< Psalmet 108 >

1 Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.
שיר מזמור לדוד נכון לבי אלהים אשירה ואזמרה אף כבודי׃
2 Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua të zgjoj agimin.
עורה הנבל וכנור אעירה שחר׃
3 Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve.
אודך בעמים יהוה ואזמרך בל אמים׃
4 Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejtë, dhe e vërteta jote deri te retë.
כי גדול מעל שמים חסדך ועד שחקים אמתך׃
5 Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejtë dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,
רומה על שמים אלהים ועל כל הארץ כבודך׃
6 me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.
למען יחלצון ידידיך הושיעה ימינך וענני׃
7 Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: “Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
אלהים דבר בקדשו אעלזה אחלקה שכם ועמק סכות אמדד׃
8 Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im;
לי גלעד לי מנשה ואפרים מעוז ראשי יהודה מחקקי׃
9 Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi”.
מואב סיר רחצי על אדום אשליך נעלי עלי פלשת אתרועע׃
10 Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?
מי יבלני עיר מבצר מי נחני עד אדום׃
11 A nuk je ti, o Perëndi, që na ke kthyer, dhe nuk del më, o Perëndi, me ushtritë tona?
הלא אלהים זנחתנו ולא תצא אלהים בצבאתינו׃
12 Na ndihmo ti kundër kundërshtarëve, sepse ndihma e njeriut është e kotë.
הבה לנו עזרת מצר ושוא תשועת אדם׃
13 Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe do të jetë ai që do t’i shtypë armiqtë tanë.
באלהים נעשה חיל והוא יבוס צרינו׃

< Psalmet 108 >