< Zbulesa 11 >

1 Dhe m’u dha një kallam që i ngjante një shufre. Dhe engjëlli duke qëndruar në këmbë tha: “Çohu dhe mat tempullin e Perëndisë, altarin dhe ata që adhurojnë atje,
І дано мені тростину, подібну до мірної палиці, і сказано: «Іди й виміряй Храм Божий, жертовник і тих, хто там поклоняється в ньому.
2 dhe oborrin që është jashtë tempullit lëre dhe mos e mat, sepse u është dhënë johebrenjve; dhe ata do ta shkelin qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj.
Але зовнішнього двору Храму не міряй, бо його було віддано язичникам. Вони топтатимуть святе місто сорок два місяці.
3 Dhe unë do t’u jap të dy dëshmitarëve të mi për të profetizuar, dhe ata do të profetizojnë një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur me thasë.
І Я дам [владу] двом Своїм свідкам, одягненим у мішковину, і вони пророкуватимуть тисячу двісті шістдесят днів».
4 Këta janë të dy drurët e ullirit dhe të dy shandanët që rrijnë përpara Perëndisë së dheut.
Це два оливкових дерева та два світильники, що стоять перед Господом землі.
5 Dhe, nëse ndokush dëshiron t’u bëjë keq atyre, nga goja e tyre del zjarr dhe i gllabëron armiqtë e tyre; dhe kushdo që dëshëron t’u bëjë keq atyre, në këtë mënyrë duhet vrarë.
Якщо хтось намагається заподіяти їм шкоду, з їхніх вуст виходить вогонь і пожирає їхніх ворогів. Ось так помре кожен, хто захоче їм нашкодити.
6 Ata kanë pushtet të mbyllin qiellin, që të mos bjerë shi në ditët e profecisë së tyre; ata kanë edhe pushtet mbi ujërat t’i kthejnë në gjak dhe për të goditur dheun me çdo plagë, sa herë të duan.
Вони мають владу закрити небо, щоб не було дощу в дні їхнього пророцтва, мають владу перетворювати воду в кров і вражати землю будь-якою карою так часто, як захочуть.
7 Dhe kur ta kryejnë dëshminë e tyre, bisha që ngjitet nga humnera do të bëjë luftë kundër tyre, edhe do t’i mundë ata, dhe do t’i vrasë. (Abyssos g12)
І коли вони закінчать своє свідчення, звір, що виходить із безодні, розпочне з ними війну, переможе їх та вб’є. (Abyssos g12)
8 Dhe kufomat e tyre do të dergjen në sheshin e qytetit të madh, i cili frymërisht quhet Sodomë dhe Egjipt, ku është kryqëzuar edhe Zoti ynë.
Їхні тіла [лежатимуть] на площі великого міста, яке духовно називається Содом та Єгипет, де був розіп’ятий їхній Господь.
9 Dhe njerëz nga popuj, dhe fise, dhe gjuhë, dhe kombe do të shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë, dhe nuk do të lënë që kufomat e tyre të shtihen në varr.
Протягом трьох із половиною днів [люди] зі всякого народу, племені, мови та нації будуть дивитися на їхні тіла й не дозволять поховати їх.
10 Dhe banorët e dheut do të ngazëllojnë për ata dhe do të bëjnë festë; dhe do t’i dërgojnë njeri tjetrit dhurata, sepse këta dy profetë i munduan ata që banojnë mbi dhe”.
Мешканці землі будуть радіти й святкувати з цього приводу, надсилатимуть одне одному подарунки, бо ці два пророки мучили тих, хто живе на землі.
11 Por mbas tri ditë e gjysmë, fryma e jetës që buron nga Perëndia hyri në ta; edhe qëndruan në këmbët e tyre, dhe një tmerr e madh ra mbi ata që i shikonin.
Але через три з половиною дні Дух життя від Бога увійшов у них, і вони стали на ноги, і великий страх охопив тих, хто дивився на них.
12 Edhe dëgjuan një zë të madh nga qielli duke u thënë atyre: “Ngjituni këtu lart”. Dhe u ngjitën në qiell në një re; dhe armiqtë e tyre i panë.
І [пророки] почули гучний голос із неба, що говорив їм: «Підніміться сюди!» Вони піднялися в небо на хмарі, а їхні вороги дивилися на них.
13 Dhe në atë orë ra një tërmet i madh, dhe e dhjeta pjesë e qytetit u rrëzua, dhe në tërmet u vranë shtatë mijë njerëz; dhe të tjerët u tmerruan dhe i dhanë lavdi Perëndisë së qiellit.
Тієї ж миті стався сильний землетрус – і десята частина міста завалилася. І загинули від землетрусу сім тисяч людей, а інші жахнулися й віддали славу Богу неба.
14 Mjerimi i dytë kaloi, por ja, mjerimi i tretë do vijë së shpejti.
Пройшло друге горе, але скоро настане третє.
15 Dhe engjëlli i shtatë i ra borisë dhe u bënë zëra të mëdhenj në qiell që thoshnin: “Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit tonë dhe të Krishtit të tij, dhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve”. (aiōn g165)
Сьомий ангел засурмив, і на небі пролунали гучні голоси, які казали: «Царство світу стало [Царством] нашого Господа та Його Христа! Він буде царювати навіки-віків!» (aiōn g165)
16 Atëherë të njëzet e katër pleqtë që rrinin përpara Perëndisë mbi fronet e tyre, ranë përmbys mbi fytyrat e veta dhe adhuruan Perëndinë,
І двадцять чотири старці, що сиділи на своїх престолах перед Богом, упали долілиць і поклонилися Богові,
17 duke thënë: “Ne të falënderojmë, o Zot, Perëndi i Plotfuqishmi, që je, që ishe dhe që do të vish, sepse more në dorë pushtetin tënd të madh, dhe mbretëron.
кажучи: «Ми дякуємо Тобі, Господи Боже Вседержителю, Той, Хто є і Хто був, бо Ти взяв Свою велику силу й почав царювати.
18 Kombet ishin zemëruar, por erdhi mëria jote, dhe erdhi koha që të gjykohen të vdekurit dhe t’u jepet paga shërbëtorëve të tu, profetëve, dhe shenjtorëve, dhe atyre që druajnë emrin tënd, të vegjëlve dhe të mëdhenjve, dhe të shkatërrosh ata që shkatërrojnë dheun”.
Народи розлютилися, але Твій гнів прийшов. Настав час судити померлих і нагородити Твоїх рабів, пророків і святих, які шанують Твоє ім’я, малих та великих, і знищити тих, хто руйнує землю».
19 Atëherë u hap tempulli i Perëndisë në qiell dhe u duk arka e besëlidhjes së tij, dhe ndodhnin vetëtima, dhe zëra, dhe bubullima, dhe tërmet, dhe një rebesh i fortë breshëri.
Потім був відкритий Божий Храм на небі, і в Храмі було видно ковчег Його завіту. І спалахнули блискавки, пролунали голоси та громи, стався землетрус та сильний град.

< Zbulesa 11 >