figurën e saj, dhe damkën e saj edhe numrin e emrit të saj. Ata kishin qestet e Perëndisë,
І я бачив щось, ніби як море скляне́, з огнем перемішане. А ті, що перемогли́ звіри́ну та о́браза його, і знаме́но його, і число його ймення, — стояли на морі склянім, та мали гу́сла Божі.
3 dhe këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe këngënn e Qengjit, duke thënë: “Të mëdha dhe të mrekullueshme janë veprat e tua, o Zot, Perëndi i plotfuqishëm; të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbret i kombeve.
І співали вони пісню Мойсея, раба Божого, і пісню Агнця, говорячи: „Великі та дивні діла Твої, о Господи, Боже Вседержи́телю! Справедливі й правдиві дороги Твої, о Ца́рю святих!
4 Kush nuk do të të druajë, o Zot, dhe nuk do të lëvdojë emrin tënd? Sepse vetëm ti je i Shenjtë; sepse të gjitha kombet do të vijnë dhe do të adhurojnë përpara teje, sepse gjykimet e tua u shfaqën”.
Хто́ Тебе, Господи, не побоїться, та Йме́ння Твого не просла́вить? Бо один Ти святий, бо наро́ди всі при́йдуть та вкло́няться перед Тобою, бо з'явилися су́ди Твої!“
5 Dhe pas këtyre gjërave unë pashë dhe ja, u hap në qiell tempulli i tabernakullit të dëshmisë.
А по цьому я глянув, — і ось відчинився храм ски́нії сві́дчення в небі,
6 Dhe të shtatë engjëjt, që kishin të shtatë plagët, dolën nga tempulli, të veshur me lin të pastër dhe të shndritshëm, dhe të ngjeshur përreth gjoksit me breza ari.
і сім анголі́в вийшли з храму, і сім кар вони мали. Вони були вдягнені в ша́ти льняні́, чисті й ясні́, і підпере́зані довкола грудей золотими пояса́ми.
7 Një nga të katër qeniet e gjalla u dha të shtatë engjëjve shtatë kupa ari, plot me zemërimi i Perëndisë, që rron në shekuj të shekujve. (aiōn g165)
І одна з чотирьох тих тварин дала́ сімом ангола́м сім чаш золотих, напо́внених гніву Бога, що живе повік віку. (aiōn g165)
8 Dhe tempulli u mbush me tym nga lavdia e Perëndisë dhe nga fuqia e tij; dhe askush nuk mund të hynte në tempull, derisa të mbaroheshin të shtatë plagët e të shtatë engjëjve.
І храм перепо́внився димом від Божої слави, і від сили Його. Та до храму ніхто не спромігся ввійти, аж поки не скінчи́лися ті сім кар сімох а́нголів.

< Zbulesa 15 >