< Numrat 25 >

1 Ndërsa Izraeli ndodhej në Shitim, populli filloi të shthurret me bijat e Moabit.
當以色列人住在史廷的時候,民眾開始與摩阿布女子行淫。
2 Ato e ftuan popullin të kryejë flijime për perënditë e tyre dhe populli hëngri dhe ra përmbys përpara perëndive të tyre.
這些女子請民眾參與她們神祗的祭祀;民眾吃了供物,且朝拜了她們的神祗。
3 Kështu Izraeli u bashkua me Baal-Peorin, dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit.
這樣以色列人就歸依了巴耳培敖爾,上主因此對以色列大發憤怒。
4 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Merr të gjithë krerët e popullit, vriti e vari para Zotit përjashta, në diell me qëllim që zemërimi i zjarrtë i Zotit të largohet nga Izraeli”.
上主對梅瑟說:「你捉住民眾中所有的罪魁,在光天化日之下,為上主對他們懸掛起來,好挽回上主對以色列的怒火」。
5 Kështu u foli Moisiu gjykatësve të Izraelit: “Secili nga ju të vrasë ata njerëz të tij që janë bashkuar me Baal-Peorin”.
梅瑟就吩咐以色列的各首長說:「你們每人應將自已家中歸依巴耳培敖爾的人殺死」。
6 Dhe ja, që një nga bijtë e Izraelit erdhi dhe u paraqiti vëllezërve të tij një grua madianite, para syve të Moisiut dhe tërë asamblesë së bijve të Izraelit, ndërsa këta po qanin në hyrjen e çadrës së mbledhjes.
看,當梅瑟和以色列子民全會眾都在會幕門口流淚痛哭時,以色列子民中正有一人,當他們的面,帶了一個米德揚女人到他兄弟那裏去。
7 Duke parë këtë skenë, Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, u ngrit në mes të asamblesë dhe mori në dorë një shtizë,
大司祭亞郎的兒子厄肋阿匝爾的兒子丕乃哈斯一見,就由會眾中起來,順手拿了一把長槍,
8 ndoqi pastaj burrin e Izraelit në alkovën e tij dhe i shpoi që të dy, burrin e Izraelit dhe gruan, në pjesën e poshtme të barkut. Kështu u ndal fatkeqësia në mes të bijve të Izraelit.
跟那以色列人進入臥室內,刺穿了他們兩人,即那以色列和那女人的肚腹;以色列子民間的災禍遂止息了。
9 Nga kjo fatkeqësi vdiqën njëzet e katër mijë veta.
在這次災禍內,死去了二萬四千人。
10 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
上主於是訓示梅瑟說:
11 “Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, e largoi zemërimin tim nga bijtë e Izraelit, sepse ai ishte i frymëzuar nga po ajo xhelozia ime; kështu në xhelozinë time nuk i kam shfarosur bijtë e Izraelit.
「大司祭亞郎的孫子,厄肋阿匝爾床的丕乃哈斯,由以色列子民身上挽回了我的憤怒,因為他在他們中,懷著與我同樣的嫉邪的心,因此我沒有因我嫉邪之心消滅了以色列子民。
12 Prandaj i thuaj: “Ja, unë po lidh një aleancë paqeje me të,
為此你應聲明:看,我與他結平安的盟約。
13 që do të jetë për të dhe për pasardhësit pas tij besëlidhja e një priftërie të përjetshme, sepse është treguar i zellshëm për Perëndinë e tij dhe ka kryer shlyerjen e fajit për bijtë e Izraelit”.
這為他和他的後裔,是永享司祭品位的盟約,因為他為了自己天主的緣故,嫉惡如仇,賠補了以色列子民的罪」。
14 Burri i Izraelit, që u vra bashkë me gruan madianite, quhej Zimri, bir i Salut, i pari i një shtëpie patriarkale të Simeonitëve.
那與米德揚女人一同被殺的人,名叫齊默黎,是撒路的兒子,西滿盎家族的族長。
15 Dhe gruaja që u vra, Madianitja, quhej Kozbi, bijë e Tsurit, që ishte i pari i një shtëpie patriarkale në Madian.
那被殺的米德揚女人,名叫苛次彼,是族爾的女兒;族爾是米德揚一部落的酋長。
16 Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
事後,上主訓示梅瑟說:
17 “Bjeruni Madianitëve dhe i sulmoni,
「你應2圍攻米德揚人,打擊他們,因為他們用詭計打擊了你們,就是在培敖爾的事上,
18 sepse ju kanë rënë më qafë me dredhitë e tyre dhe ju kanë mashtruar në rastin e Peorit dhe në atë të Kozbit, bijë e një princi të Madianit, motër e tyre, që u vra ditën e fatkeqësisë për çështjen e Peorit”.
並且他們的姊妹.米德揚酋長的女兒苛次彼的事上,欺騙了你們。──這女子已在培敖爾的事上,在災禍之日被殺」。

< Numrat 25 >