< Zbulesa 10 >

1 Pastaj pashë një engjëll tjetër të fuqishëm që zbriste nga qielli, i mbështjellë në një re dhe me ylber mbi krye; dhe fytyra e tij ishte si diell dhe këmbët e tij si shtylla zjarri.
我又看见一位力量强大的天使从天上而降,身披云彩,头上有彩虹,脸像太阳,两脚如火柱。
2 Ai kishte në dorë një libërth të hapur dhe vuri këmbën e tij të djathtë mbi det dhe të majtin mbi dhe,
他手里拿着展开的小书卷,将右脚踏在海上,左脚踏在地上,
3 dhe thirri me zë të madh si një luan që vrumbullon; dhe, si bërtiti, të shtatë bubullima bënë të dëgjohej ushtima e tyre.
他如狮子般大声呼叫。在呼喊的时候,有七个惊雷回应它。
4 Dhe kur të shtatë bubullimat bënë të dëgjohej ushtima e tyre, u gatita të shkruaj, por dëgjova një zë nga qielli që më thoshte: “Vulosi gjërat që thonin të shtatë bubullimat dhe mos i shkruaj”.
七声惊雷响起时,我正要写下来,就听见天上传来一个声音说:“你要封印七雷所说的,不要写出来!”
5 Atëherë engjëlli që unë pashë që rrinte në këmbë mbi det e mbi dhe, ngriti dorën e djathtë drejt qiellit,
我看见那天使站在海上和地上,向天举起右手。
6 dhe bëri be për atë që rron në shekuj të shekujve, që krijoi qiellin dhe gjërat që janë në të, tokën dhe gjërat që janë në të, detin dhe gjërat që janë në të, se nuk do të vonohet më. (aiōn g165)
他凭着那创造天和天中万物、地和地中万物、海和海中万物,永生永世的主发了一个神圣的誓言。说:“不能再耽搁了! (aiōn g165)
7 por në ditët kur engjëlli i shtatë të bëjë të dëgjohet zëri i tij, kur ai t’i bjerë borisë do të zbatohet misteri i Perëndisë, ashtu si ai e ua shpalli shërbëtorëve të tij, profetëve.
但当第七位天使说话并吹响号角时,上帝的奥秘、他向其仆人和众先知们宣布的福音就要实现了。”
8 Dhe zëri që kisha dëgjuar nga qielli më foli përsëri dhe tha: “Shko, merr libërthin e hapur që ndodhet në dorën e engjëllit që rri mbi det e mbi dhe”.
然后我再次听到那天上传来的声音对我说:“去吧,去那站在海上和地上天使处,将他手中展开的书卷拿过来。”
9 Dhe shkova tek engjëlli dhe i thashë: “Më jep libërthin”. Dhe ai më tha: “Merre dhe gllabëroje atë dhe ai do ta hidhërojë të brëndëshmet e tua, por në gojën tënde do të jetë i ëmbël si mjaltë”.
我走到天使那里,请他把小书卷给我。他对我说:“拿着吧,吃下去。它会让你的肠胃发酸,但是口里却好像蜜一样甘甜。”
10 Dhe e mora libërthin nga dora e engjëllit, dhe si e gllabërova; dhe ishte në gojën time i ëmbël si mjaltë; dhe, mbasi e gllabërova, barku im u hidhërua.
我把小书卷从天使手中拿过来,吃下去,口里甘甜如蜜,但吃下去却感觉肠胃发酸。
11 Dhe ai më tha: “Të duhet përsëri të profetizosh mbi shumë popuj, kombe, gjuhë dhe mbretër”.
他又对我说:“关于众多民族、国家、语言和君王,你必须再次做出预言。”

< Zbulesa 10 >