< Psalmet 95 >

1 Ejani, t’i këndojmë me gëzim Zotit; t’i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.
Dođite, kličimo Jahvi, uzvikujmo Hridi, Spasitelju svome!
2 Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.
Pred lice mu stupimo s hvalama, kličimo mu u pjesmama!
3 Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.
Jer velik je Jahve, Bog naš, Kralj veliki nad svim bogovima.
4 Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.
U njegovoj su ruci zemaljske dubine, njegovi su vrhunci planina.
5 I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.
Njegovo je more, on ga je stvorio, i kopno koje načiniše ruke njegove.
6 Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.
Dođite, prignimo koljena i padnimo nice, poklonimo se Jahvi koji nas stvori!
7 Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,
Jer on je Bog naš, a mi narod paše njegove, ovce što on ih čuva. O, da danas glas mu poslušate:
8 “mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,
“Ne budite srca tvrda kao u Meribi, kao u dan Mase u pustinji
9 ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.
gdje me iskušavahu očevi vaši premda vidješe djela moja.
10 Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: “Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.
Četrdeset ljeta jadio me naraštaj onaj, pa rekoh: 'Narod su nestalna srca i ne promiču moje putove.'
11 Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time”.
Stog se zakleh u svom gnjevu: 'Nikad neće ući u moj pokoj!'”

< Psalmet 95 >