< Psalmet 124 >

1 Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:
שיר המעלות לדוד לולי יהוה שהיה לנו יאמר נא ישראל׃
2 “Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
לולי יהוה שהיה לנו בקום עלינו אדם׃
3 ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;
אזי חיים בלעונו בחרות אפם בנו׃
4 atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
אזי המים שטפונו נחלה עבר על נפשנו׃
5 atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne”.
אזי עבר על נפשנו המים הזידונים׃
6 Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.
ברוך יהוה שלא נתננו טרף לשניהם׃
7 Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.
נפשנו כצפור נמלטה מפח יוקשים הפח נשבר ואנחנו נמלטנו׃
8 Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
עזרנו בשם יהוה עשה שמים וארץ׃

< Psalmet 124 >