< Psalmet 142 >

1 Unë i këlthas me zërin tim Zotit; me zërin tim i lutem Zotit.
משכיל לדוד בהיותו במערה תפלה קולי אל יהוה אזעק קולי אל יהוה אתחנן׃
2 Para tij paraqes vajtimin tim, para tij parashtroj fatkeqësinë time.
אשפך לפניו שיחי צרתי לפניו אגיד׃
3 Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja.
בהתעטף עלי רוחי ואתה ידעת נתיבתי בארח זו אהלך טמנו פח לי׃
4 Vështroj në të djathtën time dhe ja: nuk ka njeri që të më njohë; çdo rrugë shpëtimi është e mbyllur; asnjeri nuk kujdeset për jetën time.
הביט ימין וראה ואין לי מכיר אבד מנוס ממני אין דורש לנפשי׃
5 Unë të këlthas ty, o Zot, dhe të them: “Ti je streha ime, pjesa ime në tokën e të gjallëve.
זעקתי אליך יהוה אמרתי אתה מחסי חלקי בארץ החיים׃
6 Dëgjo me vëmendje klithmën time, sepse jam katandisur si mos më keq; më çliro nga përndjekësit e mi, sepse janë më të fortë se unë.
הקשיבה אל רנתי כי דלותי מאד הצילני מרדפי כי אמצו ממני׃
7 Më nxirr nga burgu që të mund të kremtoj emrin tënd. Të drejtët do të mblidhen tok rreth meje, sepse ti do të më mbushësh me të mira”.
הוציאה ממסגר נפשי להודות את שמך בי יכתרו צדיקים כי תגמל עלי׃

< Psalmet 142 >