< Zbulesa 12 >

1 Pastaj një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua e veshur me diellin, dhe me hënën poshtë këmbëve të saj, dhe mbi krye të saj një kurorë me dymbëdhjetë yje.
天上现出大异象来:有一个妇人身披日头,脚踏月亮,头戴十二星的冠冕。
2 Ishte shtatzënë e bërtiste nga dhembjet dhe mundimet e lindjes.
她怀了孕,在生产的艰难中疼痛呼叫。
3 Dhe u duk një shenjë tjetër në qiell: dhe ja, një dragua i madh i kuq që kishte shtatë kokë dhe dhjetë brirë, dhe mbi kokat e tij kishte shtatë kurora.
天上又现出异象来:有一条大红龙,七头十角;七头上戴着七个冠冕。
4 Dhe bishti i tij tërhiqte pas vetes të tretën pjesë te yjeve të qiellit dhe i hodhi mbi tokë. Dhe dragoi qëndroi përpara gruas që ishte gati për të lindur, për të gllabëruar birin e saj kur ta kishte lindur.
它的尾巴拖拉着天上星辰的三分之一,摔在地上。龙就站在那将要生产的妇人面前,等她生产之后,要吞吃她的孩子。
5 Dhe ajo lindi një bir mashkull, i cili duhet të qeverisë gjithë kombet me skeptër të hekurt; dhe biri i saj u rrëmbye pranë Perëndisë dhe fronit të tij.
妇人生了一个男孩子,是将来要用铁杖辖管万国的;她的孩子被提到 神宝座那里去了。
6 Dhe gruaja iku në shkretëtirë, ku kishte vend të përgatitur nga Perëndia, që të ushqehet atje një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
妇人就逃到旷野,在那里有 神给她预备的地方,使她被养活一千二百六十天。
7 Edhe u bë luftë në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan,
在天上就有了争战。米迦勒同他的使者与龙争战,龙也同它的使者去争战,
8 por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell.
并没有得胜,天上再没有它们的地方。
9 Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.
大龙就是那古蛇,名叫魔鬼,又叫撒但,是迷惑普天下的。它被摔在地上,它的使者也一同被摔下去。
10 Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell që thoshte: “Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë.
我听见在天上有大声音说:“我 神的救恩、能力、国度,并他基督的权柄,现在都来到了!因为那在我们 神面前昼夜控告我们弟兄的,已经被摔下去了。
11 Dhe ata e fituan atë me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.
弟兄胜过它,是因羔羊的血和自己所见证的道。他们虽至于死,也不爱惜性命。
12 Prandaj gëzohuni, o qiej, dhe ju që rrini në ta. Mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë”.
所以,诸天和住在其中的,你们都快乐吧!只是地与海有祸了!因为魔鬼知道自己的时候不多,就气忿忿地下到你们那里去了。”
13 Dhe, kur dragoi pa se u hodh për tokë, përndoqi gruan që lindi birin mashkull.
龙见自己被摔在地上,就逼迫那生男孩子的妇人。
14 Dhe iu dhanë gruas dy krahët e shqiponjës së madhe, që të fluturojë në shkretëtirë në vendin e saj, ku të ushqehet një kohë, disa kohë dhe gjysmën e një kohe, larg pranisë së gjarprit.
于是有大鹰的两个翅膀赐给妇人,叫她能飞到旷野,到自己的地方,躲避那蛇;她在那里被养活一载二载半载。
15 Atëherë gjarpri qiti nga goja e tij ujë si një lumë prapa gruas, që atë ta merrte lumi,
蛇就在妇人身后,从口中吐出水来,像河一样,要将妇人冲去。
16 dhe toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e vet dhe përpiu lumin që dragoi kishte nxjerrë nga goja e vet.
地却帮助妇人,开口吞了从龙口吐出来的水。
17 Dhe dragoi u zemërua kundër gruas dhe shkoi të bëjë luftë me të tjerët, pasardhjes së saj, të atyre që i ruajnë urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezu Krishtit.
龙向妇人发怒,去与她其余的儿女争战,这儿女就是那守 神诫命、为耶稣作见证的。

< Zbulesa 12 >