< Psalmet 116 >

1 Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.
אהבתי כי ישמע יהוה את קולי תחנוני׃
2 Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.
כי הטה אזנו לי ובימי אקרא׃
3 Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund. (Sheol h7585)
אפפוני חבלי מות ומצרי שאול מצאוני צרה ויגון אמצא׃ (Sheol h7585)
4 Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: “O Zot, të lutem, më shpëto”.
ובשם יהוה אקרא אנה יהוה מלטה נפשי׃
5 Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.
חנון יהוה וצדיק ואלהינו מרחם׃
6 Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.
שמר פתאים יהוה דלותי ולי יהושיע׃
7 Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.
שובי נפשי למנוחיכי כי יהוה גמל עליכי׃
8 Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.
כי חלצת נפשי ממות את עיני מן דמעה את רגלי מדחי׃
9 Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.
אתהלך לפני יהוה בארצות החיים׃
10 Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,
האמנתי כי אדבר אני עניתי מאד׃
11 dhe thoja gjatë përhumbjes sime: “Çdo njeri është gënjeshtar”.
אני אמרתי בחפזי כל האדם כזב׃
12 Ç’do t’i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?
מה אשיב ליהוה כל תגמולוהי עלי׃
13 Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.
כוס ישועות אשא ובשם יהוה אקרא׃
14 Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.
נדרי ליהוה אשלם נגדה נא לכל עמו׃
15 Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.
יקר בעיני יהוה המותה לחסידיו׃
16 Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.
אנה יהוה כי אני עבדך אני עבדך בן אמתך פתחת למוסרי׃
17 Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.
לך אזבח זבח תודה ובשם יהוה אקרא׃
18 Do t’i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,
נדרי ליהוה אשלם נגדה נא לכל עמו׃
19 në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.
בחצרות בית יהוה בתוככי ירושלם הללו יה׃

< Psalmet 116 >