< Psalmet 70 >

1 O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.
For the choirmaster. Of David. To bring remembrance. Make haste, O God, to deliver me! Hurry, O LORD, to help me!
2 U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time.
May those who seek my life be ashamed and confounded; may those who wish me harm be repelled and humiliated.
3 Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: “Ah, ah!”.
May those who say, “Aha, aha!” retreat because of their shame.
4 U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: “U përlëvdoftë Perëndia!”.
May all who seek You rejoice and be glad in You; may those who love Your salvation always say, “Let God be magnified!”
5 Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono.
But I am poor and needy; hurry to me, O God. You are my help and my deliverer; O LORD, do not delay.

< Psalmet 70 >