< Psalmet 126 >

1 Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.
שיר המעלות בשוב יהוה את שיבת ציון היינו כחלמים׃
2 Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: “Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta”.
אז ימלא שחוק פינו ולשוננו רנה אז יאמרו בגוים הגדיל יהוה לעשות עם אלה׃
3 Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.
הגדיל יהוה לעשות עמנו היינו שמחים׃
4 Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.
שובה יהוה את שבותנו כאפיקים בנגב׃
5 Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.
הזרעים בדמעה ברנה יקצרו׃
6 Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.
הלוך ילך ובכה נשא משך הזרע בא יבוא ברנה נשא אלמתיו׃

< Psalmet 126 >