< Numrat 5 >

1 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
耶和华晓谕摩西说:
2 “Urdhëro bijtë e Izraelit të nxjerrin jashtë kampit çdo lebroz, këdo që ka një fluks ose është i papastër nga kontakti që ka pasur me një trup të vdekur.
“你吩咐以色列人,使一切长大麻风的,患漏症的,并因死尸不洁净的,都出营外去。
3 Dëboni jashtë kampit qoftë meshkujt, qoftë femrat; do t’i dëboni jashtë kampit për të mos ndotur kampin në mes të të cilit unë banoj”.
无论男女都要使他们出到营外,免得污秽他们的营;这营是我所住的。”
4 Dhe bijtë e Izraelit vepruan ashtu dhe i nxorën jashtë kampit. Ashtu si i kishte folur Zoti Moisiut, kështu vepruan bijtë e Izraelit.
以色列人就这样行,使他们出到营外。耶和华怎样吩咐摩西,以色列人就怎样行了。
5 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
耶和华对摩西说:
6 “Thuaju bijve të Izraelit: Kur një burrë apo një grua bën çfarëdo lloj fyerje kundër një njeriu, duke vepruar kështu kryen një mëkat kundër Zotit, dhe ky person bëhet fajtor;
“你晓谕以色列人说:无论男女,若犯了人所常犯的罪,以致干犯耶和华,那人就有了罪。
7 ai do ta njohë fyerjen që ka bërë dhe do të shpërblejë plotësisht dëmin e bërë, duke i shtuar një të pestën dhe duke ia dhënë personit që ka fyer.
他要承认所犯的罪,将所亏负人的,如数赔还,另外加上五分之一,也归与所亏负的人。
8 Por në rast se ky nuk ka ndonjë të afërm person të një gjaku të cilit mund t’i bëhet shpërblimi për fyerjen e kryer, shpërblimi do t’i shkojë Zotit për priftin, veç dashit fajshlyes, me të cilin do të bëhet shlyerja për të.
那人若没有亲属可受所赔还的,那所赔还的就要归与服事耶和华的祭司;至于那为他赎罪的公羊是在外。
9 Çdo ofertë e ngritur e çfarëdo gjëje të shenjtëruar që bijtë e Izraelit i paraqesin priftit, do t’i përkasë këtij.
以色列人一切的圣物中,所奉给祭司的举祭都要归与祭司。
10 Sendet që dikush shenjtëron do të jenë të priftit; atë që dikush i jep priftit, do t’i përkasë këtij”.
各人所分别为圣的物,无论是什么,都要归给祭司。”
11 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
耶和华对摩西说:
12 “Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në qoftë se një grua i dredhon burrit të saj dhe kryen një pabesi kundrejt tij,
“你晓谕以色列人说:人的妻若有邪行,得罪她丈夫,
13 dhe një burrë ka marrëdhënie seksuale me të, por kjo gjë është bërë fshehurazi nga burri i saj; kur fëlliqësia e saj mbetet e fshehtë, sepse nuk ka asnjë dëshmitar kundër saj dhe nuk është kapur në flagrancë,
有人与她行淫,事情严密,瞒过她丈夫,而且她被玷污,没有作见证的人,当她行淫的时候也没有被捉住,
14 në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe bëhet xheloz për gruan e tij që është fëlliqur; ose në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe ai bëhet xheloz për gruan e tij edhe sikur ajo të mos jetë fëlliqur,
她丈夫生了疑恨的心,疑恨她,她是被玷污,或是她丈夫生了疑恨的心,疑恨她,她并没有被玷污,
15 burri do ta çojë gruan e tij te prifti dhe do t’i japë atij një ofertë për atë: një të dhjetën e një efe miell elbi; nuk do t’i derdhë sipër vaj ulliri as do t’i vërë sipër temjan, sepse është një blatim ushqimor për xhelozi, një blatim përkujtimor, i caktuar për të kujtuar një faj.
这人就要将妻送到祭司那里,又为她带着大麦面伊法十分之一作供物,不可浇上油,也不可加上乳香;因为这是疑恨的素祭,是思念的素祭,使人思念罪孽。
16 Prifti do ta afrojë gruan dhe do ta mbajë më këmbë përpara Zotit.
“祭司要使那妇人近前来,站在耶和华面前。
17 Pastaj prifti do të marrë ujë të shenjtë nga një enë prej dheu; do të marrë gjithashtu ca pluhur që ndodhet mbi dyshemenë e tabernakullit dhe do ta hedhë në ujë.
祭司要把圣水盛在瓦器里,又从帐幕的地上取点尘土,放在水中。
18 pastaj prifti do ta mbajë në këmbë gruan para Zotit, do t’i zbulojë kokën dhe do të vërë në duart e saja blatimin përkujtimor, që është blatimi ushqimor për xhelozinë, ndërsa prifti do të mbajë në dorë ujin e hidhur që sjell mallkimin.
祭司要叫那妇人蓬头散发,站在耶和华面前,把思念的素祭,就是疑恨的素祭,放在她手中。祭司手里拿着致咒诅的苦水,
19 Pastaj prifti do ta vërë gruan të betohet dhe do t’i thotë: “Në qoftë se asnjë burrë s’ka rënë në shtrat me ty dhe nuk je larguar nga rruga e drejtë për t’u fëlliqur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, je e përjashtuar nga çdo efekt i dëmshëm i këtij uji të hidhur që sjell mallkimin.
要叫妇人起誓,对她说:‘若没有人与你行淫,也未曾背着丈夫做污秽的事,你就免受这致咒诅苦水的灾。
20 Por në se ti je shthurur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, dhe je fëlliqur me një burrë që nuk është bashkëshorti yt ka pasur marrëdhënie seksuale me ty”,
你若背着丈夫行了污秽的事,在你丈夫以外有人与你行淫,
21 atëherë prifti do ta vërë gruan të betohet me një betim mallkimi dhe do t’i thotë: “Zoti të bëftë objekt mallkimi dhe nëme midis popullit tënd, kur do të bëjë të të dobësohen ijet dhe të fryhet barku yt;
(祭司叫妇人发咒起誓,)愿耶和华叫你大腿消瘦,肚腹发胀,使你在你民中被人咒诅,成了誓语;
22 dhe ky ujë që sjell mallkimin hyftë në zorrët e tua, të bëftë të fryhet barku yt dhe dobësoftë ijet e tua!”. Dhe gruaja do të thotë: “Amen! Amen!”.
并且这致咒诅的水入你的肠中,要叫你的肚腹发胀,大腿消瘦。’妇人要回答说:‘阿们,阿们。’
23 Pastaj prifti do t’i shkruajë këto mallkime mbi një rrotull dhe do t’i zhdukë në ujin e hidhur.
“祭司要写这咒诅的话,将所写的字抹在苦水里,
24 Pas kësaj do t’i japë gruas për të pirë ujë të hidhur që sjell mallkimin dhe ky ujë që sjell mallkimin do të hyjë në të për të prodhuar hidhërim;
又叫妇人喝这致咒诅的苦水;这水要进入她里面变苦了。
25 pastaj prifti do të marrë nga duart e gruas blatimin e ushqimit për xhelozinë, do ta tundë blatimin para Zotit dhe do t’ia ofrojë në altar;
祭司要从妇人的手中取那疑恨的素祭,在耶和华面前摇一摇,拿到坛前;
26 prifti do të marrë nga duart e gruas një grusht të blatimit ushqimor si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar; pastaj do t’i japë gruas ujë për të pirë.
又要从素祭中取出一把,作为这事的纪念,烧在坛上,然后叫妇人喝这水。
27 Mbas pirjes së ujit, do të ndodhë që, në se ajo është fëlliqur dhe ka kryer një pabesi ndaj burrit të saj, uji që sjell mallkimin do të hyjë në trupin e saj për të prodhuar hidhërim; barku i saj do të fryhet, ijët e saj do të dobësohen dhe ajo grua do të bëhet një mallkim në mes të popullit të saj.
叫她喝了以后,她若被玷污,得罪了丈夫,这致咒诅的水必进入她里面变苦了,她的肚腹就要发胀,大腿就要消瘦,那妇人便要在他民中被人咒诅。
28 Por në qoftë se gruaja nuk është fëlliqur dhe është e pastër, ajo do të njihet si e pafajshme dhe do të ketë fëmijë.
若妇人没有被玷污,却是清洁的,就要免受这灾,且要怀孕。
29 Ky është ligji për xhelozinë, në rastin kur gruaja, duke qenë e martuar me një burrë, merr rrugë të keqe dhe fëlliqet,
“妻子背着丈夫行了污秽的事,
30 ose në rastin kur ndjenja e xhelozisë e zë një burrë dhe ky bëhet xheloz për gruan e tij; ai do ta paraqesë gruan e tij para Zotit dhe prifti do të zbatojë me të plotësisht këtë ligj.
或是人生了疑恨的心,疑恨他的妻,就有这疑恨的条例。那时他要叫妇人站在耶和华面前,祭司要在她身上照这条例而行。
31 Bashkëshorti nuk do të ketë asnjë faj, por e shoqja do të marrë dënimin e paudhësisë së saj”.
男人就为无罪,妇人必担当自己的罪孽。”

< Numrat 5 >