< Numrat 27 >

1 Pastaj u afruan bijat e Tselofehadit, birit të Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, i familjeve të Manasit, birit të Jozefit; dhe këto janë emrat e bijave: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah,
那時,若瑟的兒子默納協家族內,責羅斐哈得的女兒們前來,──責羅斐得是赫斐爾的兒子,赫斐爾是基肋阿得的兒子,基肋阿得是瑪基爾的兒子,瑪基爾是默納協的兒子;她們的名字是瑪赫拉、諾阿、曷革拉、米耳加和提爾匝。
2 dhe ato u paraqitën para Moisiut, para priftit Eleazar, prijësve dhe tërë asamblesë në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe thanë:
她們站在梅瑟、大司祭厄肋阿匝爾、眾領袖和全會眾前,即會幕門口說:
3 “Ati ynë vdiq në shkretëtirë, por nuk bënte pjesë në grupin e atyre që u mblodhën kundër Zotit, në grupin e Koreut, por vdiq për shkak të mëkatit të tij pa patur bij.
「我們的父親死在曠野,但他並不是科辣黑黨派中,結黨反抗上主的黨徒,他只是因自已的罪死了,沒有留下兒子。
4 Pse duhet të humbasë emri i atit tonë në mes të familjes së tij nga që nuk pati bij? Na jep, pra, një pronë në mes të vëllezërve të atit tonë”.
為什麼讓我們父親的名字,因為沒有兒子,就由本族中消滅﹖讓我們在我們父親的兄弟中,也分得一份產業」。
5 Atëherë Moisiu e shtroi rastin e tyre para Zotit.
梅瑟就將她們的案件呈到上主前;
6 Dhe Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
上主訓示梅瑟說:
7 “Bijat e Tselofehadit kanë hak. Po, do t’u japësh atyre si trashëgimi një pronë midis vëllezërve të atit të tyre dhe do t’u kalosh atyre trashëgiminë e atit të tyre.
「責羅哈特的女兒們說得有理;你應在她們父親兄弟中分給她們一份產業,將她們父親的產業轉讓給她們。
8 Do t’u flasësh gjithashtu bijve të Izraelit dhe do t’u thuash: “Kur një njeri vdes pa lënë ndonjë bir, trashëgiminë e tij do t’ia kaloni bijës së tij.
並且你應教訓以色列子民說:一個人死了,若沒有兒子,你們應將他的產業轉讓給他的女兒;
9 Në qoftë se nuk ka asnjë bijë, trashëgiminë e tij do t’ua jepni vëllezërve të tij.
如果連女兒也沒有,應將他的產業分給他的兄弟們。
10 Në rast se nuk ka vëllezër, trashëgiminë e tij do t’ua jepni vëllezërve të atit të tij.
如果連一個兄弟也沒有,應將他的產業分給他父親的兄弟們。
11 Dhe në rast se ai nuk ka asnjë vëlla, trashëgiminë e tij do t’ia jepni fisit më të afërt të familjes së tij; dhe ai do ta zotërojë”. Kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një formë e së drejtës, ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun.
如果他的父親也沒有兄弟,應將他的產業分給他家族中與他最近的親屬,他應繼承產業:這是以色列子民當守的法令,如上主對梅瑟所吩咐的」。
12 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Ngjitu mbi malin e Abarimit dhe sodit vendin që unë po ju jap bijve të Izraelit.
上主對梅瑟說:「你上這座阿巴陵山上去,看一看我賜給以色列子民的地方。
13 Mbasi ta kesh parë, edhe ti do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu siç u bashkua Aaroni, vëllai yt,
你看了以後,你也畏歸到你親屬那裏去,如你哥哥亞郎歸去一樣。
14 sepse ngritët krye kundër urdhrit tim në shkretëtirën e Tsinit kur asambleja kundërshtoi, dhe nuk më shenjtëruat në ujërat para syve të tyre”. (Këto janë ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Sinit).
因為在親曠野裏,當會眾反叛我時,我命你們在他們眼前以取水顯我為聖時,你們違背 了我的命令」。[這是指在親曠野中,在卡德士的默黎巴取水的事。]
15 Pastaj Moisiu i foli Zotit, duke i thënë:
梅瑟向上主說:
16 “Zoti, Perëndia i frymëve të çdo mishi, le të caktojë mbi këtë asamble një njeri
「望上主,賜給一切血肉氣息的天主,委派一人管理會眾,
17 që të hyjë dhe të dalë para tyre, dhe t’i bëjë të hyjnë e të dalin, në mënyrë që asambleja e Zotit të mos jetë si një kope pa bari”.
叫他處理他們的事件,領導他們出入,免得上主的會眾如無牧之羊」。
18 Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Merr Jozueun, djalin e Nunit, njeriun brenda të cilit është Fryma, dhe vërë dorën tënde mbi të;
上主對梅瑟說:「你應用農的兒子若蘇厄,他是個有精神的人,按手在他身上,
19 pastaj do ta paraqitësh para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë dhe do t’i japësh disa urdhra në prani të tyre,
叫他站在大司祭厄肋阿匝爾和全會眾前,當著他們的面委派他。
20 dhe do ta bësh pjesëmarrës të autoritetit tënd me qëllim që tërë asambleja e bijve të Izraelit t’i bindet.
他將你的一些威權授給他,好叫以色列子民全會眾聽從他。
21 Ai do të paraqitet përpara priftit Eleazar, i cili do të kërkojë për të mendimin e shprehur nga Urimi përpara Zotit; me urdhër të tij do të hyjnë dhe do të dalin, ai dhe tërë bijtë e Izraelit, tërë asambleja”.
他應到大司祭厄肋阿匝爾面前,請司祭為他在上主面前咨詢「烏陵」的決斷,他和一切以色列子民及全會眾,應依照指示去行事」。
22 Moisiu, pra, bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti; mori Jozueun dhe e paraqiti përpara priftit Eleazar dhe tërë asamblesë;
梅瑟就照上主吩咐他的做了;選用了若蘇厄,叫他站在大司祭厄肋阿匝爾和全會眾前,
23 pastaj vuri duart e tij mbi të dhe i dha urdhra ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.
按 手在他身上,委派了他,全照上主藉著梅瑟所吩咐的。

< Numrat 27 >