< Psalmet 55 >

1 O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.
大衛的訓誨詩,交與伶長。用絲弦的樂器。 上帝啊,求你留心聽我的禱告, 不要隱藏不聽我的懇求!
2 Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj,
求你側耳聽我,應允我。 我哀歎不安,發聲唉哼,
3 për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës.
都因仇敵的聲音,惡人的欺壓; 因為他們將罪孽加在我身上,發怒氣逼迫我。
4 Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua.
我心在我裏面甚是疼痛; 死的驚惶臨到我身。
5 Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur.
恐懼戰兢歸到我身; 驚恐漫過了我。
6 Prandaj kam thënë: “Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.
我說:但願我有翅膀像鴿子, 我就飛去,得享安息。
7 Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela)
我必遠遊, 宿在曠野。 (細拉)
8 Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna”.
我必速速逃到避所, 脫離狂風暴雨。
9 Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.
主啊,求你吞滅他們,變亂他們的舌頭! 因為我在城中見了強暴爭競的事。
10 Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.
他們在城牆上晝夜繞行; 在城內也有罪孽和奸惡。
11 Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.
邪惡在其中; 欺壓和詭詐不離街市。
12 Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t’i isha fshehur atij.
原來不是仇敵辱罵我, 若是仇敵,還可忍耐; 也不是恨我的人向我狂大, 若是恨我的人就必躲避他。
13 Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.
不料是你;你原與我平等, 是我的同伴,是我知己的朋友!
14 Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.
我們素常彼此談論,以為甘甜; 我們與群眾在上帝的殿中同行。
15 I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi. (Sheol h7585)
願死亡忽然臨到他們! 願他們活活地下入陰間! 因為他們的住處,他們的心中,都是邪惡。 (Sheol h7585)
16 Sa për mua, do t’i kërkoj ndihmë Perëndisë, dhe Zoti do të më shpëtojë.
至於我,我要求告上帝; 耶和華必拯救我。
17 Në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë do të ankohem dhe do të rënkoj, dhe ai do të dëgjojë zërin tim.
我要晚上、早晨、晌午哀聲悲歎; 他也必聽我的聲音。
18 Ai do ta shpengojë jetën time dhe do ta sigurojë nga lufta që bëhet kundër meje, sepse janë të shumtë ata që janë ngritur kundër meje.
他救贖我命脫離攻擊我的人, 使我得享平安, 因為與我相爭的人甚多。
19 Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t’i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)
那沒有更變、不敬畏上帝的人, 從太古常存的上帝必聽見而苦待他。
20 Ai ka shtrirë duart kundër atyre që jetonin në paqe me të, ka shkelur besëlidhjen e tij.
他背了約, 伸手攻擊與他和好的人。
21 Goja e tij ishte më e ëmbël se gjalpi, por në zemër ai kishte luftën; fjalët e tij ishin më të buta se vaji, por ishin shpata të zhveshura.
他的口如奶油光滑, 他的心卻懷着爭戰; 他的話比油柔和, 其實是拔出來的刀。
22 Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.
你要把你的重擔卸給耶和華, 他必撫養你; 他永不叫義人動搖。
23 Por ti, o Perëndi, do t’i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.
上帝啊,你必使惡人下入滅亡的坑; 流人血、行詭詐的人必活不到半世, 但我要倚靠你。

< Psalmet 55 >