< Psalmet 113 >

1 Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit. 2 Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë. 3 Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit. 4 Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë. 5 Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta, 6 kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë? 7 Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat, 8 për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij. 9 Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.

< Psalmet 113 >