< Psalmet 14 >

1 I pamendi ka thënë në zemër të tij: “Nuk ka Perëndi”. Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.
למנצח לדוד אמר נבל בלבו אין אלהים השחיתו התעיבו עלילה-- אין עשה-טוב
2 Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.
יהוה-- משמים השקיף על-בני-אדם לראות היש משכיל-- דרש את-אלהים
3 Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.
הכל סר יחדו נאלחו אין עשה-טוב--אין גם-אחד
4 Nuk kanë fare arsye të gjithë ata që kryejnë paudhësi, që hanë popullin tim si të hanin bukë dhe nuk kërkojnë ndihmën e Zotit?
הלא ידעו כל-פעלי-און אכלי עמי אכלו לחם יהוה לא קראו
5 Atje do t’i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.
שם פחדו פחד כי-אלהים בדור צדיק
6 Ju kërkoni të prishni planet e të mjerit, sepse Zoti është streha e tij.
עצת-עני תבישו כי יהוה מחסהו
7 Oh! Le të vijë, pra, nga Sioni shpëtimi i Izraelit! Kur Zoti do ta kthejë popullin e tij nga robëria, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.
מי יתן מציון ישועת ישראל בשוב יהוה שבות עמו יגל יעקב ישמח ישראל

< Psalmet 14 >