< Psalmet 132 >

1 Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,
שִׁיר הַֽמַּעֲלוֹת זְכוֹר־יְהוָה לְדָוִד אֵת כָּל־עֻנּוֹתֽוֹ׃
2 ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:
אֲשֶׁר נִשְׁבַּע לַיהוָה נָדַר לַאֲבִיר יַעֲקֹֽב׃
3 “Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;
אִם־אָבֹא בְּאֹהֶל בֵּיתִי אִם־אֶעֱלֶה עַל־עֶרֶשׂ יְצוּעָֽי׃
4 nuk do t’i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,
אִם־אֶתֵּן שְׁנַת לְעֵינָי לְֽעַפְעַפַּי תְּנוּמָֽה׃
5 deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit”.
עַד־אֶמְצָא מָקוֹם לַיהוָה מִשְׁכָּנוֹת לַאֲבִיר יַעֲקֹֽב׃
6 Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
הִנֵּֽה־שְׁמַֽעֲנוּהָ בְאֶפְרָתָה מְצָאנוּהָ בִּשְׂדֵי־יָֽעַר׃
7 Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
נָבוֹאָה לְמִשְׁכְּנוֹתָיו נִשְׁתַּחֲוֶה לַהֲדֹם רַגְלָֽיו׃
8 Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.
קוּמָה יְהוָה לִמְנוּחָתֶךָ אַתָּה וַאֲרוֹן עֻזֶּֽךָ׃
9 Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.
כֹּהֲנֶיךָ יִלְבְּשׁוּ־צֶדֶק וַחֲסִידֶיךָ יְרַנֵּֽנוּ׃
10 Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.
בַּעֲבוּר דָּוִד עַבְדֶּךָ אַל־תָּשֵׁב פְּנֵי מְשִׁיחֶֽךָ׃
11 Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: “Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.
נִשְׁבַּֽע־יְהוָה ׀ לְדָוִד אֱמֶת לֹֽא־יָשׁוּב מִמֶּנָּה מִפְּרִי בִטְנְךָ אָשִׁית לְכִסֵּא־לָֽךְ׃
12 Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t’u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd”.
אִֽם־יִשְׁמְרוּ בָנֶיךָ ׀ בְּרִיתִי וְעֵדֹתִי זוֹ אֲלַמְּדֵם גַּם־בְּנֵיהֶם עֲדֵי־עַד יֵשְׁבוּ לְכִסֵּא־לָֽךְ׃
13 Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:
כִּֽי־בָחַר יְהוָה בְּצִיּוֹן אִוָּהּ לְמוֹשָׁב לֽוֹ׃
14 “Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.
זֹאת־מְנוּחָתִי עֲדֵי־עַד פֹּֽה־אֵשֵׁב כִּי אִוִּתִֽיהָ׃
15 Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t’i ngop me bukë të varfërit e tij;
צֵידָהּ בָּרֵךְ אֲבָרֵךְ אֶבְיוֹנֶיהָ אַשְׂבִּיעַֽ לָֽחֶם׃
16 do t’i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.
וְֽכֹהֲנֶיהָ אַלְבִּישׁ יֶשַׁע וַחֲסִידֶיהָ רַנֵּן יְרַנֵּֽנוּ׃
17 Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t’i jap një llambë të vajosurit tim.
שָׁם אַצְמִיחַ קֶרֶן לְדָוִד עָרַכְתִּי נֵר לִמְשִׁיחִֽי׃
18 Do t’i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij”.
אוֹיְבָיו אַלְבִּישׁ בֹּשֶׁת וְעָלָיו יָצִיץ נִזְרֽוֹ׃

< Psalmet 132 >