< Numrat 6 >

1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
Og Herren talte til Moses og sa:
2 “Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një burrë a një grua do të lidhin një kusht të veçantë, kushtin e nazireatit, për t’iu shenjtëruar Zotit,
Tal til Israels barn og si til dem: Når en mann eller kvinne gjør et hellig løfte om å ville være nasireer og vie sig til Herren,
3 do të heqin dorë nga vera dhe nga pije të tjera që të dehin, nuk do të pinë uthull të bërë nga vera, as uthull të përgatitur me pije dehëse; nuk do të pinë asnjë lëng rrushi dhe nuk do të hanë rrush, as të freskët as të thatë.
så skal han holde sig fra vin og sterk drikk; eddik av vin eller annen sterk eddik skal han ikke drikke og heller ikke nogen saft som er tillaget av druer; hverken friske eller tørre druer skal han ete.
4 Gjatë gjithë kohës së shenjtërimit të tij, ai nuk do të hajë asnjë prodhim të vreshtit, as kokrrat as lëkurën e rrushit.
Så lenge hans innvielse varer, skal han ikke ete noget av det som tillages av vintreet, like fra kjerne til skall.
5 Gjatë gjithë kohës së kushtit të shenjtërimit, brisku nuk do të kalojë mbi kokën e tij; deri sa të mbushen ditët për të cilët iu shenjtërua Zotit do të jetë i shenjtë; do t’i lërë flokët e tij të rriten të gjatë mbi kokën e tij.
Så lenge hans innvielses-løfte gjelder, skal der ikke gå rakekniv over hans hode; inntil hans innvielses-tid er til ende, skal han være hellig, han skal la sitt hodehår vokse fritt.
6 Për gjithë kohën që i është shenjtëruar Zotit nuk do t’i afrohet ndonjë trupi të vdekur;
Så lenge han er innvidd til Herren, skal han ikke komme nær noget lik.
7 as sikur të ishte i ati apo e ëma, i vëllai ose e motra, ai nuk do të ndotet për ta kur vdesin, sepse mban mbi krye shenjën e shenjtërimit të tij Perëndisë.
Ikke engang om hans far eller mor eller bror eller søster dør, må han føre urenhet over sig for deres skyld; for han bærer på sitt hode tegnet på innvielsen til sin Gud.
8 Për gjithë kohën e shenjtërimit të tij, ai do të jetë i shenjtë për Zotin.
Hele sin innvielses-tid er han hellig for Herren.
9 Në rast se dikush vdes papritmas afër tij dhe koka e tij e shenjtëruar mbetet e ndotur, ai do ta rruajë kokën ditën e pastrimit të tij; do ta rruajë ditën e shtatë;
Men dør der nogen hos ham uventet og brått og fører urenhet over hans innvidde hode, da skal han rake sitt hode den dag han blir ren; den syvende dag skal han rake det.
10 ditën e tetë do t’i çojë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.
Og på den åttende dag skal han komme til presten med to turtelduer eller to dueunger, til inngangen til sammenkomstens telt.
11 Prifti do të ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust dhe do të bëjë shlyerjen për të, sepse ka mëkatuar për shkak të trupit të vdekur; dhe po atë ditë do të shenjtërojë kokën e tij.
Og presten skal ofre den ene til syndoffer og den andre til brennoffer og gjøre soning for ham og rense ham for den synd han har ført over sig ved å komme nær liket. Så skal han samme dag hellige sitt hode,
12 Do t’i shenjtërojë përsëri Zotit ditët e nazireatit të tij dhe do të çojë një qengj motak si fli shlyerjeje; por ditët e mëparshme nuk do të llogariten më, sepse nazireati i tij është ndotur.
og på ny vie sig til Herren for like sa lang tid som han først hadde lovt, og føre frem et årsgammelt lam til skyldoffer; den første tid gjelder ikke mere, fordi hans innvielse blev utskjemt.
13 Ky është ligji i nazireatit: kur ditët e shenjtërimit të tij do të plotësohen, atë njeri do ta sjellin në hyrjen e çadrës së mbledhjes;
Dette er loven for nasireeren: Den dag hans innvielses-tid er til ende, skal han føres frem til inngangen til sammenkomstens telt,
14 dhe ai do t’ia paraqesë ofertën e tij Zotit: një qengj mashkull motak pa të meta për olokaustin, një qengj femër motak pa të meta për flijimin për mëkatin dhe një dash pa të meta për flijimin e falënderimit;
og han skal bære frem for Herren sitt offer, et årsgammelt værlam uten lyte til brennoffer og et årsgammelt hunlam uten lyte til syndoffer og en vær uten lyte til takkoffer
15 një shportë me bukë të ndorme të përgatitura me majë mielli, me kuleç të zëna me vaj, një revani pa maja të lyer me vaj, me ofertat e tyre ushqimore dhe libacionet e tyre.
og en kurv med usyrede kaker av fint mel, kaker med olje i, og usyrede brødleiver smurt med olje, og matofferet og drikkofferne som hører til.
16 Prifti do t’i paraqesë këto gjëra përpara Zotit dhe do të ofrojë flijimin e tij për mëkatin dhe olokaustin e tij;
Og presten skal bære det frem for Herrens åsyn og ofre hans syndoffer og hans brennoffer.
17 do të ofrojë dashin si flijim falënderimi ndaj Zotit, bashkë me shportën e bukëve të ndorme; prifti do të ofrojë gjithashtu blatimin e tij ushqimor dhe libacionin e tij.
Og væren skal han ofre som takkoffer til Herren sammen med kurven med de usyrede kaker, og så skal presten ofre hans matoffer og hans drikkoffer.
18 Nazireu do të rruajë kokën e tij të shenjtëruar në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do të marrë flokët e kokës së tij të shenjtëruar dhe do t’i vërë mbi zjarrin që është nën flijimin e falënderimit.
Derefter skal nasireeren rake sitt innvidde hode ved inngangen til sammenkomstens telt, og han skal ta sitt innvidde hodehår og legge det på ilden som er under takkofferet.
19 Prifti do të marrë shpatullën e pjekur të dashit, një kulaç pa maja nga shporta dhe një revani pa maja dhe do të vërë në dorë të nazireut, mbasi ky të ketë rruar kokën e tij të shenjtëruar.
Og presten skal ta en bog av væren, efterat den er kokt, og en usyret kake av kurven og en usyret brødleiv og legge dem i hendene på nasireeren, efterat han har raket av sitt innvielsestegn.
20 Prifti do t’i tundë si oferta para Zotit; është një gjë e shenjtë që i përket priftit, bashkë me gjoksin e ofertës së tundur dhe me kofshën e ofertës së ngritur. Pas kësaj nazireu do të mund të pijë verë.
Så skal presten svinge dem for Herrens åsyn; det er helliget presten foruten svinge-brystet og løfte-låret. Siden kan nasireeren drikke vin.
21 Ky është ligji për nazireun që i ka premtuar Zotit një ofertë për shenjtërimin e tij, veç atyre që mjetet e tij do t’i lejojnë të bëjë. Në bazë të kushtit të lidhur, ai duhet të sillet në pajtim me ligjin e shenjtërimit të tij”.
Dette er loven for den som gjør et nasireer-løfte, dette er det han skal ofre til Herren på grunn av sin innvielse, foruten det han ellers har råd til; han skal holde sig efter det løfte han har gjort, foruten det loven om hans innvielse krever.
22 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
Og Herren talte til Moses og sa:
23 “Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t’i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë:
Tal til Aron og hans sønner og si: Således skal I si når I velsigner Israels barn:
24 “Zoti të të bekojë dhe të të ruajë!
Herren velsigne dig og bevare dig!
25 Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty!
Herren la sitt åsyn lyse over dig og være dig nådig!
26 Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!”.
Herren løfte sitt åsyn på dig og gi dig fred!
27 Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t’i bekoj”.
Således skal de legge mitt navn på Israels barn, og jeg vil velsigne dem.

< Numrat 6 >