< Psalmet 87 >

1 Ai i vuri themelet e tij mbi malet e shenjta.
לבני-קרח מזמור שיר יסודתו בהררי-קדש
2 Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit.
אהב יהוה שערי ציון-- מכל משכנות יעקב
3 Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela)
נכבדות מדבר בך-- עיר האלהים סלה
4 Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: “Ky ka lindur atje”.
אזכיר רהב ובבל-- לידעי הנה פלשת וצר עם-כוש זה ילד-שם
5 Dhe do të thuhet për Sionin: “Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm”.
ולציון יאמר-- איש ואיש ילד-בה והוא יכוננה עליון
6 Zoti duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: “Ky ka lindur atje”. (Sela)
יהוה--יספר בכתוב עמים זה ילד-שם סלה
7 Dhe këngëtarët dhe ata që u bien veglave do të thonë: “Të gjitha burimet e mia të jetës dhe të gëzimit janë te ti”.
ושרים כחללים-- כל-מעיני בך

< Psalmet 87 >