< Psalmet 13 >

1 Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde?
大衛的詩,交與伶長。 耶和華啊,你忘記我要到幾時呢?要到永遠嗎? 你掩面不顧我要到幾時呢?
2 Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua?
我心裏籌算,終日愁苦,要到幾時呢? 我的仇敵升高壓制我,要到幾時呢?
3 Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes,
耶和華-我的上帝啊,求你看顧我,應允我! 使我眼目光明,免得我沉睡至死;
4 dhe armiku im të mos thotë: “E munda”, dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem.
免得我的仇敵說:我勝了他; 免得我的敵人在我搖動的時候喜樂。
5 Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd;
但我倚靠你的慈愛; 我的心因你的救恩快樂。
6 unë do t’i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi.
我要向耶和華歌唱, 因他用厚恩待我。

< Psalmet 13 >