< Psalmet 137 >

1 Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin;
על נהרות בבל--שם ישבנו גם-בכינו בזכרנו את-ציון
2 mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona.
על-ערבים בתוכה-- תלינו כנרותינו
3 Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: “Na këndoni një këngë të Sionit”.
כי שם שאלונו שובינו דברי-שיר-- ותוללינו שמחה שירו לנו משיר ציון
4 Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?
איך--נשיר את-שיר-יהוה על אדמת נכר
5 Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;
אם-אשכחך ירושלם-- תשכח ימיני
6 m’u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.
תדבק-לשוני לחכי-- אם-לא אזכרכי אם-לא אעלה את-ירושלם-- על ראש שמחתי
7 Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: “Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet”.
זכר יהוה לבני אדום-- את יום ירושלם האמרים ערו ערו-- עד היסוד בה
8 O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë!
בת-בבל השדודה אשרי שישלם-לך-- את-גמולך שגמלת לנו
9 Lum ai që merr foshnjët e tua dhe i përplas kundër shkëmbit!
אשרי שיאחז ונפץ את-עלליך-- אל-הסלע

< Psalmet 137 >