< Nahumi 3 >

1 Mjerë qyteti gjakatar, që është plot me hile dhe me dhunë dhe që nuk po heq dorë nga grabitjet!
禍哉! 血債的城,滿城欺詐,處處劫掠,搶奪不息。
2 Kërcet kamxhiku, zhurmë shurdhuese rrotash, kuajsh që vrapojnë dhe qerresh që hovin,
聽皮鞭颼颼,車輪隆隆,戰馬奔馳,戰車疾駛,
3 kalorës në sulm shpata flakëruese, ushta që shndritin, një shumicë e madhe të vrarësh, të vdekur të shumtë, kufoma pa fund; pengohesh te kufomat.
騎士躍馬,刀劍晃亮,槍矛閃輝,被殺者眾,死者成堆,屍體無邊,人人為屍體絆倒:
4 Të gjitha këto për shkak të kurvërimeve të shumta të prostitutes joshëse, mjeshtre në artet magjike që i shiste kombet me kurvërimet e saj dhe popujt me artet e saj magjike.
這都是因那嬌艷妖冶的淫婦,行妖術的女巫的許多淫行所致。她以淫蕩欺騙了列邦,用妖術迷惑了萬民。
5 “Ja, unë jam kundër teje”, thotë Zoti i ushtrive, “unë do të ngre cepat e rrobës sate deri në fytyrë dhe do t’u tregoj kombeve lakuriqësinë tënde dhe mbretërive turpin tënd.
看,我必攻擊你,──萬軍上主的斷語──我必將妳的衣裙掀到妳的臉上,使萬民見到妳的裸體,使列邦看到妳的恥辱:
6 Do të të hedh përsipër ndyrësi, do të të bëj të neveritshme dhe do të të nxjerr te shtylla e turpit.
我必要將糞溺拋在妳身上侮辱妳,使妳成為鑑戒。
7 Do të ndodhë që të gjithë ata që do të të shikojnë do të largohen prej teje dhe do të thonë: “Ninive është shkretuar! Kujt do t’i vijë keq për të?”. Ku t’i kërkoj ngushëllonjësit e saj?”.
凡看見妳的,必逃避妳說:「尼尼微終於毀滅了! 」誰會向妳表同情﹖我從哪裏能找到安慰妳人﹖
8 A je më e bukur se No-Amoni, që ndodhet midis kanaleve të Nilit, i rrethuar nga ujërat dhe që e kishte detin si ledh dhe detin si mur?
妳哪裏能勝過那位於尼羅上,四面環水的諾阿孟。妳有海洋為屏障,有水為垣牆;
9 Etiopia dhe Egjipti ishin forca e tij dhe nuk kishin kufi; Puti dhe Libianët ishin aleatët e tij.
雇士和埃及是好的力量,力大無窮;普特和利比亞是好的助1 ;
10 Megjithatë edhe ai u internua, shkoi në robëri; edhe fëmijët e tij u bënë copë-copë në hyrje të çdo rruge; kanë hedhur shortin mbi fisnikët e tij dhe tërë të mëdhenjtë e tij u lidhën me zinxhirë.
但是好也被擄去,充當俘虜,好的嬰兒也在各街頭被摔死,人抽籤分配好的貴族,用鐵鏈縛住她的縉紳。
11 Ti gjithashtu do të jesh e dehur dhe do të fshihesh; ti gjithashtu do të kërkosh një vend të fortifikuar përpara armikut.
妳也要這樣被攻破而消失,妳也要一個安全處為逃避仇敵。
12 Tërë fortesat e tua do të jenë si druri i fikut me fiq të parë; po t’i shkundësh, bien në gojë të atij që i ha.
好的一切堡壘好像早熟的無花果樹,人一搖動,就落在姇食者的口裏。
13 Ja, trupat e tua në mes teje janë si gra; portat e vendit tënd janë të hapura përpara armiqve të tu; zjarri ka gllabëruar hekurat e portave të tua.
看哪! 在妳中間的百姓都是婦女,妳境內的門已為妳的敵人敞開,火已燒毀了妳的門閂。
14 Mblidh për vete ujin e nevojshëm për rrethimin, përforco fortifikimet e tua, ngjeshe argjilën, punoje llaçin, ndreqe furrën për tulla.
妳應吸水防備圍困,應鞏固妳的堡壘,踏黏土,踩膠泥,緊握磚型。
15 Atje zjarri do të të gllabërojë, shpata do të të shkatërrojë, do të të hajë si një larvë karkaleci; shumohu si larvat e karkalecave, shumohu si karkalecat.
火要在那裏燒滅妳,刀劍要殲滅妳, [把妳吞食有如蚱蜢。] 妳盡可增多妳的人數有如蚱蜢,多如飛蝗;
16 I ke shumuar tregjet e tua më tepër se yjet e qiellit; larvat e karkalecave zhveshin çdo gjë dhe pastaj fluturojnë tutje.
增加妳的商賈,多過天上的星辰! ──蚱蜢一脫殼就飛去了。
17 Princat e tu janë si karkalecat, oficerët e tu si mizëri karkalecash që ndalen midis gjerdheve në ditët e ftohta; po, kur del dielli, fluturojnë tutje, por nuk dihet se ku kanë shkuar.
妳的守衛正如蝗蟲,妳的官吏正像一群蚱蜢;冷天蟄伏在牆上,但太陽一昇起,就飛去了,沒有人知道牠們究在何處。
18 O mbret i Asirisë, barinjtë e tu po flenë, fisnikët e tu pushojnë; populli yt u shpërnda ndër male dhe kurrkush nuk po i mbledh.
亞述王! 你的牧者已酣睡,你的貴族已永眠,你的人民已散在各山上,無人再能聚集。
19 Nuk ka ilaç për plagën tënde, plaga jote është vdekjeprurëse; të gjithë ata që do të dëgjojnë të flitet për ty, do të përplasin duart për fatin tënd. Sepse mbi kë nuk është ushtruar vazhdimisht ligësia jote?
你的瘡痍無法治療,你的創傷是致命傷。凡聽到你這消息的,都朝你鼓掌,因為有誰沒有時常受你虐待﹖

< Nahumi 3 >