< Psalmet 36 >

1 Mëkati i të pabesit i thotë zemrës sime: “Nuk ekziston asnjë frikë nga Perëndia përpara syve të tij.
למנצח לעבד יהוה לדוד נאם פשע לרשע בקרב לבי אין פחד אלהים לנגד עיניו׃
2 Sepse ai gënjen veten e tij në kërkimin e fajit që ka kryer në urrejtjen ndaj tij.
כי החליק אליו בעיניו למצא עונו לשנא׃
3 Fjalët e gojës së tij janë paudhësi dhe mashtrim; ai ka pushuar së qeni i urtë dhe nuk bën më të mira.
דברי פיו און ומרמה חדל להשכיל להיטיב׃
4 Ai thur paudhësi në shtratin e tij; vihet në një rrugë që nuk është e mirë dhe që nuk e dënon të keqen”.
און יחשב על משכבו יתיצב על דרך לא טוב רע לא ימאס׃
5 O Zot, mirësia jote arrin deri në qiell dhe besnikëria jote deri te retë.
יהוה בהשמים חסדך אמונתך עד שחקים׃
6 Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. O Zot, ti ruan njerëz dhe kafshë.
צדקתך כהררי אל משפטך תהום רבה אדם ובהמה תושיע יהוה׃
7 O Perëndi, sa e çmuar është mirësia jote! Prandaj bijtë e njerëzve gjejnë strehë nën hijen e krahëve të tu;
מה יקר חסדך אלהים ובני אדם בצל כנפיך יחסיון׃
8 ata ngopen me bollëkun e shtëpisë sate, dhe ti u heq etjen në përroin e kënaqësive të tua.
ירוין מדשן ביתך ונחל עדניך תשקם׃
9 Sepse pranë teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën.
כי עמך מקור חיים באורך נראה אור׃
10 Zgjate mirësinë tënde ndaj atyre që të njohin dhe drejtësinë tënde ndaj atyre që janë të drejtë nga zemra.
משך חסדך לידעיך וצדקתך לישרי לב׃
11 Mos më vëntë këmbën kryelarti dhe dora e të pabesit mos më marrtë me vete.
אל תבואני רגל גאוה ויד רשעים אל תנדני׃
12 Ja, ata që kryejnë paudhësi kanë rënë; i kanë rrëzuar për tokë dhe nuk mund të ringjallen përsëri.
שם נפלו פעלי און דחו ולא יכלו קום׃

< Psalmet 36 >