< Psalmet 75 >

1 Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.
למנצח אל תשחת מזמור לאסף שיר הודינו לך אלהים הודינו וקרוב שמך ספרו נפלאותיך׃
2 Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi.
כי אקח מועד אני מישרים אשפט׃
3 Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela)
נמגים ארץ וכל ישביה אנכי תכנתי עמודיה סלה׃
4 U kam thënë fodullëve: “Mos u mburrni!”, dhe të pabesëve: “Mos u bëni hundëpërpjetë!
אמרתי להוללים אל תהלו ולרשעים אל תרימו קרן׃
5 Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë të fortë”.
אל תרימו למרום קרנכם תדברו בצואר עתק׃
6 Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.
כי לא ממוצא וממערב ולא ממדבר הרים׃
7 Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.
כי אלהים שפט זה ישפיל וזה ירים׃
8 Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin.
כי כוס ביד יהוה ויין חמר מלא מסך ויגר מזה אך שמריה ימצו ישתו כל רשעי ארץ׃
9 Por unë do të shpall përjetë dhe do t’i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit.
ואני אגיד לעלם אזמרה לאלהי יעקב׃
10 Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet.
וכל קרני רשעים אגדע תרוממנה קרנות צדיק׃

< Psalmet 75 >