< Numrat 32 >

1 Bijtë e Rubenit dhe bijtë e Gadit kishin një sasi jashtëzakonisht të madhe bagëtish; dhe kur panë që vendi i Jazerit dhe vendi i Galaadit ishin një tokë e përshtatshme për të rritur bagëti,
勒烏本的子孫和加得的子孫,擁有很多的家畜;他們一見雅則爾地方和基肋阿得地方,是適於畜牧的區域,
2 bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit erdhën për të folur me Moisiun, me priftin Eleazar dhe me prijësit e asamblesë, dhe thanë:
便前來對梅瑟和厄肋阿匝爾大司祭及會眾的首領說:「
3 “Atarothi, Diboni, Jaazeri, Nimrahu, Heshboni, Elealehu, Sebami, Nebo dhe Beoni,
阿塔洛特、狄朋、雅則爾、尼默辣、赫市朋、厄肋阿肋、色班、乃波和貝紅,
4 vendi që Zoti ka goditur para asamblesë së Izraelit, është një vend i përshtatshëm për të rritur bagëti, dhe shërbëtorët e tu kanë bagëti”.
這些地方是上主為以色列會眾所征服的,是適於畜牧的地方,而你的僕人們正有牛羊。」
5 Ata thanë akoma: “Në rast se kemi gjetur hirin tënd, jepua këtë vend shërbëtorëve të tu në pronësi dhe mos na bëj të kalojmë Jordanin”.
他們又說:「若是我們在你眼中獲得寵幸,希望你將這地方賜給你的僕人們作產業,不必叫我們過約但河。」
6 Por Moisiu iu përgjegj bijve të Gadit dhe bijve të Rubenit: “A duhet të shkojnë në luftë vëllezërit tuaj, ndërsa ju po rrini këtu?
梅瑟回答加得的子孫和勒烏本的子孫說:「怎麼! 你們的兄弟去打仗,你們卻要住在這裡﹖
7 Pse duhet të demoralizoni zemrat e bijve të Izraelit që të hyjnë në vendin që u ka dhënë Zoti?
為什麼你們要叫以色列的子民喪氣,使他們不敢進入上主賜給他們的土地﹖
8 Kështu vepruan etërit tuaj kur i nisa nga Kadesh-Barneu për ta vëzhguar vendin.
當我由卡德士巴爾乃亞派遣你們的祖先去窺探這地時,他們也這樣做過。
9 U ngjitën deri në luginën e Eshkolit; dhe, pasi e panë vendin, i demoralizuan zemrat e bijve të Izraelit, dhe kështu këta nuk hynë në vendin që Zoti u kishte dhënë.
他們上到厄市苛耳山谷,窺探了那地方,回來就使以色列子民喪了氣,致使他們再不願進入上主賜給他們的土地。
10 Kështu zemërimi i Zotit u ndez atë ditë dhe ai u betua, duke thënë:
為此上主在那天發怒起誓說:『
11 “Me siguri asnjë nga njerëzit, që kanë ardhur nga vendi i Egjiptit në moshën njëzet e një vjeç e lart nuk do ta shohë kurrë vendin që jam betuar t’u jap Abrahamit, Isaut dhe Jakobit, sepse ata nuk më kanë ndjekur plotësisht,
凡由埃及出來過了二十歲的人,不得看見我誓許給亞巴郎、依撒格和雅各伯的土地,因為他們沒有一心一意地隨從我;
12 me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufeut, i quajtur Kenizeu, dhe të Jozueut, birit të Nunit, sepse këta e kanë ndjekur plotësisht Zotin”.
只有刻納次人耶孚乃的兒子加肋布和農的兒子若蘇厄除外,因為他們一心一意地隨從了上主。』
13 Kështu zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit; dhe ai bëri të enden dyzet vjet në shkretëtirë, deri sa mbaroi gjithë brezi që kishte bërë të këqia para Zotit.
因為上主對以色列發了怒,遂使他們在曠野中漂泊了四十年,直到在上主眼前作惡的那一世代完全死盡。
14 Dhe ja, ju po zini vendin e etërve tuaj, një farë mëkatarësh, për të rritur edhe më zemërimin e zjarrtë të Zotit kundër Izraelit.
現在,看,你們這些罪人的苗裔,竟起來替代你們先人,再增加上主對以色列的忿怒!
15 Sepse, po të refuzoni të shkoni pas tij, ai do të vazhdojë ta lërë Izraelin në shkretëtirë, dhe ju do të shkaktoni humbjen e tërë këtij populli”.
如果你們背離了他,他再把民眾拋在曠野裡;這樣,你們就要使這整個民族毀滅了。」
16 Atëherë ata iu afruan Moisiut dhe i thanë: “Ne do të ndërtojmë këtu vathë për bagëtinë tonë dhe qytete për të vegjlit tanë;
他們遂上前來,對他說:「我們願在這裡為我們的牛羊築圈,為我們的家眷建城。
17 por ne jemi gati të marshojmë me armë në krye të bijve të Izraelit, deri sa t’i çojmë në vendin e tyre; ndërkaq të vegjlit tanë do të banojnë në qytetet e fortifikuara për shkak të banorëve të vendit.
但我們必武裝起來,在以色列子民前頭上陣,直到我們領他們進入了自己的地方;至於我們的家眷,為預防本地的居民,應叫他們安居在堅固的城內。
18 Nuk do të kthehemi në shtëpitë tona derisa secili nga bijtë e Izraelit të ketë shtënë në dorë trashëgiminë e tij,
不到以色列子民各個都佔有了產業,我們決不回家。
19 sepse nuk do të pranojë asnjë trashëgimi bashkë me ta matanë Jordanit dhe më tutje, sepse trashëgimia jonë na ra nga kjo anë e Jordanit, në drejtim të lindjes”.
我們既然在約但河東得到了產業,在約但河西,就不再同他們分產業了。」
20 Atëherë Moisiu u tha atyre: “Në rast se bëni këtë, në rast se armatoseni për luftë para Zotit,
梅瑟答覆他們說:「若是你們這樣做,若是你們武裝起來,在上主面前作戰;
21 dhe tërë njerëzit e armatosur kalojnë Jordanin para Zotit, deri sa ai t’i ketë dëbuar armiqtë e tij nga prania e tij
若是你們個個都武裝著在上主面前過約但河,直到他將自己的敵人驅散,
22 dhe toka të jetë nënshtruar para Zotit dhe mbas kësaj ju ktheheni prapa, atëherë nuk do të jeni fajtorë para Zotit dhe para Izraelit, dhe ky vend do të jetë prona juaj para Zotit.
直到上主把那地征服以後,你們纔回家,你們對上主,對以色列就算無罪。那麼,這地照上主的允許,歸你們作為產業。
23 Dhe në qoftë se nuk veproni kështu, atëherë do të mëkatoni kundër Zotit; dhe të jeni të sigurtë që mëkati juaj do t’ju gjejë.
但是,如果你們不這樣去做,你們必獲罪於上主,要知道你們必自招罪罰。
24 Ndërtoni qytete për të vegjlit tuaj dhe vathë për kopetë tuaja, dhe bëni atë që goja juaj ka thënë”.
你們可為家眷建城,為牛羊築圈;但是你們口頭所許的,卻必要實踐。」
25 Dhe bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit i folën Moisiut duke i thënë: “Shërbëtorët e tu do të bëjnë ashtu si urdhëron zotëria im.
加得的子孫和勒烏本的子孫回答梅瑟說:「你僕人們必照我主所吩咐的去做。
26 Të vegjlit tanë, bashkëshortet tona, kopetë tona dhe tërë bagëtia jonë do të mbeten këtu në qytetet e Galaadit;
我們的孩童、婦女、牛羊和一切牲畜,都留在這裡,留在基肋阿得的城裡;
27 por shërbëtorët e tu, tërë njerëzit e armatosur për luftë, do ta kalojnë Jordanin për të luftuar para Zotit ashtu siç thotë zotëria ime”.
至於你的僕人們,凡武裝起來的,都要過河,在上主面前上陣作戰,如我主所吩咐的。」
28 Atëherë Moisiu u dha porosi për ta priftit Eleazar, Jozueut, birit të Nunit, dhe kryefamiljarëve të fiseve të bijve të Izraelit.
梅瑟遂為他們向大司祭厄肋阿匝爾、農的兒子若蘇厄,以及以色列子民各支派的家長下了指示,
29 Moisiu u tha atyre: “Në rast se bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit e kalojnë Jordanin bashkë me ju, tërë njerëzit e armatosur për të luftuar para Zotit, dhe vendi do të nënshtrohet para jush, do t’u jepni atyre si pronë vendin e Galaadit.
向他們說:「若是加得子孫和勒烏本子孫,都武裝起來與你們同過約但河,在上主面前作戰,在你們征服那地以後,就把基肋阿得地方給他們作為產業。
30 Por në rast se nuk e kalojnë Jordanin të armatosur bashkë me ju, do të kenë prona në mes jush në vendin e Kanaanit”.
但是,如果他們不武裝起來同你們一起過河,就應在客納罕地與你們同分產業。」
31 Atëherë bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit u përgjigjën duke thënë: “Do të veprojmë ashtu si u ka thënë Zoti shërbëtorëve të tu.
加得子孫和勒烏本子孫回答說:「凡上主關於你僕人所說的,我們必照做。
32 Do ta kalojmë Jordanin të armatosur para Zotit në vendin e Kanaanit, me qëllim që zotërimi i trashëgimisë sonë të mbetet nga kjo anë e Jordanit”.
我們必武裝起來在上主面前過河,往客納罕地去;但約但河東的地方應給我們作產業。」
33 Moisiu u dha kështu bijve të Gadit, bijve të Rubenit dhe gjysmës së fisit të Manasit, birit të Jozefit, mbretërinë e Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashabit, vendin me qytetet përreth.
梅瑟遂將阿摩黎人王息紅的國土和巴商王敖格的國土,那地域及其境內的城池,以及那地域四周的城池,都給了他們;給了加得的子孫、勒烏本的子孫和若瑟的兒子默納協半支派。
34 Kështu bijtë e Gadit ndërtuan Dibonin, Atarothin, Aroerin,
加得的子孫重建了狄朋、阿塔洛特、阿洛厄爾、
35 Atroth-Shofanin, Jaazerin, Jogbehahun,
阿特洛特芍番、雅則爾、約革波哈、
36 Beth-Nimrahun dhe Beth-Aranin, qytete të fortifikuara, dhe vathë për kopetë e bagëtive.
貝特尼默辣和貝特哈蘭:這些都是堅固的城邑,並築有羊圈。
37 Bijtë e Rubenit ndërtuan Heshbonin, Elealehun, Kirjathaimin,
勒烏本的子孫重建了赫市朋、厄肋阿肋、克黎雅塔因、
38 Neboh dhe Baal-Meonin (emrat e tyre janë ndryshuar) dhe Sibmahun; dhe u vunë emra të tjerë qyteteve që ndërtuan.
乃波、巴爾默紅──有些名字已改──和息貝瑪;他們給重建的城邑另取了別名。
39 Dhe bijtë e Makirit, birit të Manasit, shkuan në vendin e Galaadit, e pushtuan dhe shpronësuan Amorejtë që banonin aty.
默納協的兒子瑪基爾的子孫去了基肋阿得,佔據了那地方,驅逐了那裡的阿摩黎人。
40 Kështu Moisiu i dha Galaadin Makirit, birit të Manasit, i cili u vendos aty.
梅瑟遂將基肋阿得給了默納協的兒子瑪基爾;他就在那裡住下了。
41 Jairi, bir i Manasit, shkoi dhepushtoi fshatrat e tyre dhe i quajti Havoth-Jair.
默納協的兒子雅依爾去佔據了阿摩黎人的村落遂稱這些村落為哈沃特雅依爾。
42 Nobahu përkundrazi shkoi dhe pushtoi Kenathin me lagjet e tij të jashtme; dhe e quajti Nobah simbas emrit të tij.
諾巴黑去佔據了刻納特及其屬鎮,給那地方起了自己的名字,叫諾巴黑。

< Numrat 32 >