< Numrat 34 >

1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
וַיְדַבֵּר יְהוָה אֶל־מֹשֶׁה לֵּאמֹֽר׃
2 “Urdhëro bijtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin e Kanaanit, ky është vendi që ju takon si trashëgimi, vendi i Kanaanit me këta kufij të veçantë:
צַו אֶת־בְּנֵי יִשְׂרָאֵל וְאָמַרְתָּ אֲלֵהֶם כִּֽי־אַתֶּם בָּאִים אֶל־הָאָרֶץ כְּנָעַן זֹאת הָאָרֶץ אֲשֶׁר תִּפֹּל לָכֶם בְּֽנַחֲלָה אֶרֶץ כְּנַעַן לִגְבֻלֹתֶֽיהָ׃
3 Kufiri juaj jugor do të fillojë në shkretëtirën e Tsinit, gjatë kufirit të Edomit; kështu kufiri juaj do të shtrihet nga skaji i Detit të Kripur në drejtim të lindjes;
וְהָיָה לָכֶם פְּאַת־נֶגֶב מִמִּדְבַּר־צִן עַל־יְדֵי אֱדוֹם וְהָיָה לָכֶם גְּבוּל נֶגֶב מִקְצֵה יָם־הַמֶּלַח קֵֽדְמָה׃
4 kufiri juaj do të shkojë pastaj nga e përpjeta e Akrabimit, do të kalojë nëpër Tsin dhe do të shtrihet në jug të Kadesh-Barneas; do të vazhdojë pastaj në drejtim të Hatsar-Adarit dhe do të kalojë nëpër Atsmoni.
וְנָסַב לָכֶם הַגְּבוּל מִנֶּגֶב לְמַעֲלֵה עַקְרַבִּים וְעָבַר צִנָה והיה וְהָיוּ תּֽוֹצְאֹתָיו מִנֶּגֶב לְקָדֵשׁ בַּרְנֵעַ וְיָצָא חֲצַר־אַדָּר וְעָבַר עַצְמֹֽנָה׃
5 Nga Atsmoni kufiri do të kthejë deri në përroin e Egjiptit dhe do të përfundojë në det.
וְנָסַב הַגְּבוּל מֵעַצְמוֹן נַחְלָה מִצְרָיִם וְהָיוּ תוֹצְאֹתָיו הַיָּֽמָּה׃
6 Kufiri juaj në perëndim do të jetë Deti i Madh; ky do të jetë kufiri juaj perëndimor.
וּגְבוּל יָם וְהָיָה לָכֶם הַיָּם הַגָּדוֹל וּגְבוּל זֶֽה־יִהְיֶה לָכֶם גְּבוּל יָֽם׃
7 Ky do të jetë kufiri juaj verior: duke u nisur nga Deti i Madh do të caktoni kufirin tuaj deri në malin Hor;
וְזֶֽה־יִהְיֶה לָכֶם גְּבוּל צָפוֹן מִן־הַיָּם הַגָּדֹל תְּתָאוּ לָכֶם הֹר הָהָֽר׃
8 nga mali Hor do të caktoni kufirin tuaj deri në hyrje të Hamathit, dhe skaji i kufirit do të jetë në Tsedad;
מֵהֹר הָהָר תְּתָאוּ לְבֹא חֲמָת וְהָיוּ תּוֹצְאֹת הַגְּבֻל צְדָֽדָה׃
9 kufiri do të vazhdojë pastaj deri në Zifron dhe do të mbarojë në Hatsar-Enan; ky do të jetë kufiri juaj verior.
וְיָצָא הַגְּבֻל זִפְרֹנָה וְהָיוּ תוֹצְאֹתָיו חֲצַר עֵינָן זֶֽה־יִהְיֶה לָכֶם גְּבוּל צָפֽוֹן׃
10 Do ta vijëzoni kufirin tuaj lindor nga Hatsar-Enani deri në Shefam;
וְהִתְאַוִּיתֶם לָכֶם לִגְבוּל קֵדְמָה מֵחֲצַר עֵינָן שְׁפָֽמָה׃
11 kufiri do të zbresë nga Shefami në drejtim të Riblahut, në lindje të Ainit; pastaj kufiri do të zbresë dhe do të shtrihet deri sa të arrijë bregun lindor të detit të Kinerethit;
וְיָרַד הַגְּבֻל מִשְּׁפָם הָרִבְלָה מִקֶּדֶם לָעָיִן וְיָרַד הַגְּבוּל וּמָחָה עַל־כֶּתֶף יָם־כִּנֶּרֶת קֵֽדְמָה׃
12 pastaj kufiri do të zbresë në drejtim të Jordanit, për të arritur deri në Detin e Kripur. Ky do të jetë vendi juaj me kufijtë e tij rreth e qark”.
וְיָרַד הַגְּבוּל הַיַּרְדֵּנָה וְהָיוּ תוֹצְאֹתָיו יָם הַמֶּלַח זֹאת תִּהְיֶה לָכֶם הָאָרֶץ לִגְבֻלֹתֶיהָ סָבִֽיב׃
13 Kështu Moisiu u njoftoi këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u tha atyre: “Ky është vendi që do të merrni si trashëgimi duke hedhur short, dhe që Zoti ka urdhëruar t’u jepet nëntë fiseve e gjysmë,
וַיְצַו מֹשֶׁה אֶת־בְּנֵי יִשְׂרָאֵל לֵאמֹר זֹאת הָאָרֶץ אֲשֶׁר תִּתְנַחֲלוּ אֹתָהּ בְּגוֹרָל אֲשֶׁר צִוָּה יְהוָה לָתֵת לְתִשְׁעַת הַמַּטּוֹת וַחֲצִי הַמַּטֶּֽה׃
14 sepse fisi i bijve të Rubenit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe fisi i bijve të Gadit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe gjysma e fisit të Manasit e kanë marrë trashëgiminë e tyre.
כִּי לָקְחוּ מַטֵּה בְנֵי הָראוּבֵנִי לְבֵית אֲבֹתָם וּמַטֵּה בְנֵֽי־הַגָּדִי לְבֵית אֲבֹתָם וַחֲצִי מַטֵּה מְנַשֶּׁה לָקְחוּ נַחֲלָתָֽם׃
15 Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes”.
שְׁנֵי הַמַּטּוֹת וַחֲצִי הַמַּטֶּה לָקְחוּ נַחֲלָתָם מֵעֵבֶר לְיַרְדֵּן יְרֵחוֹ קֵדְמָה מִזְרָֽחָה׃
16 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
וַיְדַבֵּר יְהוָה אֶל־מֹשֶׁה לֵּאמֹֽר׃
17 “Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.
אֵלֶּה שְׁמוֹת הָֽאֲנָשִׁים אֲשֶׁר־יִנְחֲלוּ לָכֶם אֶת־הָאָרֶץ אֶלְעָזָר הַכֹּהֵן וִיהוֹשֻׁעַ בִּן־נֽוּן׃
18 Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit.
וְנָשִׂיא אֶחָד נָשִׂיא אֶחָד מִמַּטֶּה תִּקְחוּ לִנְחֹל אֶת־הָאָֽרֶץ׃
19 Këta janë emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judës;
וְאֵלֶּה שְׁמוֹת הָאֲנָשִׁים לְמַטֵּה יְהוּדָה כָּלֵב בֶּן־יְפֻנֶּֽה׃
20 Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve të Simeonit;
וּלְמַטֵּה בְּנֵי שִׁמְעוֹן שְׁמוּאֵל בֶּן־עַמִּיהֽוּד׃
21 Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;
לְמַטֵּה בִנְיָמִן אֱלִידָד בֶּן־כִּסְלֽוֹן׃
22 prijësi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve të Danit;
וּלְמַטֵּה בְנֵי־דָן נָשִׂיא בֻּקִּי בֶּן־יָגְלִֽי׃
23 prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit;
לִבְנֵי יוֹסֵף לְמַטֵּה בְנֵֽי־מְנַשֶּׁה נָשִׂיא חַנִּיאֵל בֶּן־אֵפֹֽד׃
24 prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit;
וּלְמַטֵּה בְנֵֽי־אֶפְרַיִם נָשִׂיא קְמוּאֵל בֶּן־שִׁפְטָֽן׃
25 prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit;
וּלְמַטֵּה בְנֵֽי־זְבוּלֻן נָשִׂיא אֱלִיצָפָן בֶּן־פַּרְנָֽךְ׃
26 prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit;
וּלְמַטֵּה בְנֵֽי־יִשָׂשכָר נָשִׂיא פַּלְטִיאֵל בֶּן־עַזָּֽן׃
27 prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit;
וּלְמַטֵּה בְנֵי־אָשֵׁר נָשִׂיא אֲחִיהוּד בֶּן־שְׁלֹמִֽי׃
28 dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit”.
וּלְמַטֵּה בְנֵֽי־נַפְתָּלִי נָשִׂיא פְּדַהְאֵל בֶּן־עַמִּיהֽוּד׃
29 Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t’u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.
אֵלֶּה אֲשֶׁר צִוָּה יְהוָה לְנַחֵל אֶת־בְּנֵֽי־יִשְׂרָאֵל בְּאֶרֶץ כְּנָֽעַן׃

< Numrat 34 >