< Psalmet 134 >

1 Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit. 2 Ngrini duart në drejtim të shenjtores dhe bekoni Zotin. 3 Të bekoftë Zoti nga Sioni, ai që ka krijuar qiejtë dhe tokën.

< Psalmet 134 >