< Numrat 10 >

1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë
و خداوند موسی را خطاب کرده، گفت:۱
2 “Bëj dy bori prej argjendi; do t’i bësh me argjend të rrahur; do t’i përdorësh për të thirrur asamblenë dhe për të lëvizur fushimet.
«برای خود دو کرنای نقره بساز، آنهارا از چرخکاری درست کن، و آنها را بجهت خواندن جماعت و کوچیدن اردو بکار ببر.۲
3 Nën tingullin e të dyjave gjithë asambleja do të mblidhet pranë teje, në hyrje të çadrës së mbledhjes.
وچون آنها را بنوازند تمامی جماعت نزد تو به درخیمه اجتماع جمع شوند.۳
4 Nën tingullin e njerës bori, prijësit, krerët e divizioneve të Izraelit do të mblidhen pranë teje.
و چون یکی رابنوازند، سروران و روسای هزاره های اسرائیل نزد تو جمع شوند.۴
5 Kur do t’i bini alarmit për herë të parë, ata që janë në lindje do të vihen në lëvizje.
و چون تیز آهنگ بنوازیدمحله هایی که به طرف مشرق جا دارند، کوچ بکنند.۵
6 Kur do t’i bini alarmit për herë të dytë, ata që janë në jug do të vihen në lëvizje; duhet t’i bini alarmit që të vihen në lëvizje.
و چون مرتبه دوم تیز آهنگ بنوازید، محله هایی که به طرف جنوب جا دارند کوچ کنند؛ بجهت کوچ دادن ایشان تیز آهنگ بنوازند.۶
7 Kur duhet të mblidhet asambleja do t’i bini borisë, pa i rënë alarmit.
و بجهت جمع کردن جماعت بنوازید، لیکن تیزآهنگ منوازید.۷
8 Do t’u bien borive bijtë e Aaronit, priftërinjtë; ky do të jetë një statut i përjetshëm për ju dhe për trashëgimtarët tuaj.
«و بنی هارون کهنه، کرناها را بنوازند. این برای شما در نسلهای شما فریضه ابدی باشد.۸
9 Kur në vendin tuaj do të shkoni në luftë kundër armikut që ju shtyp, do t’i bini alarmit me boritë; kështu do të kujtoheni përpara Zotit Perëndisë tuaj, dhe do të çliroheni nga armiqtë tuaj.
وچون در زمین خود برای مقاتله با دشمنی که برشما تعدی می‌نمایند می‌روید، کرناها را تیزآهنگ بنوازید، پس به حضور یهوه خدای خودبیاد آورده خواهید شد، و از دشمنان خود نجات خواهید یافت.۹
10 Po kështu në ditët tuaja të gëzimit, në festat tuaja të caktuara dhe në fillim të muajve tuaj të parë, do t’u bini borive me rastin e olokausteve dhe të flijimeve tuaja të falënderimit; dhe kështu ato do të bëjnë që të kujtoheni përpara Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj”.
و در روز شادی خود و درعیدها و در اول ماه های خود کرناها را برقربانی های سوختنی و ذبایح سلامتی خودبنوازید، تا برای شما به حضور خدای شمایادگاری باشد. من یهوه خدای شما هستم.»۱۰
11 Por ndodhi që në vitin e dytë, në muajin e dytë, ditën e njëzetë të muajit, reja u ngrit mbi tabernakullin e dëshmisë.
و واقع شد در روز بیستم ماه دوم سال دوم که ابر از بالای خیمه شهادت برداشته شد،۱۱
12 Dhe bijtë e Izraelit u nisën për rrugë, duke lënë shkretëtirën e Sinait; pastaj reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.
وبنی‌اسرائیل به مراحل خود از صحرای سینا کوچ کردند، و ابر در صحرای فاران ساکن شد،۱۲
13 Kështu u nisën për rrugë herën e parë simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.
وایشان اول به فرمان خداوند به واسطه موسی کوچ کردند.۱۳
14 I pari lëvizi flamuri i kampit të bijve të Judës, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Judës e komandonte Nahshoni, bir i Aminadabit.
و علم محله بنی یهودا، اول با افواج ایشان روانه شد، و بر فوج او نحشون بن عمیناداب بود.۱۴
15 Nethaneeli, bir i Tsuarit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Isakarit,
و بر فوج سبط بنی یساکار، نتنائیل بن صوغر.۱۵
16 ndërsa Eliabi, bir i Helonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Zabulonit.
و بر فوج سبط بنی زبولون، الیاب بن حیلون.۱۶
17 Pastaj u çmontua tabernakulli dhe bijtë e Merarit dhe të Gershonit u nisën për rrugë, duke transportuar tabernakullin.
پس مسکن را پایین آوردند و بنی جرشون وبنی مراری که حاملان مسکن بودند، کوچ کردند.۱۷
18 Pastaj u vu në lëvizje flamuri i kampit të Rubenit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Rubenit e komandonte Elitsuri, bir i Shedeurit.
و علم محله روبین با افواج ایشان روانه شد، و بر فوج او الیصور بن شدیئور بود.۱۸
19 Shelumieli, bir i Tsurishadait, komandonte divizionin e fisit të bijve të Simeonit,
و بر فوج سبط بنی شمعون، شلومیئیل بن صوریشدای.۱۹
20 ndërsa Eliasafi, bir i Deuelit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Gadit.
و بر فوج سبط بنی جاد، الیاساف بن دعوئیل.۲۰
21 Pastaj u vunë në lëvizje Kehathitët, duke transportuar sendet e shenjta; ata do ta ngrinin tabernakullin para ardhjes së tyre.
پس قهاتیان که حاملان قدس بودند، کوچ کردند و پیش از رسیدن ایشان، آنها مسکن را برپاداشتند.۲۱
22 Pas kësaj u nis flamuri i kampit të bijve të Efraimit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Efraimit e komandonte Elishama, bir i Amihudit.
پس علم محله بنی افرایم با افواج ایشان روانه شد، و بر فوج او الیشمع بن عمیهود بود.۲۲
23 Gamalieli, bir i Pedahtsurit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Manasit,
و بر فوج سبط بنی منسی، جملیئیل بن فدهصور.۲۳
24 ndërsa Abidani, bir i Gideonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Beniaminit.
و بر فوج سبط بنی بنیامین، ابیدان بن جدعونی.۲۴
25 Pastaj filloi të lëvizë flamuri i kampit të bijve të Danit, i ndarë simbas formacioneve të tij, që përbënte praparojën e të gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.
پس علم محله بنی دان که موخر همه محله‌ها بود با افواج ایشان روانه شد، و بر فوج اواخیعزر بن عمیشدای بود.۲۵
26 Pagieli, bir i Okranit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Asherit,
و بر فوج سبطبنی اشیر، فجعیئیل بن عکران.۲۶
27 ndërsa Ahira, bir i Enanit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Neftalit.
و بر فوج سبطبنی نفتالی، اخیرع بن عینان.۲۷
28 Kjo ishte radha e marshimit të bijve të Izraelit, simbas divizioneve të tyre. Kështu u vunë në lëvizje.
این بود مراحل بنی‌اسرائیل با افواج ایشان. پس کوچ کردند.۲۸
29 Por Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuelit, Madianitit, vjehrri i Moisiut: “Ne po vihemi në marshim drejt vendit për të cilin Zoti ka thënë “Unë do t’jua jap”. Eja me ne dhe do të të bëjmë të mira,
و موسی به حوباب بن رعوئیل مدیانی که برادرزن موسی بود، گفت: «ما به مکانی که خداوند درباره آن گفته است که آن را به شماخواهم بخشید کوچ می‌کنیم، همراه ما بیا و بتواحسان خواهیم نمود، چونکه خداوند درباره اسرائیل نیکو گفته است.»۲۹
30 Hobabi iu përgjegj: “Unë nuk do të vij, por do të kthehem në vendin tim te të afërmit e mi”.
او وی را گفت: «نمی آیم، بلکه به زمین و به خاندان خود خواهم رفت.»۳۰
31 Atëherë Moisiu i tha: “Mos na lërë, sepse ti e di ku duhet të fushojmë në shkretëtirë dhe ti do të jesh si sytë për ne.
گفت: «ما را ترک مکن زیرا چونکه تو منازل ما را در صحرا می‌دانی، بجهت ما مثل چشم خواهی بود.۳۱
32 Në qoftë se vjen me ne, çdo të mirë që do të na bëjë Zoti, ne do të ta bëjmë ty”.
و اگر همراه ما بیایی، هر احسانی که خداوند بر ما بنماید، همان را بر تو خواهیم نمود.»۳۲
33 Kështu u nisën nga mali i Zotit dhe ecën tri ditë; dhe arka e besëlidhjes së Zotit shkoi para tyre gjatë një udhëtimi prej tri ditësh, për të gjetur një vend ku ata të pushonin.
و از کوه خداوند سفر سه روزه کوچ کردند، و تابوت عهد خداوند سفر سه روزه پیش روی ایشان رفت تا آرامگاهی برای ایشان بطلبد.۳۳
34 Dhe reja e Zotit qëndronte mbi ta gjatë ditës, kur niseshin nga kampi.
و ابر خداوند در روز بالای سر ایشان بود، و وقتی که از لشکرگاه روانه می‌شدند.۳۴
35 Kur nisej arka, Moisiu thoshte; “Çohu, o Zot, me qëllim që të shkatërrohen armiqtë e tu dhe të ikin me vrap para teje ata që të urrejnë!”.
و چون تابوت روانه می‌شد، موسی می‌گفت: «ای خداوند برخیز و دشمنانت پراکنده شوند و مبغضانت از حضور تو منهزم گردند.»۳۵
36 Dhe kur ndalej, thoshte: “Kthehu, o Zot, pranë morisë së madhe të njerëzve të Izraelit!”.
و چون فرود می‌آمد، می‌گفت: «ای خداوند نزد هزاران هزار اسرائیل رجوع نما.»۳۶

< Numrat 10 >