< Psalmet 129 >

1 Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:
Hodočasnička pjesma. “Mnogo su me od mladosti tlačili” - neka rekne sad Izrael!
2 “Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.
“Mnogo su me od mladosti tlačili, ali me ne svladaše.
3 Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata”.
Po leđima su mojim orači orali, duge brazde povlačili.
4 Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.
Al' Jahve pravedni isiječe užeta zlikovcima!”
5 U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!
Nek' se postide i uzmaknu svi koji mrze Sion!
6 U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;
Nek' budu k'o trava na krovu što povene prije nego je počupaju.
7 nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;
Žetelac njome ne napuni ruku ni naručje onaj koji veže snopove.
8 dhe kalimtarët mos thënçin: “Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit”.
A prolaznici nek' ne reknu: “Blagoslov Jahvin nad vama! Blagoslivljamo vas imenom Jahvinim!”

< Psalmet 129 >